PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kafsha shoqerore.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Kafsha shoqerore.   Thu May 17, 2012 6:11 pm

Shoqëria përbën gjendjen natyrore të njeriut. Njeriu nga natyra e tij,
nuk është vetmitar, por bashkëjeton me individë të tjerë, lidh
marrëdhënie brenda llojit. Aristoteli thotë diçka rreth kësaj në
shprehjen "kush s'rron në shoqni ësht' o bishë, o hyjni". Që prej
lashtësie janë hedhur dy mendime kryesore për këtë çështje; njëri prej
tyre pohon se shoqëria tek njeriu ndodh prej vetvete, pra ekziston në
mënyrë instinktive, ndërsa tjetri pohon se shoqëria krijohet e duhet
rregulluar sipas më vonë të ashtuquajturës kontratë shoqërore, pra pas
marrëveshjeje mes njerëzve që do të përbëjnë këtë shoqëri.

Këtu
në mënyrë lakonike do hedh nja dy mendime që mbështesin pozicionin e
parë dhe zhvlerësojnë kontratën shoqërore, e cila më tepër ngjan me
projektim dëshire të shprehësit të saj që duke pasur qëllime të
mëtejshme, shërbyese të një utopie shoqërore dhe disa dogmash politike
me doza materializmi, i vesh njeriut përgjegjësi dhe të drejta që nuk i
ka, duke e shkëputur atë nga realiteti.

Rrënja e shoqërisë, si
organizim gjallesash të të njëjtit lloj për arsye mbijetese, është
biologjike. Këto gjallesa për t'iu përgjigjur mjedisit lokal të Tokës
dhe natyrës së tyre riprodhuese, kanë pasur nevojë të drejtpërdrejtë për
marrëdhënie shoqërore për të arritur mbijetesën. Në to individi i
grupimit shoqëror ka pasur më tepër mundësi mbijetese se një individ i
vetmuar, prandaj dhe aktualisht gjatë zhvillimit të llojeve njeri, ujk,
delfin, etj., është stabilizuar individi i grupimit shoqëror dhe jo
individi vetmitar. Si e tillë, shoqëria është një realitet natyror
biologjik (si p.sh. nevoja për ushqim, dëshira seksuale, etj.) dhe jo
artificial (si p.sh. organizimi politik, apo doktrinat fetare, etj). Nuk
kërkohet kurrkund në këtë zhvillim intelekti i njeriut, apo vetëdija e
njeriut për të krijuar shoqërinë, pasi kjo gjendet aty instinktivisht,
ashtu si gjetiu në kafshë që nuk kanë intelekt apo vetëdije siç ka
njeriu.

Së pari është fizikisht e nevojshme që dy individë të
sekseve të kundërta të një lloji, për nga shtysa të pastra biologjike,
të lidhin mes tyre marrëdhënie shoqërore të shkallëve të ndryshme për
ruajtjen dhe përjetësimin e tyre. Kështu rezulton çifti femër-mashkull
si njësi fillestare; që bashkë me fëmijët e tyre, si pasardhës, japin
njësinë e dytë, familjen; dhe njësia ku familjet grupohen për shtimin e
fuqisë për rritjen e mundësive të mbijetesës ndaj kushteve armiqësore të
mjedisit (gjetje ushqimi, mbrojtje fizike nga pretarët, etj) japin
fisin, ku me radhën e vet fiset do të grupohen me rritjen e numrit deri
në njësinë madhore të farës (racës). Deri këtu, për të gjitha kafshët, në krijimin e vetvetishëm të këtyre
njësive organike shoqërore merren për bazë instinktivisht grupimet
homogjene (d.m.th. breznitë e paraardhësve të përbashkët) biologjike,
pra krejt struktura e grupimit shoqëror nga individ deri në farë është
një organizim instiktiv biologjik, pa asnjë pjesëmarrje të intelektit
apo të vetëdijes; është një realitet natyror.

Kur një farë tek
njeriu fiton vetëdije të ekzistencës së saj si grupim biologjik me breza
paraardhësish të përbashkët, veçori të përbashkëta trupore, kulturë të
përbashkët dhe mendësi të ngjashme aq sa të ekzistojë dhe të
vetorganizohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të dallueshme, atëherë
krijohet koncepti i kombit i cili është shi njësimi i realitetit
natyror/fizik (farë, racë, inteligjencë, sjellje, mendësi) me realitetin
virtual/shpirtëror (vetëdije, gjuhë, kulturë, synim) dhe faktikisht
njësia më e qëndrueshme deri më sot e organizimit shoqëror të njeriut.

Njeriu
nuk nënshkroi ndonjë kontratë me njeriun tjetër, nuk ra në bisedime me
dikë për të krijuar shoqëri. Njerëzit e parë që gjendeshin së bashku me
njëri-tjetrin nuk ishin asisoj për shkak të ndonjë "kontrate shoqërore"
për të cilën kishin rënë në ujdi, por sepse atë mënyrë instinktive
kishin trashëguar nga stadet e mëparshme të evolucionit të grupimeve të
tyre në këtë planet, pra, ai lloj organizimi ishte organizimi i vetëm
natyror mbijetues në atë vijë biologjike të secilit grup/fis; vetëm ky
lloj njeriu arriti të mbijetojë, njeriu shoqëror, çdo përpjekje tjetër
dështoi.

Njeriu në rrugën e zhvillimit të tij, ishte dhe vazhdon
të jetë kafshë shoqërore, ashtu si shumë kafshë si ujqit, shpendët
shtegtarë, bletët, etj. Intelekti i tij thjesht i ka dhënë dhe përmasë
virtuale këtij realiteti, për ta fuqizuar më tej, por nuk është vetë
intelekti i tij krijues i këtij realiteti dhe nuk ishte njeriu që e
zgjodhi këtë realitet. E këtu në këtë përmasë virtuale lind dhe problemi
i kontratës shoqërore dhe i dogmave egalitariste që ndërlidhen me të si
demokracia, komunizmi, fetë, etj., pra ide të caktuara të disa njerëzve
që shtrembërojnë organizimin natyror të shoqërisë me vlerat e tyre në
thelb hedoniste, kryekëput subjektive dhe pa asnjë relevancë me
realitetin. Në të kundërt ai organizim që i qëndron më besnik realitetit
natyror është dhe ai që i përshtatet siç duhet mjedisit duke qenë
rrjedhimisht dhe më efikasi përderisa vjel prej realitetit dhe vepron me
realitetin (dhe nuk ushqen iluzione se po vepron jashtrealitetit a pa lidhje me të, pasi nëse mohon ligjet e realitetit, është realiteti që do të të mohojë ty).

Tash
për sa i përket mbarështimit (administrimit), pra vendimmarrjes, në
rendin e organizimit biologjik (apo të cilido organizimi që krijohet për
të kryer një funksion), secili nga pjesëtarët e organizimit merr rolin e
tij në bazë të aftësive të tij. Duke qenë se në rendin e kafshëve
aftësia e vetme e kërkuar për prirjen e grigjës është fuqia fizike,
atëherë vendimmarrja përputhet atje me individin që ka fuqinë fizike dhe
ky individ ndërrohet si prijës kur i bie fuqia apo kur i tejkalohet kjo
prej një tjetri. Tek njeriu, me zhvillimin e trurit, si vegël
interpretimi, vetëdijësimi dhe veprimi rreth realitetit, shfaqet dhe
aftësia e përshtatjes së sistemit mbarështues në mënyrë të atillë që t'i
përgjigjet më mirë interesave dhe kushteve të njësisë shoqërore sipas
së cilës kryhet ky mbarështim. Kështu tek njeriu fuqia ndan pjesë me
intelektin, i cili nuk është i pranishëm në kafshët e tjera. Si
rrjedhojë e kësaj në rastin e kafshës njerëzore vendimmarrjen duhet ta
ketë ai që është më i aftë të marrë vendime funksionale drejt arritjes
së qëllimit të shoqërisë në të cilën caktohet si vendimmarrës. (Për
shkaqe pragmatiste si p.sh. të ligjit të turmës dhe cmirës së
mediokritetit, që shpesh përbëjnë shumicën, në çdo shoqëri rëndom
kërkohet prodhim intelekti agresiv në mënyrë që vendimmarrësi të jetë
dhe zbatues i vendimit. I urti duhet të jetë dhe i fuqishëm sepse në
fund të fundit njeriu është veçse një kafshë me intelekt.)

Ajo
që nuk (apo bëhet sikur nuk) kuptohet me ose pa qëllim nga doktrinat që
ngrihen mbi "kontratën shoqërore" është se aftësia për vendimmarrje, apo
për zbatim e prijësit (a prijësve) më të aftë s'ka të bëjë me, dhe nuk
varet nga, popullariteti i këtij në shoqëri, as nga pëlqimet e çdo
individi të shoqërisë ndaj tij, por nga aftësia e tij të prijë, pra të
marrë vendime efikase organizative. Kësisoj qëllimi i një sistemi
organizativ detyrimisht nuk është të zgjedhë vendimmarrësit sipas
popullaritetit të tyre në shoqëri (demokraci), sepse kjo mënyrë zgjedh
më popullorin dhe të pëlqyerin nga turma, por jo më të përshtatshmin për
punën (haptas nuk e përcakton popullariteti aftësinë e dikujt në një
profesion). Për më tej, turmës nuk i pëlqen realiteti dhe nëse i lihej
asaj në dorë vendimi, gjëja parë që do të bënte do të ishte betonizimi i
planetit, shpyllëzimi dhe krijimi i kopshteve të padëmshme me bar, si
dhe në anën tjetër plehrat e pafundme, lëndët toksike, qelbja e mjedisit, shkatërrimi i
bregdeteve e të tjera bukuri që mund të shihen dhe sot kudo ku bën
ligjin turma, mundësisht duke kryer gjithçka sa më larg ideve që të
kujtojnë realitet a ligje natyrore, sepse këto të fundit sikur trazojnë
nga pak utopitë sociale dhe hedonizmin e turmave.

Për këto arsye
dhe "kontrata shoqërore" me "demokracinë" si konkurse popullariteti
janë në fakt shtrembëruese të realitetit dhe jo organizime funksionale.
Fiton në to më popullori i klasës, i shkollës, i lagjes, i zyrës, i
moçalit, por jo më i afti, jo ai që mund të të nxjerrë nga moçali. Mund
të shtrohet këtu pyetja se pse më popullori nuk qenka më i afti? Por
sepse ashtu si jo të gjithë njerëzit marrin vesh nga mjekësia, apo
arkitektura duke mos të qenë as të aftë as të prirur për atë punë dhe
ashtu si jo të gjithë këta kanë të drejtë të zgjedhin doktorët, apo
arkitektët, sipas mendimit të tyre turmor, po ashtu dhe jo të gjithë
njerëzit janë të aftë apo marrin vesh nga udhëheqja e një organizimi
shoqëror, kështu që është jashtë çdo logjike që t'i lihet turmës në dorë
të zgjedhë vendimmarrësit e një organizimi shoqëror. Ndaj çdo njeri që
hipën në pushtet me anë konkursi popullariteti (demokraci) është më së
paku i dyshimtë në aftësitë e tij për vendimmarrje efikase.

Çështja
shkon pak më e thellë se aq, sepse në çdo lloj mbarështimi popullarist
shoqëror një grup shoqëror (a individ) në vetvete si zgjedhës nuk ka
vetinë e të parit tej hundës së vet dhe të të gjykuarit për tërësinë e
shoqërisë, sepse parimisht dhe praktikisht çdo grup (ashtu si çdo
individ) mendon afatshkurtër dhe deri në kufijtë përkatës të kërkesave e
nevojave të menjëhershme të tij si grup (a individ) pa marrë parasysh
grupet e tjera dhe pa marrë parasysh shoqërinë si tërësi dhe synimet me
gjendjen e saj në të ardhmen. Kjo është e provuar në realitet dhe është
ajo që ndodh aktualisht në demokraci, ku grupet krijojnë fraksione
(parti) që luftojnë për marrjen e pushtetit me pëlqim popullor për të
zbatuar secili politika të atypëratyshme që përparojnë mbështetësit e
vet në kurriz të të tjerëve, gjithnjë duke humbur kuadrin e shoqërisë si
tërësi dhe duke mos planifikuar dot në afate 100-200 vjeçare për të
ardhmen. Pse? Sepse udhëheqja nuk është organike dhe (dis)funksioni i
imponuar nuk është organik. Ky lloj sistemi popullarist vepron me
vendime emergjence dhe lëvizje të rastit dhe jo me planifikim afatgjatë,
ndaj dhe efikasiteti i tij dhe funksionaliteti për çdo lloj çështjeje
që kërkon punë, mund e specializim është diku afër zeros.Mbarështimi funksional i një shoqërie kërkon për më tej konsensus të
brendshëm, i cili në njësinë e kombit haset në formën më të pastër dhe
të qëndrueshme aty ku puqet më shumë me realitetin, dmth aty ku
mundësohet homogjeniteti biologjiko-kulturor i nevojshëm, në mënyrë që
vendimet e qeverisjes të jenë organike, pra të vijnë në rrugë natyrale
dhe të mos dallojë vendimmarrja nga kërkesat dhe nevojat e drejtimet
aktuale të shoqërisë si tërësi. Në dallim të kësaj ka patur dhe
vazhdojnë eksperimentet socio-ekonomike si Babilonia, Roma, Bizanti,
Otomania, Jugosllavia, BS dhe SHBA, por të cilat rrënohen me kalimin e
kohës dhe prijnë të shkojnë po ashtu drejt realitetit homogjen biologjik
(o natyror me veçim, o artificial me përzierje) për të arritur në fund
kohezionin e kërkuar në njësi më të qëndrueshme mbarështimi.

Nuk
është e rastësishme p.sh. që vende si Norvegjia, Suedia, Danimarka,
Japonia (që megjithë problemet e sistemit të tyre politik) për shkak të
homogjenitetit më të lartë natyror biologjiko-kulturor janë dhe ato me
standardin më të lartë të jetesës dhe kohezionin më të lartë të
brendshëm (pa tensione të theksuara sociale që tek heterogjenët mposhten
me anë dogmash të ndryshme egalitariste, ku po nuk re dakord me dogmën
hyn në birucë apo tëhuajsohesh në forma të ndryshme, psh. SHBA) dhe në
krahun tjetër zonat e mishmasheve biologjiko-kulturore si Ballkani,
Lindja e Afërt dhe e Mesme, Amerikat, etj., janë vazhdimisht ose në
konflikte organizative dhe mungesë kohezioni shoqëror, ose në tensione
të brendshme sociale, për sa kohë që ky mishmash i papërputhshëm i
imponohet njerëzve me forma të ndryshme nga regjimet.

Kohezion i
brendshëm nuk d.m.th. detyrim, shkelje lirish dhe shtypje e vazhdueshme,
por që vendimet e marra dhe mënyra e funksionimit të jetë natyrale e të
vijnë në mënyrë organike për tërësinë e shoqërisë. Ky lloj kohezioni
aktualisht arrihet qëndrueshëm dhe natyrshëm kur shoqëria në fjalë ka
homogjenitet biologjiko-kulturor, përndryshe aty ku nuk ka homogjenitet
kohezioni shtrëngohet të vendoset nga regjimi me dhunë (pra detyrim dhe
shtypje e vazhdueshme, pakënaqësi e vazhdueshme shoqërore, etj.) dhe
kemi p.sh. rastet e sistemeve heterogjene si më lart të Babilonisë,
Romës, Bizantit, Otomanisë, BS-së, SHBA-së, Jugosllavisë, etj., të cilat
i kërkojnë grupimeve të ndryshme biologjiko-kulturore të sillen,
veprojnë, mendojnë njësoj, duke iu detyruar të gjithëve një mënyrë
jetese, mendimi, veprimi, shprehjeje, që nuk përputhet gati me asnjërin
dhe shkel liri themelore e të nevojshme për mbarëvajtjen biologjike të
këtyre grupimeve, dhe nëse grupimet homogjene subjekte të regjimit
vazhdojnë t'i bëjnë ballë kësaj mënyre (siç ndodh gjithnjë përderisa
shtysat biologjike janë më të forta se dogmat politike, dhe siç shihet
në SHBA dhe sot ku reaksioni biologjik bën që zezakët të vazhdojnë të jenë zezakë,
të bardhët të bardhë, të verdhët të verdhë, etj.) dhe të mos asimilohen
në mishmash, tensioni i brendshëm i krijuar duke pamundësuar marrjen e
vendimeve funksionale për tërësinë e organizimit sjell në fund rënien e
regjimit, sepse çdo vendim shkel mbi përjetësimin e grupimeve biologjike
që e përbëjnë atë, sa që kohezioni heterogjen rezulton i paarritshëm në
sisteme të centralizuara dhe në çdo rast mbetet sipërfaqësor e i
përkohshëm deri në degradim ose shpërbërje të sistemit. Rast të
suksesshëm do të përbënte vetëm nëse shtypja dhe manipulimi është tepër i
sofistikuar dhe fleksibël, saqë tensionet t'i mbajë vazhdimisht nën
kontroll me revokime të përkohshme lirish (demokraci totalitare), ose
nëse larmia biologjiko-kulturore me vetëdije dhe pranim të përgjithshëm
të grupimeve çohet drejt përzierjes së plotë dhe krijimit të
ndërgjegjshëm të një kombi me përmbajtje të re, me njëtrajtësi
artificiale biologjiko-kulturore por pa vijën përkatëse evolutive
biologjike të paraardhësve të përbashkët, siç ka vendosur p.sh.
zyrtarisht shteti brazilian, grek, apo turk, etj., apo siç promovohet
nga okëbianët për të gjithë shtetet, por që në këto raste përzierja do
të sjellë aktualisht zhdukjen e farave që përzihen, për të arritur në
një kompleks substandard që nuk ka asnjë nga vetitë më të mira të farave
origjinale dhe që ka humbur dhe vijën biologjike të paraardhësve duke
hedhur tërë përzgjedhjen evolutive milionavjeçare të këtyre grupimeve në
kosh.

Këto vijnë për arsye të ndryshme kryesisht në shtete që
janë mbetje regjimesh të mëparshme heterogjene apo regjime aktuale
heterogjene, dhe amplifikohen me anë të dogmave egalitariste si
demokracia, komunizmi, konsumerizmi, islamizmi, kristianizmi, etj., të
cilat kundërshtojnë vullnetin për jetë dhe zhvillim të një fare, duke
aplikuar njëtrajtësi dhe konformizëm ideologjik mbi larminë e natyrës.
Nuk është e çuditshme që këto dogma burojnë nga impulse të doktrinave
fetare apo janë krejt të ngjashme me to, dhe janë mbarëbotërore, pra
kërkojnë të imponohen e zbatohen dhunshëm në shkallë bote dhe nuk marrin
parasysh realitetin natyror me veçoritë e tij dhe lokalitetet
biologjike të Tokës, e pak a shumë iu duket vetja si "ndreqës të
realitetit". Si demokracia, si konsumerizmi, si komunizmi, si fetë
semite kanë për qëllim njëtrajtësimin e tërë planetit dhe krijimin e
"njeriut të ri" mbarëbotërisht e në këtë mënyrë turma e mediokërve arrin
më në fund mediokritet institucional ku asnjë nuk mund më ta sfidojë
pushtetin e turmës. Kjo lloj marmelate biologjike është më e lehtë të
kontrollohet nga grupet që kanë fuqi ekonomike në dorë (pra qeverisje
tregtare dhe jo shoqërore) dhe duke qenë se marmelata ka shkëputur çdo
lidhje me realitetin natyror mund të manipulohet në çfarëdolloj forme në
mënyrë masive (që është dhe arsyeja pse feja, egalitarizmi,
konsumerizmi dhe pjella e tij "tregu i lirë" promovojnë fuqishëm
njëtrajtësimin e planetit). A nuk janë këta që pëllasin lart e poshtë
për zhdukjen e gjithë dallimeve ndërkohë që sa herë flasin
keqinterpretojnë dhe vetë termin "diversitet"?! E teksa dallimi është
gjëja më natyrore e mundshme, zhdukja e dallimit, përveç që dmth psikozë
kundër realitetit (si p.sh. unë jam mashkull dhe dua të mbetem me
barrë), dmth gjithashtu uniformizim dhe rrafshim total i gjithçkaje që
natyra ofron, i çdo veçorie (që quhet e tillë sepse është e veçantë), me synimin e vetëm absurd për të arritur homogjenitet artificial
biologjiko-kulturor në shkallë bote, pra një planet me borgë. Si të
marrësh p.sh. tërë llojet e farat e ujqve dhe të qenve dhe t'i kryqëzosh
për të nxjerrë vetëm një lloj të ri substandard as qen as ujk dhe të
gjitha këto në emër të "diversitetit"!... Dhe janë këta që hedhin akuza
kundër kombëtarëve për gjoja uniformizim dhe diktaturë, pa ditur as
kuptimet themelore të fjalëve që përdorin dhe as të dogmës absurde
vdekjeprurëse që predikojnë!

Konstatimi që del prej sa më lart
është se homogjeniteti (pra, vija e paraardhësve të përbashkët
biologjikë) brenda një familjeje, fisi e më tej fare është realitet
biologjik, nuk është i vendosur me intelekt dhe nuk mund të falsifikohet
apo abrogohet sepse ka pasoja reale në natyrë; dhe shtysa për ruajtjen
dhe zhvillimin e këtij realiteti biologjik është natyrore në çdo kafshë.
Të qenit besnik ndaj farës tënde, fisit e familjes është instinkt
natyror. Njeriut syhapur i mbetet të vetëdijësohet për këtë realitet dhe
ta zhvillojë atë njëkohësisht duke e mbrojtur nga homo dogmaticus që
për shkaqe të paqarta psikologjike i ka shpallur luftë natyrës dhe
realitetit.

Në të kundërt të homogjenitetit të një fare,
homogjeniteti biologjik i një lloji (specieje) të tërë (a dhe llojesh të
riprodhueshme) në shkallë bote është i paqenë, kur dihet se farat
njerëzore nuk kanë paraardhës të përbashkët, pra janë heterogjene mes
tyre dhe nuk ndajnë të njëjtat veçori prejardhore me njëra tjetrën,
përveç funksioneve themelore jetike të llojit njeri. Specia (lloji) nuk
ka homogjenitet biologjik që të rezultojë në organizim instiktiv
shoqëror, por është njësi klasifikimi që i bëjmë ne si njerëz gjallesave
të ndryshme që kryejnë të njëjtat funksione biologjike dhe mund të
riprodhohen mes veti, dhe ky klasifikim kryhet për arsye të ndryshme
interpretimi të realitetit, por organizimi më i lartë instiktiv
biologjik që arrijnë kafshët në natyrë, përfshi njeriun, është fara
(afërsisht raca, subspecia). Lloji (specia) nuk është pjesë e njësive shoqërore, është thjesht
kategorizim përmbledhës siç ky duket në sytë e një vëzhguesi, jo
organizim i brendshëm i farave të ndryshme me njëra-tjetrën, prandaj dhe
çdo përpjekje për ta bërë llojin njësi shoqërore është luftë e humbur
kundër ligjeve të natyrës.

Organizimi shoqëror biologjik, si më i
qëndrueshmi, pasi është instinktiv, nis nga familja dhe mbaron në
shkallën e farës, aty ku mbaron dhe vija e gjatë evolutive e
paraardhësve të përbashkët biologjikë. Farat po ashtu janë të pavarura
nga njëra tjetra dhe me veti të plota të llojit, pra, mund të kryejnë
përjetësim të llojit pa patur nevojë për farat e tjera. Çdo organizim
tjetër është artificial dhe duke qenë se nuk vjel prej bazës biologjike
(e cila ekziston pavarësisht intelektit), është inferior.

Tërë
ideja për këtë organizim gjithëpërfshirës jonatyror sipas species dhe
krijim njëtrajtësie në shkallë bote, me ose pa vetëdije (sepse duke
promovuar përzierjen e farave në emër të "diversitetit", faktikisht je
duke shkatërruar "diversitetin"), është ndërhyrje artificiale me dogmë
llasticash egalitariste, që mbin mes demokracie, komunizmi, feje,
injorance e mediokriteti të çdo forme e përmase, pra një pordhë gjigante
me rigon që kujton se bota dhe ligjet natyrore sillen rreth saj...
Fanatikët e këtyre dogmave të rrafshimit biologjik e kulturor janë
përpjekur të shtrembërojnë dhe shkencën për të akomoduar doktrinat e
tyre socio-psikologjike, sidomos këto 60 vjetët e fundit, duke imponuar
me prepotencë idioteske shprehje pa kuptim si "raca njerëzore". Ndoshta duhet të dalin nga betoni dhe të studiojnë dhe njëherë realitetin dhe jo të projektojnë hedonizmin e tyre mbi të.


lidhje me ne si shqiptarë, nuk është seksi anal me ngjyrat e ylberit që
na ka sjellë deri këtu, por racializmi instiktiv që në thelb i ka
mbijetuar ngritjes e rënies së 4 perandorive që promovonin substandardin
e përzierjes racore-kulturore, gjë që synon drejtpërdrejt çarjen e
zemrës së një kombi, tjetërsimin e thelbit të tij biologjik, për ta
shndërruar në skllav të perandorisë. Të tjerat rikrijohen sërish nëse
ruhet e zhvillohet ky thelb, i cili kërkon disiplinë mendore dhe fuqi
fizike. Kombet artificiale i kushtojnë më tepër rëndësi ideologjive
politike apo fetare dhe "kulturës" a "qytetërimit", si vlera absolute
kinkalerizmi, duke i trumpetuar si kurrëçka, sepse nëse këto shoqëri
lihen pa këto ideologji, fragmentimi i tyre biologjik, duke mos pasur
integritet të mjaftueshëm, nuk mund t'i rikrijojë (por vetëm t'i kopjojë
mekanikisht nga dikush tjetër). Vullneti nuk ka shtysë të qëndrueshme,
grupimi në fjalë nuk njoftohet dot me identitet tjetër veç atij
ideologjik. Hiqi ideologjinë, vret veten. Kjo nga krahu tjetër në kombet
natyrore s'do të thotë që nuk i duhet kushtuar rëndësi ideologjisë, por
se kjo vlen pos si plotësim i fuqizimit tonë biologjik dhe i aftësisë
për të vepruar me realitetin për synimet tona. Realiteti thithet me sytë e nihilizmit, zhveshur nga idiotësitë sociale,
dhe shfrytëzohet me anë të vullnetit dhe vetëbesimit. Racializmi ynë
instiktiv ka për synim të kthehet në vetëdije të hapur dhe fara jonë e
keqe të shtohet në këtë shekull e të fuqizohet sa të nxjerrë dhëmbët e
ujkut. Kush kërkon zvogëlimin e dobësimin tonë biologjik-kulturor duke
importuar e shërbyer ideologji virale është pjesë e të kaluarës; kush
është i kënaqur me lëmoshë është pjesë e të kaluarës; vlerat e tyre janë
të shoqërisë që po vdes; ne jemi e ardhmja.

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kafsha shoqerore.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: DISKUTIME SHOQËRORE-
Kërce tek: