Anëtarësuar: 27/11/2010 Postime: 3390 Vendodhja: Always where I need to be...:) Mosha: 27
Titulli: Rona Nishliu në Eurovision Fri Dec 30, 2011 9:28 am
Pas një performance jashtëzakonisht të shkëlqyer, këngëtarja Rona Nishliu ka rrëmbyer çmimin e parë në Festivalin e 50-të të Këngës, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në kompeticionin e muzikës europiane Eurovision Song Contest.
Në luftën e drejtpërdrejtë për çmimin e parë mes Elton Dedës, Sajmir Brahos dhe përfaqësueses së vetme nga Kosova, Rona Nishliu, triumfuese doli kjo e fundit me këngën e saj “Suus”.
Kënga “Suus” është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku shqiptar dhe me votat e jurisë Rona Nishliu arriti ta marrë çmimin triumfal që ia mundëson asaj pjesëmarrjen në kompeticionin më të madh të muzikës europiane, Eurovision Song Contest, që mbahet vitin e ardhshëm në Baku të Azerbaixhanit.
Çmimet tjera të ndara:
Interpretuesja më e mirë: Rona Nishliu (Suus) Teksti më i mirë: Sokol Marsi (Kristal) Melodia më e mirë: Endi Sina (Mira vjet) Çmimi i kritikës: Frederik Ndoci Çmimi i orkestrimit: Klodian Çafoku. /Telegrafi/
_________________ Ca pika shiu rane mbi qelq, Per ty une befas ndjeva mall, Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Titulli: Re: Rona Nishliu në Eurovision Tue Jan 03, 2012 2:38 pm
nuk e meritonte te fitonte.kjo kenge sia vlen per ne eurovizion,,duket si kenge per homazhe
_________________ Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!