PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MESAZH NË SHISHE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: MESAZH NË SHISHE   Mon Jan 02, 2012 1:39 am

SHUMË I DASHUR SHOK

Nga: Lorenc Vangjeli
Sa më lart, aq më shumë vritesh kur bie; vërtetësinë e këtij proverbi, më së shumti, ju ish-anëtarët e Byrosë Politike e provuat

Normalisht do të të pëlqente të të quanin edhe zotëri, por t´u drejtova me këtë titull për të të kujtuar se nga vjen. Sepse ti vjen nga një kohë që e menduam të shkuar, të mbyllur njëherë e mirë dhe të perënduar. Në fakt kështu duhej të ishte, koha kur ti vendosje për gjithçka dhe gjithkënd dhe prisje vetë me ankth të vendosnin për ty për gjithçka dhe kurdoherë ka vite që e kemi lënë pas në hyrjen e tunelit të tranzicionit dhe startin e reformave të papërfunduara për një Shqipëri demokratike. Përpara këtij starti, kur ti prisje arrestin ose zyrën me karrigen më të lartë me të njëjtën kërshëri, kur shihje portretin tënd të parakalonte mbi krahët e masës që brohoriste për 1 Majin e lavdishëm, kur mendoje se jeta kishte një pamje dhe një ngjyrë dhe se vendi ku të gjithëve për një trill gjeografik na ka rënë koka, ishte pikërisht kërthiza politike, ekonomike dhe sociale e gjithë globit, ti quheshe thjesht Shoku... Filan. Atëherë, meqënëse kishit mbyllur kisha e xhami dhe meqënëse priftërinjtë e hoxhallarët ishin të qethur e ruar sipas modelit kinez, ti dhe shokët e tu ishit në të vërtetë një lloj feje zyrtare që duhej nderuar. Dhe në vend të së premtes së zezë apo kurban bajramit, sa për trill, sa për mërzi e sa pse nuk dinit të bënit ndryshe, ju hanit kokët e njëri-tjetrit. Kur u përmbysët, pati shumë nga ata që menduan se ju u përmbysët vërtet. Madje ngjallët dhe keqardhje kur ju numëruan në salla gjyqesh kafetë turke që kishit pirë, aspirinat për dhembje koke, vaskat e WC-ve, bidetë apo intimo-t që kishit blerë me lekë të shtetit për fëmijët tuaj. Eshtë e çuditshme sesa refraktar është njeriu dhe tamam në atë kohë, njeriu ende i paformuar ish-socialist që ju kishit kërkuar të krijonit, ndjente keqardhje sa për viktimat tuaja, sa për ju që ishit xhelatët e tyre.
Sa më lart, aq më shumë vritesh kur bie; vërtetësinë e këtij proverbi, më së shumti, ju ish-anëtarët e Byrosë Politike e provuat me tmerrin që është më i tmerrshëm kur vjen në pleqëri, pas një rinie të zjarrtë me dyfekë dhe jete me statusin e qengjit në stallë që pret rardhën tek kasapi. Por nuk mbaroi këtu. Ne shqiptarët kemi shumë qejf të tregojmë histori dhe të shkruajmë histori. Dhe në këto ditë të nxehta vere, kur monotonia në Tiranë është e pashmangshme, të gjithë seç kemi një dëshirë të papërballueshme të kujtohemi për ju, për fotot dhe bëmat tuaja. Madje dhe të ndjejmë keqardhje për ju. Në kohën kur mbretëronit, mund t´i numëronit me pikatore rastet kur dilnit në gazeta apo revista, sot nuk ke asesi mundësi të numërosh ditët kur ti apo ndonjë kolegu yt nuk del në faqe te parë në gazetë e revistë. Keni plot çfarë të tregoni dhe se pse e tregoni me po të njëjtën gjuhë, po të njëjtën terminologji dhe mbi të gjitha me po të njëjtit personazhe. Letra të zverdhura nga koha, të shtypura me makinë shkrimi që dëshmojnë shndërrimin e heronjve në armiq, treguar me po aq pasion nga armiq të kthyer në miq të shtypit.
Kjo është koha që jetojmë. Koha që na jep mundësinë të ndjehemi më mirë kur shohim se ka të tjerë që e kanë pësuar shumë më keq. Ky është ngushullimi më i mirë për errësirën që nuk vjen e heshtur, por me paralajmërime gjeneratorësh, ky është gazi ynë për këtë verë të trishtë që na mëson se asgjë nuk zgjat përjetësisht. As lumturia që rezulton gjithmonë e shkurtër dhe gënjeshtare dhe as fatkeqësia që është mbretëresha e vërtetë e kësaj botës sonë të vogël ku dikur keni mbretëruar ju. Këtë po na e kujtoni çdo ditë. Qoftë dhe për kaq gjë, duhet t´u jemi mirënjohës shokëve të nderuar të ish-Byrosë Politike. Të na vijë keq për shokët tuaj që ju i kursyet pune vdekjes duke ja çuar asaj në dorë gjysëm të gatshëm dhe të na vijë mirë që ju ende mbaheni për të na treguar historira vere.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: MESAZH NË SHISHE   Mon Jan 02, 2012 1:40 am

I DASHUR TURIST SHQIPTAR,

Nga: Lorenc Vangjeli
Në Durrës, në Vlorë, në Sarandë apo Shëngjin e ndokund gjetkë përgjithësisht dritat nuk mungojnë dhe dora në qendër që mban të takuar apo stakuar korrentin, nuk është aq mizore sa në viset e tjera të Arbrit

E di që e ke të vështirë të lexosh këtë letër, edhe pse ndodhesh pranë detit dhe mesazhet në shishe zakonisht valët i nxjerrin në breg. Në këto ditë të nxehta gushti nuk e ke mendjen të lexosh, beson si gjithë të tjerët se është njerëzore të pushosh. E di dhe që nëse ndodh dhe lexon pikërisht këtë mesazh mbas kthimit nga pushimet, do të ndjesh angushtinë e atij që nuk zemërohet me atë që sheh, por me atë që i tregon se çfarë po sheh. Nuk do të zemërohesh me Tiranën apo Shkodrën, Korçën a Tropojën pa drita, por do të zemërohesh me ata që të paralajmëruan errësirën. Sepse tani ti me siguri je ndryshe. Me fjalë të tjera, ti ben pjesë në atë grup personash të Republikës së Shqipërisë, që ndan të njëjtin flamur kuqezi me pjesën tjetër të saj, ku dritat dhe uji nuk para mungojnë. Ndodhesh në këtë moment në atë pjesë të këtij vendi, ku premtimi kryeministror për dritat është pothuaj i mbajtur. Në Durrës, në Vlorë, në Sarandë apo Shëngjin e ndokund gjetkë përgjithësisht dritat nuk mungojnë dhe dora në qendër që mban të takuar apo stakuar korrentin, nuk është aq mizore sa në viset e tjera të Arbrit. Të takon ky luks. Kush pushon, të pushojë tamam, kush punon, le ta bëjë këtë dhe në errësirë.
Eshtë bërë kaq i vjetër ky avaz i përvitshëm mungesash, sa çdo stonim i të zakonshmes, errësirës, bën përshtypje. Por njeriu është një qënie e çuditshme. Po kaq e çuditshme është aftësia e tij për të harruar shpejt, sapo llampa magjike ndizet dhe dhoma mbushet me dritën e bardhë. Ne që jetojmë këtu, në qytetin e zhurmshëm, plot vapë dhe gjeneratorë, të shohim më zili, si një qenie sublime, e largët dhe e pakapshme. Por kujdes o i mjerë, kujdes se do të vijë dita që edhe ti të kthehesh në një kafshë urbane, tama si ne. Do të vijë momenti, kur egzistencës tënde të diferencuar e plot dritë, t'i vijë fundi. Këtu do të përfundosh edhe ti, në mes të betonit të pallateve e asfaltit përcëllues të rrugëve.
Prandaj, i dashur turist i Velipojës, Vlorës apo Sarandës, pusho dhe shfrytëzoji mirë këto orë lumturie në ishullin tënd meskin pa errësirë. Sepse të pret një dimër i gjatë, një dimër i errët dhe i ftohtë. Në fakt jo vetëm ty, i dashur pushues. Na pret të gjithëve në fakt. Por sesi po më duket mua banorit të zemëruar shqiptar të Tiranës së madhe, tek po shkruaj këto rreshta. Tani që zbulova se shumë shpejt do të jemi njëlloj, pra pa drita, sesi më kaploi një ndjenjë kënaqësie e përgjithshme. Geni ballkanik u rizgjua tek unë, një gëzim i lig më mbushi zemrën e ngarkuar me stres dhe halle. Shkurt fjala, i dashur bashkëqytetar, përkohësisht në breg të detit: m'u bë qejfi që edhe ti do të jesh keq si unë, në errësirë dhe pa drita.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: MESAZH NË SHISHE   Mon Jan 02, 2012 1:41 am

E SHTRENJTA NËNË E LUMTURUAR,

Nga: Lorenc Vangjeli
Prova për Shenjtërimit Tuaj ishte shërimi i një tumori në stomak të një gruaje indiane. Ajo u lut me emrin Tënd përballë portretit Tënd. Sot tre portrete bardh e blu me fytyrën Tënde mistike ndodhen në Sheshin Skënderbej. Të laguara nga shiu që filloi në Tiranë

Edhe në Tiranë bie shi. Deri dhjetë vite më parë, jam i bindur se do të luteshe me të gjithë forcën e shpirtit që shiu të vazhdojë të bjerë në këto vise që të dhanë gjuhën, që të afruan gjakun, por që të mbajtën ndarë deri dhe nga varri i të shtrenjtëve të Tu, nga vendi që heshtte për Ty kur të tjerët të nderonin, që nuk të njihte, kur të tjerët të ngrinin piedestale. Profetin nuk e njeh qyteti dhe familja e tij, ne nuk të njohëm dhe tani do të vazhdojmë të paguajmë.
Jep një dhembje të madhe të kujtosh dhe sot, dhjetë vjet mbas ikjes Tënde që Ju, gruaja më e madhe e botës moderne, bijë e falur tek Zoti, ishe pjesë e gjuhës së një vendi që kishte mohuar Zotin, e një vendi që sot ngjan i harruar dhe nga Zoti. Ndoshta kjo ka qenë dhe një nga arsyet që Ju, ashtu siç nuk mund ta rrokë lehtësisht mendja, keni pasur çaste që keni dyshuar deri dhe tek Zoti, keni vënë re një ndarje të tmerrshme me Të dhe keni ndjerë edhe ftohtësi dhe zbrazëti në shpirt. Janë fjalë që Ju i keni shkruar me dhembje dhe na shkaktojnë dhe sot dhembje. Sepse ju vinit nga toka e urrejtjes për të predikuar dashurinë, kishit ardhur nga viset e hakmarrjes për të dhuruar faljen, keni lindur në trojet e errësirës, për të sjellë dritë. Fatkeqësisht, edhe mbas dhjetë vjetësh të Ikjes Suaj, ne jemi sërish në errësirë, vuajmë përsëri urrejtjen dhe hakmarrjen dhe kërrusemi nën peshën e përnatshmërisë sonë pafund, të ngujuar brenda tunelit të mungesës së shpresës.

E shtrenjta Nënë që na mungon,
Prova për Shenjtërimit Tuaj ishte shërimi i një tumori në stomak të një gruaje indiane. Ajo u lut me emrin Tënd përballë portretit Tënd. Sot tre portrete bardh e blu me fytyrën Tënde mistike ndodhen në Sheshin Skënderbej. Të laguara nga shiu që filloi në Tiranë. Njëlloj sikur presin që të gjithë ne që kemi vendosur të mos i lemë këto vise të biem në gjunjë, besimtarë dhe ateistë, të mirë e të këqinj, të bardhë e të zinj, dhe të lutemi papushim për një jetë ndryshe, që afron më shumë se dinjiteti i një cope buke në tryezë. Edhe pse në gjunjë të parët të bien të liqtë, të lutem, prano edhe ndjesën e tyre hipokrite, edhe dhembjen e tyre fallso, edhe buzëqeshjen e sforcuar, edhe kallajin e shitur për flori. Je e shenjtë edhe sepse ke ditur të falësh ata që kanë bërë mëkat sepse të pastrit e kanë gjetur vetë rrugën e tyre. Ndaj kemi kaq shumë nevojë për faljen Tënde, ndaj duam aq shumë që të na ndihmosh të tejkalojmë këtë krizë të jashtëzakonshme të shpirtit që ndjen ftohtësi dhe mbetet i zbrazët edhe kur vëllai sheh me dyshim vëllain, kur babai vret birin dhe biri qëllon nënën.
Në viset tona askush nuk e ndal dorën për të hedhur gurin e parë sepse të gjithë jemi me gurë në duar dhe po mos goditëm, do të na godasin. Por tanimë jemi të lodhur. Jemi të gjithë Sizifë të munduar që mbajmë dhe gurë në shpinë, shumë nga të cilët na i kanë vënë me të padrejtë sa për t´u argëtuar pronarët e gurores sonë, sa për të mos na lënë kohë të mendojmë keq për ta.
Megjithatë, tre portrete të Tutë, bardh e blu si ngjyra e veshjes Tënde, qëndrojnë të lagur në shiun e parë të vjeshtës në Tiranë. Ballë për ballë me Skënderbeun mbi kalë. E di? Kohë më parë heroit tonë i vunë një maskë të bardhë mbi gojën e hundën e bronxtë për ta ndihmuar t´i mbijetojë smogut të qytetit tonë. Sot Skënderbeu ngjan si i tërhequr. E ka kuptuar ndoshta dhe Ai se ky vend, sot më shumë se për heronj ka nevojë për shenjtorë. Por jo për atë lloj shenjtorësh e profetësh të rremë që betohen në emër të këtij vendi. Kemi nevojë për Ty. Por dhe Ti vendose të ikësh. Na thuaj të paktën sot, çfarë duhet të bëjmë që të meritojmë Lutjet e Tua, Nënë e Lumturuar. Na lejo të besojmë se dhe e keqja mund të lodhet së bëri keq dhe Mbretëria e dritës dhe besimit do të vijë së fundi dhe në këtë vend të drobitur.
Dikur shërove një tumor në stomak, a mund ta bësh këtë për zemrën e këtij vendi me shpirt të lënduar?

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: MESAZH NË SHISHE   Fri May 18, 2012 12:05 am

tregime shum te bukura,shum te bukura me pelqyen tej mase

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: MESAZH NË SHISHE   Today at 11:15 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MESAZH NË SHISHE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: DASHURIA DHE ROMANCA-
Kërce tek: