PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 EULEX bastis Doganat dhe MEF-in për duhan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: EULEX bastis Doganat dhe MEF-in për duhan    Thu Dec 16, 2010 9:24 pm

Prishtinë, 16 dhjetor - Policë dhe hetues të misionit EULEX, kanë bastisur të enjten zyrat e Doganave të Kosovës. Burime brenda EULEX-it kanë bërë me dije për Zërin se bastisja ka të bëjë me disa dyshime rreth keqpërdorimeve me duhan në vitin 2008.
Të njëjta burime sqaruan se lidhur me këtë janë marrë në pyetje disa zyrtarë doganorë, por nuk kanë specifikuar se për kë bëhet fjalë.

Bastisja ka filluar të martën, pos në selinë e Doganës, edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave (në Departamentin Ligjor) në Prishtinë, në kuadër të hetimeve lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare/pushtetit dhe abuzimit të autorizimeve ekonomike lidhur me importimin e duhanit në dhjetor 2008.

“Prokurorët specialë të EULEX-it ishin të pranishëm në vendngjarje të secilës prej bastisjeve, në mënyrë që të mbikëqyrin dhe të sigurojnë mbledhje efektive të dëshmive dhe t’iu ofrojnë personave të pranishëm sqarim të plotë dhe të duhur”, ka njoftuar zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal përmes një komunikate.

EULEX njofton se në Prishtinë janë bastisur gjithashtu edhe tri shtëpi private.

“Bastisjet janë autorizuar sipas rregullit nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës. Dy të pandehurit, Shefi i Doganës së Kosovës dhe Shefi i Departamentit Ligjor, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, janë duke u marrë në pyetje nga policia”, thuhet në komunikatë.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
EULEX bastis Doganat dhe MEF-in për duhan
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE-
Kërce tek: