PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kuçi: Do t’i padisim Martyn dhe gazetën “The Guardian”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Kuçi: Do t’i padisim Martyn dhe gazetën “The Guardian”   Thu Dec 16, 2010 9:22 pm

Prishtinë, 17 dhjetor – Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i ka thënë gazetës Koha Ditore se Qeveria e Kosovës do të ushtrojë padi ndaj raportuesit të KE-së për shpifje.
“Ne do ta padisim për shpifjet që i ka bërë dhe për dëmtimin e autoritetit të kryeministrit. Unë mendoj se padinë do ta bëjmë në shtetin ku ai punon, por edhe në gazetën ku është publikuar, në shtetin ku është publikuar”, ka thënë Kuçi, duke aluduar në gazetën britanike, “The Guardian”, e cila për herë të parë kishte publikuar detaje të raportit të Martyt. Kryeministrit Thaçi është kërkuar të japë sqarime edhe nëse ka angazhuar kompani ndërkombëtare ligjore në lidhje me këtë çështje, por ai ka refuzuar të komentojë, duke përsëritur deklarimet se “do të shfrytëzoj të gjitha mundësitë ligjore dhe politike”.
Ndaj raportit kanë reaguar edhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilat kanë shprehur indinjatën e thellë për raportin absurd, të trilluar e me deklarata raciste, siç kanë thënë ata, të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, një antishqiptar i përbetuar. “Ky raport është vazhdimësi e deklaratave antishqiptare të ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte, e cila po ashtu me shpifje ordinere u mundua që ta paraqiste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë kriminale. Këto shpifje i ka kundërshtuar edhe ish-zëdhënësja e saj, si dhe zëdhënësja e Tribunalit për Krime Lufte në ish- Jugosllavi, me arsyetimin se hetuesit nuk gjetën asnjë provë të bazuar për vërtetësinë e këtyre akuzave”, thuhet në reagimin e OVL-ve. Në reagim thuhet se të gjitha këto shpifje bëhen nga qarqe të caktuara që kanë për qëllim ta barazojnë krimin e gjenocidin e ushtrisë jugosllave me luftën e lavdishme për liri të popullit, e cila udhëhiqej nga UÇK-ja. “E tërë kjo luftë e tmerrshme kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është në bashkërendim me politikën serbo-ruse, e cila po përdoret në dëm të Kosovës, të procesit shtetndërtues dhe popullit shqiptar në përgjithësi”, thuhet më tutje në reagim.
Ndërkohë, kryetari i Grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka deklaruar të enjten se Parlamenti i Shqipërisë duhet ta miratojë një rezolutë kundër akuzave të anëtarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty. Sipas tij, rezoluta duhet të dënojë ashpër akuzat. “Në raport nuk janë akuza thjesht ndaj Thaçit, por ato akuza e dëmtojnë shtetin tonë”, theksoi ai, duke shtuar se rezoluta nga Parlamenti shqiptar duhet të ishte bërë më parë.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Kuçi: Do t’i padisim Martyn dhe gazetën “The Guardian”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE-
Kërce tek: