PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FSHEHTËSIA E MADHE E SJELLJES ME NJERËZIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: FSHEHTËSIA E MADHE E SJELLJES ME NJERËZIT   Fri Jan 06, 2012 11:14 pm

Ekziston një mënyrë që t'i bëjmë për vete të tjerët për atë që dëshirojmë. A keni menduar ndonjëherë mbi këtë? Po ekziston vetëm një mënyrë: ta zgjojmë te ata dëshirën për atë që edhe ne anojmë. Mënyrë tjetër - mbani mend - thejsht nuk ka.
Natyrisht se mund të'ia mbushni mendjen njeriut që ta hjekë orën nga dora, nëse ia ngulni në brinjë tytën e revoles. Nënpunësin mund ta detyroni për bashkëpunim, nëse i kërcënoheni me suspendim. Me fëmiun mund t'ia dilni lehtë, po qëse e frikoni me dajak. Ndërkaq, gjitha ato veprime të pagdhendura kanë pasoja skajshëm të padëshirueshme.
E vetmja mënyrë që njeriut t'ia mbushni mendjen për aksion është t'i jepni atë që kërkon.
E çka në të vërtetë njeriu kërkon?
Frojdi theksonte se me gjitha veprimet e njerëzve veprojnë dy impulse: dëshira për kënaqësi seksuale dhe nevoja për madhështipersonale.
Filozofi amerikan Xhon Djun këtë e shprehu me ca fjalë të tjera. Ai, njëmend konsideron se impuls shtysë i vërtet i njeriut është "dëshira që të bëhemi të rëndësishëm". Mbani mend këtë theksim, ngase është e rëndësishmedhe ngase në këtë libër shpesh do ta takoni.
Çka dëshiron njeriu? Jo shumë, por atë të paktën për çka vërtet ka dëshirë të zjarrtë, përpiqet që me të gjitha forcat ta fitoj duke mos pranuar të hjekë dorë. Gati secili njeri i rritur dhe i shëndosh dëshiron:
1. Shëndet dhe jetë të gjatë
2. Mjaft ushqim
3. Mjaft gjumë
4. Pratë dhe gjithçka që mund të blehet me paratë
5. Jetë të lumtur seksuale
6. Mirëqenien për fëmijët e vet
7. Ndjenjën se diçka po bënë.
Gati të gjitha dëshirat e përmendura plotësohen - të gjitha përveç njërës, e cila është po aq e thellë si dëshira për ëndërr dhe ngjashëm e shumë kërkuar si dëshira për ushqim, dhe e cila shpesh mbetet e pakënaqshme. Kjo është ajo që Frojdi e quan "dëshirë për madhështi personale, ndërsa Djun e quan "dëshirë që të jemi të rëndësishëm".
Linkollni një letër të vet e kishte fillua me fjalët: "Gjithn ne adhurojmë komplimente", përderisa Villiem Xhejmsi tha: "Parimi më se i strukur i natyrës njerëzore është afshi për të patur mirënjohje." Shihni pra, Xhejmsi nuk flet për "dëshirën", "nevojën" apo "orvatjen", por për afshin e njeriut që t'i fitojë mirënjohjet e botës.
Ky pra është ai nxitës i zjarrtë i qëndrueshëm i njeriut, dhe ata të rradhët që dijnë vërtet ta kënaqin këtë uri të pamasë të zemrës njerëzore do të jenë të adhuruar mes të afërmive. Në aq masë, sa që - siç thuhet - edhe varrtari do të vajtoj për ta kur të vdesin


_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: FSHEHTËSIA E MADHE E SJELLJES ME NJERËZIT   Fri May 18, 2012 6:14 pm

nuk duhet me pas besim tek shum njerez sot sepse te punojn nga pas shpines

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
FSHEHTËSIA E MADHE E SJELLJES ME NJERËZIT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) ARGËTIM DHE ZBAVITJE (¯`♥´¯) :: TEMA TË LIRA-
Kërce tek: