PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tradhëtia është gjenetike tek meshkujt..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Tradhëtia është gjenetike tek meshkujt..   Sat Jan 21, 2012 3:55 am

Meshkujt tradhëtojnë pasi kjo është e shkruar në gjenetikën e tyre.

Ky ishte përfundimi i një studimi kontradiktor të publikuar nga sociologu Eric Anderson, i Universitetit të Uirçesterit në Angli.

“Tradhëtia është një normë, jo një përjashtim prej saj. Gjithmonë e më shumë njerëz janë duke pranuar pasjen e idhjeve të hapura pikërisht për këtë arsye, për të patur marrëdhënie seksuale me më shumë se një partner”, shkruan sociologu në studimin e tij.

Anderson testoi 120 meshkuj të diplomuar përpara publikimit të studimit, hetero dhe homoseksualë, duke nxjerrë përfundimin se 78% e tyre kishin tradhëtuar të paktën një herë partneren edhe atëherë kur ishin të dashuruar.

“Krijimi dhe rritja e një familjeje është një faktor emocional dhe jo seksual. Kjo do të thotë se meshkujt mund të jenë prindër shumë të mirë, por jo partnerë besnikë. Rregullat që eliminojnë monogaminë kanë krijuar një lloj kriminalizimi të një aspekti natyror gjenetik dhe mendor tek meshkujt”, shkruan më tej në studimin e tij sociologu.

“Dëshirat tona fizike nuk vdesin, thjesht fshihen ose ndërrojnë formë nga një partner tek tjetri. Një marrëdhënie e vërtetë nis atëherë kur vdes seksi. Ndryshe, do të jetë seksi udhëheqësi i mendimeve të vërteta. Megjithatë, tradhëtia, pavarësisht se si dënohet, në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me ndienjat pasi ato janë dy sfera të ndryshme”.

Në artikullin e tij, Anderson shkon më tej, duke kritikuar normat e shoqërisë moderne, të cilat sipas tij, janë tepër shtrënguese dhe kanë vendosur një standart të pamundur realizimi nga meshkujt.
Pavarësisht punimit të sociologut, ekzistojnë studime të mëparshme që e kundërshtojnë këtë version.
Sipas njërit prej tyre, tradhëtia llogaritet në një në dy persona, ndërsa diferenca midis meshkujve dhe femrave nuk është e dukshme.
Burimi: sekretebukurie

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Tradhëtia është gjenetike tek meshkujt..   Thu May 17, 2012 11:52 pm

e pastaj thone se meshkujt nuk jan aspak tradhetare;e kan edhe fytryre qe ta mohojne;lum ne per djemte qe kemi

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Tradhëtia është gjenetike tek meshkujt..
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: DASHURIA DHE ROMANCA-
Kërce tek: