PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Femrat njohin meshkujt e shemtuar edhe pa i pare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Femrat njohin meshkujt e shemtuar edhe pa i pare   Wed Jun 20, 2012 7:21 pm

Femrat janë në gjendje të zbulojnë meshkujt e shëmtuar edhe nëse ata nuk
publikojnë një foto në profilin e tyre në rrjetet sociale apo faqet e
njohjeve, ishte zbulimi i befasishëm i një studimi të ri.

Për
një arsye të pashpjegueshme, femrat janë në gjendje të identifikojnë një
mashkull fizikisht tërheqës duke lexuar thjesht përshkrimet në profilin
e tij.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ekzistencën e të
ashtuquajturës shqisë e gjashtë, por për aftësinë e meshkujve të pashëm
për të shkruar me bindje mbi cilësitë e tyre fizike e morale. Nga ana
tjetër, meshkujt jotërheqës priren të vënë në dukje më shumë arritjet e
tyre shkollore, profesionale, vendosin fotografi jo të vetes ose të
vendeve të bukura ku kanë qenë, cilësi që në nënvetëdije, nuk i kalojnë
pa shpëtuar pothuajse asnjë femre.Këtë përfundim arriti studimi i një universiteti në Filadelfia. Testimi u
krye pasi 100 meshkuj u ndanë në katër grupe me 25 persona, duke u
vlerësuar në shumë tërheqës, tërheqës, jotërheqës dhe aspak tërheqës nga
një juri prej 50 femrash në moshë nga 20-40 vjeç.

Më pas, femrat
duhet të shihnin profilet e tyre reale, ku nuk ishte publikuar asnjë
fotografi dhe përfundimi ishte i befasueshëm, shumica e femrave nuk
gabonin dhe ishin në gjendje të kuptonin se në cilin prej katër grupeve
përkiste mashkulli anonim, profilin e të cilit po lexonin.

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Femrat njohin meshkujt e shemtuar edhe pa i pare
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: DASHURIA DHE ROMANCA-
Kërce tek: