PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Wikileaks: Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Wikileaks: Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni   Thu Dec 16, 2010 1:47 am


Shkup, 16 dhjetor - Në një raport të “Wikileaks”, autoritetet serbe në një takim me ambasadoren amerikane në Beograd, Mary Varlik kanë shprehur shqetësime lidhur me të ardhmen e Maqedonisë, për shkak të rritjes graduale të popullsisë shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.
Në korrespodencën e “Wikileaks”, Jovan Ratkoviq, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit Boris Tadiq në takimin e 5 shkurtit të vitit 2010 ka folur mbi pikëpamjet e Serbisë në planin e zhvillimeve në rajon dhe situatës në vendet fqinje.
“Serbia është shumë e shqetësuar për të ardhmen e Maqedonisë se sa të Bosnjës. Nuk është e qartë se si një vend i përbërë nga dy grupe krejtësisht të ndryshme etnike, me gjuhë dhe fe të ndryshme mund të qëndrojnë së bashku, veçanërisht me popullsinë shqiptare etnike, e cila është dhe që për 20 vjet do të jetë e barabartë me popullsinë sllave”, ka theksuar Ratkoviq.
Ai ka informuar ambasadoren amerikane për përpjekjet e presidentit Boris Tadiq për kontestin e emrit midis Athinës dhe Shkupit. “Presidenti Tadiq është duke folur me të dyja palët e Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, me shpresën e zhbllokimit të rrugës së Maqedonisë në NATO dhe BE”, ka nënvizuar këshilltari për politikë të jashtme i presidentit serb Jovan Ratkoviq.
Në këtë korrespodencë të publikuar nga “Wikileaks”, zyrtari i lartë i presidencës serbe ka informuar ambasadoren amerikane edhe mbi raportet e Serbisë me vendet tjera fqinje, duke përfshirë edhe Kosovën.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Wikileaks: Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: