PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tradhëtia nëpërmjet internetit!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Tradhëtia nëpërmjet internetit!    Fri Jan 13, 2012 6:43 am

Nje problem i perhapur po behet ai i tradhetive virtuale: disa e tolerojne e disa absolutisht jo!

Nqs chati, jetet virtuale, bloget, komunitetet beper web etj pak e nga pak nderrojne marredheniet, po sjellin me vete edhe dinamika te reja ne cift, duke perfshire aspekte si pelqimi, dashurite dhe tradhetite. Ne fakt duket se po fillon te jete problemi i cifteve per mijevjecarin e ri, saqe per kete aspekt jane bere shume hetime, studime dhe statistika: Tradhetia ne web, eshte tradheti e vertete?
Per tradheti virtuale mund te kuptohen nje miriade gjerash: i fejuari qe ben "te pelqyeshmin" ne chat, ose ai qe kenaqet duke joshur me nickname te cuditshem e te eger, apo djali qe nderton nje avatar mbi Second Life dhe sillet si Don zhuan (fillojne te thuhen edhe shume anektoda mbi cmendurira virtuale: p. sh ai cifti qe njihet, martohet dhe ndahet virtualisht, por me aq pasion saqe perfundojne ne Gjykate seriozisht!). Sidoqofte e gjitha kjo nuk do te thote qe ne jeten reale pastaj i dashuri juaj do te arrinte me te vertete te joshte nje vajze tjeter. Madje shpesh eshte pikerisht anonimati qe e ben kaq te gezueshem, ndersa ju e dini shume mire qe eshte paksa i ngathet edhe i turpshem per ksoj gjerash. Ama, te vetmen here qe mund te kete lene dritaren e chatit hapur, dhe ju nuk rezistuat te hudhni nje shikim, bam! Nje gjuajtje ne zemer! Keni lexuar gjera te cilat me te vertete as qe e imagjinoshit qe mund te dilnin nga goja e tij (ops, nga tastiera). Ja qe kane ndodhur pra, shikoni qe i dashuri juaj luan rolin e josheshit nepermjet web-it, dhe tonet qe perdor jane me nje shpirtkeqesi te forte... asnje grua apo burre qofte nuk mund te mohoje qe te djeg icik te shikosh keto skeletera ne dollap.
Virtuale apo jo, eshte gjithmone nje plage te shikosh qe personi te cilin ju doni "ushtrohet" ne artin e joshjes me vajza te tjera!
Por pastaj mendoheni mire, merrni fryme thelle, e ju duket qe fundja nuk eshte nje gje kaq tragjike... eshte thjeshte nje loje! Po, mbase nje loje qe jua ka mbajtur te fshehte mbase sepse e dinte qe do te nxeheshit, por perhere mbetet loje. E gjitha nuk shkon me shume se ne skermin e chatit, prandaj per cfare arsye te nxehemi kaq shume? Fakti eshte qe tradhetia te ben te vuash jo vetem per xhestin fizik ne vetvete, por per renien e besimit: na duket sikur na bie Bota siper kokes sepse zbulojme qe ai te cilin e mendonim te kulluar si uji, ka ne te vertete dicka te turbullt ne vetvete. E ne tradhetite telematike kjo gje nuk ndryshon: kane te bejne me nje aspekt te jetes se tij qe ju jeni te perjashtuar, mbi te cilat genjen ose eviton diskutimin. Pra, pak a shume besimi budalla. Sidoqofte reagimet e mundura ne keto raste jane dy: ose vendosni mos e beni dicka dramatike, ose filloni nje kryqezate nga e cila doni me besim e ndershmeri. Ne rastin e dyte me shume probabilitet do i beni nje skene te ashper xhelozie, do deshironi te lexoni te gjitha bisedat e tij, e do doni qe t'ju betoje qe zdo e beje nje gje te tille kurr here tjeter. Problemi eshte qe ju nuk do ndalni asnjehere se qeni ne dyshim, duke i kontrolluar keshtu posten sa here te keni mundesi, duke krijuar nicknames te ri e avatare per te hyre ne Boten e tij. Pak a shume, jeta do behet e komplikuar sa here qe do e shikoni te ulet afer nje kompiuteri. Mundesia e dyte eshte ajo qe te flisni me njeri-tjetrin e te mundoheni te ... qeshni mbi kete gje e t'i hudhni nje gur siper! Nuk eshte drame, nqs jeni te sigurta qe ne realitet ai me mish e me kocka eshte per ju i besueshem. Keshtu mund t'i thoni vetem qe e keni zbuluar rastesisht, qe ju ka ardhur keq se s'ju ka foluar per kete gje asnjehere, qe gjeja ju trishton pak, por edhe qe ju vjen pak per te qeshur.
Arsyetoni mire: fundja eshte qesharake te mendosh qe nje njeri i qete si arush si ai te arrije te beje djalin-sexy duke u fshehur pas nje nicku prej divi! Madje mund te behet nje loje qe mund ta realizoni te dy! Ja nje histori emblematike mbi ate qe mund te ndodhi nepermjet chatit (e ka treguar nje vajze qe quhet Daniela, nje designer e re, e cila jeton ne Milano):

"Ajo qe me ka ndodhur mua eshte e pabesueshme thote, por betohem qe ironia e shortit ka qene me te vertete e ashper me mua! Kisha nje marredhenie ne distance prej kohesh, prandaj gjendesha shpesh duke kaluar netet ne chat me te dashurin tim. Nder kohe flisja edhe me ndonje shok, ose beja miqesi te reja virtuale. Keshtu nje dite me kontakton nje i panjohur, me te cilin filloj e flas per gjera te thjeshta pak a shume, por pas pak batutash fillojme e flasim per dashuri. Fillojme te hyjme ne detaje e te flasim per eksperiencat tona. Ai do te dije shume gjera keshtu qe une disa i shpik vete per t'i bere qejfin: disa i marr nga jeta reale thote, duke qeshur nga pak. Nder gjerat e shpikura eshte edhe ajo qe tradhetoj rregullisht te dashurin tim me burra te ndryshem. Ah sikur mos e kisha thene kete genjeshter! Kur pash te dashurin tim kishte ne dore nje flete te stampuar me gjithe biseden qe kisha bere ne chat! Ishte pikerisht ky, ai "fanatiku seksual" misterioz! Tha qe kishte filluar kete gje vetem per shaka, por pastaj u gjend perpara nje pranimi tradhetije nga fjalet e mia e prandaj i iku mendja! Mu desh nje jete (tregon ne fund kjo vajza) per t'ia mbushur mendjen qe ishte nje budallallek, e po ia fusja vetem kot me nje njeri qe as nuk do e kisha takuar ndonjehere ne jete!"

Si perfundim kujdes djema e vajza, web-i duke i sigurte, por mbrapa anonimatit mund te kete ndonje kurth!

Ju si do e merrnit nje gje te tille? Cfare reagimi do kishit?

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Tradhëtia nëpërmjet internetit!    Thu May 17, 2012 5:24 pm

un nuk besoj ne internet aspak,thjesht futewm sa te kaloj kohen dhe aq;ekziston tradhetia ne internet po un nuk jam pre e asaj tradhetie

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: DISKUTIME SHOQËRORE-
Kërce tek: