PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kredia e re do ulë huamarrjen e qeverisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Kredia e re do ulë huamarrjen e qeverisë    Sat Jan 07, 2012 8:31 am

Qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të rrisë deficitin e programuar për vitin 2012 dhe pritet ta përdorë kredinë e re të Bankës Botërore për të ulur huamarrjen e programuar në tregun e brendshëm, bëjnë të ditur ekspertë të qeverisë për gazetën “Shqip”.

Shpresohet që kredia që po negociohet me Bankën Botërore do të lëvrohet brenda gjysmës së parë të vitit dhe një pjesë e saj do të përdoret për financimin e deficitit buxhetor që më herët qe programuar të mbulohej me huamarrje në tregun e brendshëm.

Qeveria ka programuar të tërheqë 18.5 miliardë lekë (rreth 185 milionë dollarë) borxhe nga tregu i brendshëm për të financuar deficitin buxhetor gjatë vitit 2012.

Këto borxhe kanë aktualisht 7 për qind interes në vit dhe interesat pësuan rritje gjatë ditëve të fundit si pasojë e kërkesës së shtuar nga ana e qeverisë.

Zëvendësimi i një pjese të huamarrjes së brendshme me kredinë e lirë të ofruar nga Banka Botërore, përveç uljes së kostos së borxhit, do të sjellë edhe rritjen e likuiditetit të disponueshëm për kreditimin e bizneseve dhe individëve. Kreditimi i ekonomisë në Shqipëri ka vijuar të rritet duke u nisur nga një bazë e ulët.

Qeveria ka gjithashtu opsionin e kërkimit të ndihmës te Fondi Monetar Ndërkombëtar në rast se vështirësitë vijojnë, por po nguron të hapë bisedime për shkak të kushteve të rënda që mund të shoqërojnë një marrëveshje të tillë.

Gjatë kohëve të fundit, disa vende të rajonit tonë iu drejtuan Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihma emergjence. Hungaria rihapi bisedimet për ndihmë me FMN-në pasi e pati përzënë misionin tre vjet më parë.

Shqipëria nuk gjendet ende në krizë financiare, por buxheti i shtetit mund të përballet me vështirësi të shumëfishta gjatë këtij viti dhe rreziqet janë shtuar.

Rreziku kryesor lidhet me mosrealizimin e të ardhurave buxhetore, të cilat janë programuar sërish rreth 10 për qind më të larta nga realizimi faktik i vitit të kaluar, gjë që është e pamundur të ndodhë.

Qeveria ka shumë gjasa të rishikojë në ulje shpenzimet siç ka bërë edhe gjatë viteve të shkuara, por hapësira e uljes është ngushtuar ndjeshëm.

Në verën e vitit 2011, qeveria anuloi pagesat për orët shtesë të administratës publike, anuloi pagën shtesë për titujt shkencorë të të punësuarve të administratës si dhe rriti taksat mbi karburantet e cigaret. Këtë vit, qeveria shpreson të arkëtojë më shumë para nga taksat e makinave, por kjo gjë nuk është shumë e sigurt.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Kredia e re do ulë huamarrjen e qeverisë    Sat Jan 07, 2012 8:32 am

Borxhi i jashtëm, nivel rekord.

Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë, ku përfshihen borxhet e qeverisë dhe ato të kompanive private, arritën në 4.16 miliardë euro në shtator të vitit 2011, duke u rritur me 11 për qind në krahasim me fundin e vitit 2010.

Lajmi bëhet i ditur nga raporti statistikor i Bankës së Shqipërisë për muajin tetor dhe i raportuar në faqet e së përditshmes “Shqip”. Shkaqet kryesore të rritjes së borxhit bruto të jashtëm të vendit lidhen me rritjen e huamarrjes së qeverisë me 128 milionë dhe rritjes së huamarrjes së bankave private në vend në 121 milionë euro.

Borxhet e qeverisë përbëjnë gati 50 për qind të të gjithë borxhit të jashtëm bruto të vendit dhe pritet të rriten më tej gjatë këtij viti, për shkak të kontratave të huamarrjes që qeveria sakaq i ka nënshkruar me kredidhënësit e huaj.

Borxhi i jashtëm i qeverisë ishte 1.32 miliardë euro në fund të vitit 2008, por u rrit ndjeshëm në dy vitet në vijim kryesisht për shkak të kredive të marra për rrugën Durrës–Kukës.

I gjithë borxhi i jashtëm i qeverisë është klasifikuar si borxh afatgjatë, ndërkohë që bankat duket se parapëlqejnë më shumë borxhet afatshkurtra, të cilat i tërheqin në tregun ndërkombëtar të parasë me interes të ulët për të kredituar qeverinë, bizneset dhe familjet shqiptare me interesa më të larta.

Bankat patën tërhequr deri në 710 milionë euro kredi afatshkurta në vitin 2008, por e reduktuan ekspozimin gjatë viteve të krizës.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Kredia e re do ulë huamarrjen e qeverisë    Sat Jan 07, 2012 8:33 am

Qeveria “lyp” borxh tek BB
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=TIIKcnL1y1s
Qeveria duket se është detyruar të pranojë situatën e vështirë të financave publike dhe ka pranuar të hyjë në negociata me Bankën Botërore për një kredi që do të përdoret edhe për mbështetje buxhetore.

Lajmin e konfirmoi zyra e Bankës Botërore në Tiranë. Përmes një njoftimi për shtyp ajo njoftoi se Banka Botërore është angazhuar tashmë me qeverinë në përgatitjen e një kredie për mbështetjen e politikave të zhvillimit që lidhen me qeverisjen dhe konkurrueshmërinë, e cila mund të përdorë financime shtesë për të forcuar programin e reformave ekonomike.

Në njoftim thuhet gjithashtu se qeveria e Shqipërisë do të jetë në gjendje të përdorë mbështetjen shtesë nga Banka Botërore, për të reduktuar dobësitë fiskale dhe për të ruajtur stabilitetin fiskal dhe makro-ekonimik të vendit, si dhe për të bërë të mundur vijueshmërinë e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Aktualisht të dy palët janë në në fazën fillestare të diskutimit mbi përdorimin e portofolit të rritur të financimit. Një grup ekspertësh të Bankës Botërore do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme për të disktuar dhe identifikuar së bashku me partnerët e qeverisë, fushat specifike për zgjerimin e mbështetjes për reformat ekonomike, përgatitjen për goditjet e jashtme, stabilitetin dhe rritjen ekonomike.

Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për një kredi mbi 100 milionë dollarë. Megjithatë mbete ende e paqartë, se në cilat fusha do të përdoren saktësisht fondet dhe se cfarë kushtesh banka do i kërkojë qeverisë në këmbim të kësaj mbështetje financiare. Kjo nuk është hera e parë që qeverisë i ofrohet mbështetje buxhetore nga donatorët. Edhe më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar disa herë ka ofruar mbështetje buxhetore për Shqipërinë, por gjithmonë është refuzuar nga qeveria për të shmangur kushtet e forta që vendosin donatorët për uljen e borxhit dhe disiplinën fiskale. Tashmë mbetet për t'u parë nëse edhe Banka Botërore do të propozojë të njëjtat kushte.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Kredia e re do ulë huamarrjen e qeverisë    Sat Jan 07, 2012 8:33 am

Tregtarët shqiptarë e zgjeruan hartën e vendeve nga ku blejnë mallra, duke iu larguar partnerëve tradicionalë në zonën e Bashkimit Europian, ndërkohë që sa i përket eksporteve, varësia e vendit tonë ndaj BE-së u shtua në vitin 2011, raportoi të premten gazeta “Shqip”.

Të dhënat mbi tregtinë e jashtme të publikuara nga INSTAT dhe që përfshijnë periudhën kohore nga janari në nëntor të vitit të kaluar, tregojnë se Shqipëria importoi 63.8 për qind të mallrave nga Bashkimi Europian gjatë vitit 2011, nga 65 për qind që importoi në vitin 2010. Në krahun tjetër, 72.2 për qind e eksporteve shqiptare shkuan drejt BE-së gjatë vitit të kaluar, nga 70.2 për qind në vitin 2010.

Pesha e Greqisë në importet e Shqipërisë pësoi reduktim të ndjeshëm nga 12.9 për qind e totalit në vitin 2010, në 10.6 për qind të totalit në vitin e kaluar. Importet nga vendet përtej Bashkimit Europian u rritën nga 35 për qind e totalit në 36.2 për qind. Importet nga Kina shënuan rritjen më të ndjeshme.

Italia dhe Greqia mbeten partnerët kryesorë tregtarë në importimin e mallrave me përkatësisht 30.2 dhe 10.6 për qind të totalit të importeve. Në vend të tretë dhe të katërt vijnë Kina dhe Gjermania, pasuar nga Turqia në vend të pestë.

Tek eksportet, Italia është partneri i parë me më shumë se gjysmën e eksporteve, pasuar në distancë të largët nga Kosova dhe Turqia, të cilat kanë secila nga 7.5 për qind.

Shqipëria është vendi më i lidhur me Bashkimin Europian sa i përket tregtisë së jashtme në të gjithë Europën Lindore, përfshirë këtu edhe shumë nga vendet e reja anëtare.

Shqipëria importoi 3.48 miliardë euro mallra gjatë periudhës janar nëntor 2011 dhe eksportoi 1.29 miliardë euro mallra. Deficiti tregtar i Shqipërisë ishte 2.19 miliardë euro.

Një pjesë e madhe e defiçitit tregtar paguhet me paratë e sjella nga emigrantët apo me fitimet nga sektori i turizmit. Një pjesë paguhet drejtpërsëdrejti me borxhe të tërhequra nga kreditorët e huaj, nga qeveria apo bankat.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kredia e re do ulë huamarrjen e qeverisë    Today at 12:47 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kredia e re do ulë huamarrjen e qeverisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: EKONOMI & BIZNES-
Kërce tek: