PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Moti i keq, dëme të mëdha në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Moti i keq, dëme të mëdha në Kosovë    Sat Jan 07, 2012 8:37 am

Si pasojë e erërave të forta dhe motit të keq në Kosovë gjatë natës së të premtes dhe ditës së shtunë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale nga erërat e forta.

Dëmet më të mëdha ka patur në qytezën e Istogut, ku çatitë e shtëpive në këtë qytet janë dëmtuar tërësisht. Është raportuar edhe për prishje në rrjetin transmetues të energjisë elektrike, rrjetit telefonik etj.

Ndërkohë, drejtori i Institutit Meteorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsyla tha për Top Channel se ky fenomen nuk pritet të përsëritet më se paku brenda këtij muaji. Ai thekson se, ky fenomen është i njohur për literaturën e metrologjisë dhe se është i përsëritshëm atëherë kur dy parametrat meteorologjik presioni dhe temperatura ulen në mënyrë të shpejtë.

Sipas matjeve të institutit gjatë ditës së premte ka rënë presioni atmosferik për 18 orë duke zbritur për 30 milibar. Tahirsyla thekson gjithashtu se edhe temperatura e përgjithshme kanë shënuar rënie çka kanë shkaktuar erën e fortë kryesisht në Rrafshin e Pejës dhe Istogut veçanërisht në burimin i Drinit të Bardh. Sipas matjeve të institutit po kështu shpejtësia e lëvizjes së erës ka arritur deri në në 17 metër për sekondë.


_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
 
Moti i keq, dëme të mëdha në Kosovë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: