PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dr. Stankoviq: Në "Shtëpinë e verdhë" nuk mund të bëheshin transplantime

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Dr. Stankoviq: Në "Shtëpinë e verdhë" nuk mund të bëheshin transplantime   Thu Dec 16, 2010 9:22 pm

Beograd, 16 dhjetor - Duke folur për trafikimin me organe njerëzore, Prof. Dr. Zoran Stankoviq, specialist i mjekësisë ligjore nga Beogradi, thotë se në këtë punë duhet të marrin pjesë kirurgë të mirë, një ekip multidisiplinar me të paktën 50 njerëz. "Shtëpia e verdhë, (Shqipëri) sa kam parë, nuk ka pasur mundësi që në të dikush të bëjë transplantime, por është shumë e mundshme që ky objekt të jetë shfrytëzuar si burg në të cilin janë mbajtur të zënit robë", ka thënë Stankoviq për shtypin serb.
"Që transplantimi i organeve të jetë i suksesshëm, nevojiten kushte sterile për punë, pajisje dhe mjekë të stërvitur mirë. Para vetë ndërhyrjes duhet bërë tipizimi i organit". Sipas Dr. Stankoviqit kur të nxirren të gjitha organet që mund të transplantohen, nevojitet një kohë për transportin e tyre. Kjo me siguri është kryer me avion, sepse tranpslantimi i organeve duhet të bëhe për disa orë. "Që organi të merret, trupi duhet të jetë në gjendje pa vetëdije duke dhënë sedativ, apo anestetikë', thekson ai. "Janë iluzione se ata se pari janë vrarë, dhe të vdekur i kanë dërguar deri në vendin ku u janë marrë organet. Madje edhe kur bëhet fjalë për transplantime kadaverike, personi i tillë është në aparate. Ata me gjasë i kanë lënë njezëzit të vdesin". Sipas Stankoviqit, nëse i gjejnë varret, me obduksion mund të shihet vetëm nëse është nxjerrë zemra apo disa eshtra të ekstremiteteve. "Për shkak të procesit të kalbjes nuk ka inde të buta dhe është e pamundur të verifikohet se a janë nxjerrë veshkat, mëlqia". thotë Stankoviq për gazeten “V.novosti”.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Dr. Stankoviq: Në "Shtëpinë e verdhë" nuk mund të bëheshin transplantime
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE-
Kërce tek: