PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pese arsyet qe nuk doni te jetoni njemije vjet.......

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Pese arsyet qe nuk doni te jetoni njemije vjet.......   Thu May 17, 2012 6:06 pm

A do të ishte jetëgjatësia prej një mijë vjetësh në të vërtetë ide e
mirë, ashtu si na tingëllon fillimisht, apo do ta kishim më keq se sot?


Shekulli i njëzetë na ka sjellë avancime të mëdha në mjekësi,
të cilat nuk kanë përmirësuar vetëm kualitetin e jetës së banorit
mesatar të planetit tonë, por edhe kohëzgjatjen e saj. Pikërisht gjuetia
për rininë e përjetshme dhe jeta e gjatë janë subjekt i të menduarit
dhe obsesion jo vetëm i njerëzve të zakonshëm dhe përditshëm, por edhe
shkencëtarëve. Çdo muaj mund të lexojmë për ndonjë zbulim të ri të
eliksirit të jetëgjatësisë, i cili do të ndryshojë botën tonë nga
themeli. Vitin e kaluar një ekip amerikan i shkencëtarëve ka deklaruar
se si tani lind gjenerata e fundit të njerëzve që duhen të vdesin,
ndërsa fëmijët dhe nipat tanë do të kenë në dispozicion teknikat, me të
cilat jetëgjatësia e tyre do të mundet të zgjatet në një kohë të
pacaktuar.

Duke mos hyrë në mënyrë të tepruar në vetë
justifikimin shkencor të këtyre pohimeve, nuk mund të mos pyetemi se a
do të ishte jetëgjatësia prej një mijë vitesh në të vërtetë ide kaq e
mirë ashtu siç na tingëllon fillimisht? Shumë sociologë dhe antropologë
mendojnë që jo dhe këtë e mbështesin me këto pesë pohime.

1. Puna e cila nuk liron

Mendoni
për një çast– jetëgjatësia mesatare në vendet e botës perëndimore është
80 vjet, ndërsa secili nga ne duhet të punojë 40 për të arritur kushtet
për pension të plotë. Kjo do të thotë që gjysmën e jetës sonë e kalojmë
duke punuar. Provoni tani këto raporte t’i bartni në jetëgjatësinë prej
një mijë vjetësh, ku kalojmë 500 vjet duke punuar. A mund ta
paramendoni një punë në botë, e cila nuk do t’ju mërzitej pas një kohe
aq të gjatë?



2. Koha e tepërt

Edhe nëse nesër
dikush do të shpikte serumin për jetëgjatësi dhe do ta injektonte në ne,
kjo nuk do të ndryshonte menjëherë mënyrën në të cilën e bëjmë jetën
sot – njëzetë vitet e para arsimohemi, pas kësaj fillojmë karrierën dhe
krijojmë familje, rrisim fëmijët tanë dhe nipat dhe shkojmë në pension
të merituar. Dhe çka pas kësaj? Edhe në rast kur mungesa e parave për
shkak të pensionit të ulët nuk do të ishte problem, disa qindra vjet
jete në pension vështirë që do të ishinargëtuese për dikë.



3. Bota është me të vërtetë një vend i vogël

Nëse
keni mjaft para, edhe jetëgjatësia e tashme është e mjaftueshme që të
vizitoni gjithçka që vlen të vizitohet në planetin tonë të vogël. Mundet
dikush tani të na thotë se si çdo qoshe e planetit është e bukur dhe e
vlefshme në mënyrë të njëjtë, por ne megjithatë nuk pajtohemi. Provoni
të paramendoni se si do të dukeshin udhëtimet nëse do të kishit pasur
një mijë vjet të kohës së lirë.



4. Thellimi i hendekut në mes të pasurve dhe varfërve



Edhe
pse nuk dëshirojmë të jemi pesimistë, historia na mëson që frytet e
gati çdo arritjeje njerëzore deri tani së pari i kanë shijuar të pasurit
dhe të fuqishmit, ndërsa njerëzit e thjeshtë do të fitonin privilegjin e
njëjtë vetëm pasi që të pasurit ta kenë përqenndruar vëmendjen në ndonjë lodër të re.
Pikërisht për këtë arsye duhet të supozojmë që eliksiri i përjetësisë
para së gjithash duhet të jetë në dispozicion për ata që mund ta
paguajnë mirë, me çka të pasurve do t’u mundësojë të jetojnë më gjatë
dhe të bëhen edhe më të pasur, ndërsa të varfrit do të ishin të detyruar
të jetojnë dhe të vdesin në varfëri, sikurse edhe deri tani.



5. Toka si shtëpi pleqsh

Edhe
pse është vështirë të parashikohet se me cilën shpejtësi do të
plakeshin njerëzit nëse do të jetonin një mijë vjet, mund të supozojmë
që një të pestën e fundit të jetës së tyre do të ishin jo aq të aftë të
kujdesen për veten. Në rastin e jetëgjatësisë prej një mijë vjetëve, kjo
do të thotë që dikush duhet të kujdeset për ta edhe deri në dy shekuj.
Shtëpitë e pleqve do të ishin kudo, ndërsa të rinjtë kryesisht do të
ishin të punësuar në industritë e kujdesit për të vjetrit. A është kjo
bota ideale? Nuk jemi edhe aq të sigurt.

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Pese arsyet qe nuk doni te jetoni njemije vjet.......
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: DISKUTIME SHOQËRORE-
Kërce tek: