PortaliForumiPytësoriKërkoRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Ese letersie

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar: 29/04/2011
Postime Postime: 2345
Vendodhja Vendodhja: sarande
Mosha Mosha: 21

MesazhTitulli: Ese letersie   Thu Dec 22, 2011 12:19 am

Koha rrjedh
Mbi qiejt pa kokë të indiferencës së kohës shkruaj me gërma të trëndafilta kohën e ekzistencës time aktuale 9.56 minuta po vete e 57. Fillimi i një revolucioni shpirtëror, mbase është rilindja, mbase fundi im, rrjedhja graduale e përditshmërisë sime. Piedestale frike më shoqërojnë si gardianë në një burg pa qeli, në një burg që të mbyt me hapësirën gjigande të tij. Buza ngec mbi një belbëzim:- Po ikën…Mundohem ta kap prej fustani, por ajo ka veshur pantallona.
10.00. Tinguj pa muzikë thurrin simfoninë e një homazhi pa sy, por verbëria më duket sikur e tejkalon verbërinë e tij. Flatra, copëza të një skenari të thyer në brigjet e identitetit tim. I mbledh . Përpara duarve formohet një shigjetë e drejtuar përpara: 10.06. E pashë, më buzëqeshi, iku, erdhi prapë. Jam duke kundruar 7 liqenet e kohës sime. Shumë të ngjashëm, jashtëzakonisht të ndryshëm. Metropole alatropike të krijuar nga shumëllojshmëri kohësh, nga kohërat e mia. 10.10, një ankand kohësh. Koha po shet minutat e saj. Xhepat e mi janë bosh. Nuk kam lekë të ble disa minuta. Ja, në fund të tij gjeta një monedhë një lekëshe me të cilën mund të blija një gjysmë minute.
Thirrje lënguese dëgjoja përpara këmbëve, Thirrja e një njeriu që kërkonte jetë. I nevojitej ajo gjysmë minute e imja. Ia dhashë. U fundosa bashkë me rrezikun e tij. Ajo ikën…. Rrobat e reja m’u lagën nga ajo fundosje. Balta e rrjedhës së kohës më ndot këpucët. Shpejtësia e rrjedhës së saj më lustron prapë. Tani jam paralel me të, ja, ia kalova, jam në fillim. Më buzëqeshi me ironi, më talli, më tha:
-Atë që e quajmë fillim shpesh herë është edhe fund, dhe të përfundosh diçka do të thotë ta fillosh.
Me veten zvarrë shkova në fillim të startit.
-Nisu!

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar: 29/04/2011
Postime Postime: 2345
Vendodhja Vendodhja: sarande
Mosha Mosha: 21

MesazhTitulli: Re: Ese letersie   Thu Dec 22, 2011 12:19 am

Deshirat e Mia
Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për dëshirat e mia ato janë si një pikë e vogël në universin e pafundë në krahasim me dëshirat e të gjithëve, edhe pse neve nuk na duket ashtu! Shpesh herë duke shfletuar mendjen gjej kujtime të bukura, të paharruara që kam dëshirë ti përsëris edhe sot. Por nuk është çasti i duhur për arsyje të ndryshme. Megjithatë unë mendoj se dëshirat mund të realizohen për veç atyre që mund të quhen “dëshira mbi natyrore”. Nese mendoni se koha ka ndryshuar dhe tani nuk mund të realizoni dëshirat tuaja atëherë gaboheni, sepse koha nuk ndryshon por të vetmin që ndryshojmë jemi ne njerzit.
Të shkruaj për dëshirat e mia nuk besoj se dikujt do ti bëjë shumë përshtypje. Por megjithatë do të shkruaj. Por së pari duhet të faliminderohem se jam mirë me shëndet kjo do të ishte një dëshirë shumë e madhe po mos ta kishim. Pra duhet të jemi faliminderues. Falë zotit po jetojmë në një kohë kur liria e barazimi është në nivel dhe mund të vrapojmë pas dëshirave tona. Po të shkruaja një listë me dëshirat e mia nuk do të ishte aq interesante. Kjo është arsyeja pse unë tani nuk do të shkruaj vetëm për ato që dua por edhe për ato që kam. Dëshira që ka gjdo njeri mes tyre dhe unë është dashuria. Të ofrojmë dashuri dhe të marrim dashuri. Kështu deshi edhe zoti kur krijoi Adamin dhe Evën. Ata dy donin njëri tjetrin ndryshe nuk do të egzistonte njerzimi. Dashuria është njëra ndër pikat më të ndjeshme të shpirtit tonë.

Fillimisht dëshiroj të kem dashuri për të ofruar dhe të më ofrojnë dashuri. Dashuria nga familja, shoqëria apo edhe dashuria mes dy personave janë pika të vlershme që duhet ti kushtojmë shumë rëndësi. E bukura jetë e imja do që të plotësohen të gjitha dëshirat. Por si për gjdo gjë edhe për këtë duhet punë. Një dëshirë e fortë e imja që më vje nga pika më e thellë e shpirtit tim është paqja mes njerzve. Një gjë shumë e rëndësishme të jetojmë në harmoni. Me këtë dua të them se nuk i dua luftrat, krimet, trafikimet e qenjeve njerzore apo diqka të këtij lloji edhe pse rrethanat janë ndryshe. Unë nuk mendoj se ka njerëz të këqijnë por mendoj se arsyeja e vetme e këtyre që i përmenda më lart është se ata ndoshta nuk kan provuar të bëjnë mirë dhe bëjnë të kundërtën. Vullneti dhe forca e bëjnë dëshirën që të realizohet. Dua të them se duhet të mendojmë të mos rrimë kot sepse gjdo sekond edhe ky tani që po shkruaj ka vlerë.

Me një fjalë të mos humbim kohën ti ndjekim dëshirat dhe ëndrrat tona të vrapojmë pas tyre sepse është shumë e dhimbshme të flasën me heshtjen me vetëvetën tënde për atë që dëshiron ta kesh por nuk e ke. Shpesh herë natën duke shikuar lakuriqsinë e natës dhe qiellin e hapur mendoj se duhet të veprojmë shpejt për të realizuar dëshirat tona sepse nuk do të ketë gjithmonë kohë. Këtë e bëj në krahasim të një ylli në qiell ashtu siç duket nga toka me gjithë galaktikën. Pra dëshirat tona janë një vetëm një grimcë krahasuar me ato të të gjithëve, dhe mendoj se nuk është aq e vështirë ti realizojmë kur kemi vullnet dhe forcë. Tërë këtë që e thash e përshkruaj vetëm me një fjali: Koha nuk të pret që ti të realizosh dëshirat tuaja, prandaj duhet të vraposh drejt tyre sa më parë sepse koha ikën dhe nuk kthehet më kurre

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar: 29/04/2011
Postime Postime: 2345
Vendodhja Vendodhja: sarande
Mosha Mosha: 21

MesazhTitulli: Re: Ese letersie   Thu Dec 22, 2011 12:25 am

Nje kujtim i bukur
perse kjo dashuri
keshtu mbaroj
nuk kam mundesi
te te perqafoj

kohen qe kaluam bashk
gjithmon do e kujtoj
dashurin qe kam per ty
kurr sdo ta largoj

zemra ime me shum
po copetohet
shikimi yt
dot sme largohet
cdo dit e me shum
po me afrohet

a thu vall ku je tani
athu ke per mu merzi
athu vall mendon per mu
edi se e ke njeriun
me te qetesu

me kujtohen fjalet
kur mi thoje mua
me kujtohet kur me thoje
se sa shum te dua

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar: 29/04/2011
Postime Postime: 2345
Vendodhja Vendodhja: sarande
Mosha Mosha: 21

MesazhTitulli: Re: Ese letersie   Thu Dec 22, 2011 12:31 am

Pse me le dhe me vrave
Harresa e nje endrre

Jo nuk eshte permbajtja e ndonje filmi, as ndonje artikull mbi shpjegimin e endrrave, por eshte nje artikull per ata njerez qe i lene endrrat e tyre te vdesin dhe pastaj vuajne prej kesaj gjithe pjesen tjeter te jetes.

Si po te shkon jeta per momentin? Ndihesh i/e lumtur apo ke shume frikera dhe pasigurira? Shmang takimin me disa njerez sepse te kujtojne gjerat nga te cilat ke hequr dore?

Je i/e kenaqur per momentin apo vuan cdo dite me perpjekjen per te harruar cdo gje?

A i mban mend endrrat qe ke pasur dikur para shume kohesh? A lufton akoma per to? Apo je munduar ti heqesh nga mendja dhe ti harrosh?

Pse me vrave

Ajo ishte nje vajze shume e gjalle, qe kishte plot endrra dhe ambicje. Cdo njeri qe e njihte e dinte se ajo ishte shume e lumtur dhe optimiste, jo sepse ajo i kishte ato qe synonte, por sepse ajo jetonte per dicka.

Shprese, ajo kishte shprese, prandaj vazhdonte perpara megjithese ne situata te veshtira. Nje nga endrrat e saj ishte te ndertonte nje kompani te sajen, por kur u diplomua e gjen veten duke punuar ne nje zyre te merzitshme qe as e bente te lumtuar dhe as ja kenaqte egon.

Ajo provoi shume here te gjente punet qe enderronte, por ne fakt e pa te pamundur, keshtu ju bashkua dhe ajo atyre miliarda njerezve qe jane dorezuar. Ajo mori vendimin qe miliona vete marrin cdo dite, vendimin per te varrosur endrrat e saj dhe te bej sikur te mos kishin egzistuar kurre ndonjehere.

Por nje pjese thelle brenda saj klithte cdo dite dhe cdo moment ne menyre rrenqethese. Kjo klithme ishte aq e heshtur sa asnjeri nuk e degjonte dot pervec asaj. “Pse me vrave” nje fraze kjo qe endrra e saj e varrosur ja thoshte cdo dite.

Ato nuk egzistojne

Ne fakt ti largohesh endrrave eshte e sigurte qe do te te shkaktoje depresion, ndera po te shkosh drejt tyre do te ndjehesh i gjalle.

Ajo jo vetem ju largua endrrave te saj, por filloi te mohonte dhe egzistencen e tyre. Ajo provoi te fshihte cdo gjurme dhe te varroste thelle cdo te dhene qe provonte se ajo dikur kishte nje enderr.

Ajo e jetoi pjesen tjeter te jetes se saj e fshehur ne nje dhome te erret. Kjo dhome e erret nuk ishte atje ne boten e jashtme, por ne mendjen e saj. Ajo shkoi dhe gjeti disa pune qe nuk kishin asnje lidhje me endrrat e saj dhe jetoi ne nje bote qe nuk kishte asnje lidhje me ate qe kishte enderruar kohe me pare.

Ketu historia mbaron… dhe ajo eshte akoma e depresionuar pa e kuptuar fare arsyen e vertete qe fshihet pas kesaj gjendjeje.

Mos ngjan kjo dhe me historine tende?

Te heqesh dore prej endrrave

E mban mend ate ndjesine e forte energjitike kur mendon per endrrat e tua? E mban mend sesi ishte jeta kur kishe plot shpresa? E mban mend kuptimin e bukur qe kishte jeta? E di si do te dukej po ti rijetoje perseri?

Te heqesh dore eshte thjesht nje vendim mik, po keshtu eshte dhe depresioni. Emocionet qe ti provon per aktualisht nuk jane asgje me shume se rezultati i zgjedhjeve dhe vendimeve qe ke marre kohe me pare.

Kohe me pare ke pasur shume shanse per te bere zgjedhje te ndryshme, por sic duket paske zgjedhur ate dhomen e erret, dhe tani po te jepet nje tjeter shans duke lexuar kete artikull. Dhe ku i dihet, mbase ky eshte shansi yt i fundit.

Do ta mohosh egzistencen e tyre? Do ti varrosesh akoma me thelle? Te besh sikur si degjon klithmat dhe ulerimat e tyre? Do te jetosh ne nje dhome te erret?

Apo do te luftosh per to, derisa ose ti arrish ose te vdesesh krenar per vetveten???

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar: 29/04/2011
Postime Postime: 2345
Vendodhja Vendodhja: sarande
Mosha Mosha: 21

MesazhTitulli: Re: Ese letersie   Thu Dec 22, 2011 12:34 am

Qielli
Natë e qetë, hëna e bukur plot me dritë,
Fllad i ëmbël, toka hapur ka stolitë,
Zogu i mëndjes po më sulet drejt nga qielli,
N’hapësirat plot me afsh e dritë dielli.
Herë bëhet shok e mik me yjet vetë.
Herë gjer te çerdhja-e Kashtës shkon përpjetë.
Nuk sheh tjetër po veç dritë bukurie,
Vetëtimë e zjarr vështrimesh Perëndie.
Një shkëlqim që s’ka fillim e s’ka mbarim…
Kupëtim, fuqi pasqyrë-e Zotit tim…
?’është, ç’është kjo-e paana Gjithësi?
Dhe ky rregull dhe ky libër që sheh ti?
Kjo e kaltër hapësirë e paanë.
Këto drita që kufi e numër s’kanë?
Këto yje trupergjëndë e faqeartë,
Që vërtiten me nxitim e dritëqartë?
Kjo natyrë dhe ky det, burim i jetës?
Këto ligje, këto pamje të së fshehtës?
?’janë vallë këta trupa gjithë zjarre.
Këto botëra plot dritë shkëlqimtare?
Përplas krahët Kasht’ e Kumtërit ngadalë,
Posi shtegthi mu në çerdhen ku ka dalë
Që një botë e re të lindë prej asaj
Dhe të endet me të tjerat kjo pastaj.
Si shigjetë ajo ecën, më s’qëndron,
Nëpër qiellin vërtitet, vallëzon,
Rend gjithmonë dhe qirinë mu në gji,
Endacake, pa qëndrim e pa shtëpi.
Po nga vallë vjen ajo posi shtërngatë,
Me kaq vrull e derdhur leshërat e gjatë?
Rrugn’e saj nuk mund ta gjejnë sytë tanë,
Se vështrimet e njeriut të shkurtër janë.
Mbështet këmbët mbi eterin dhe vërtitet,
Përshkon qiejt tej e tej që të flladitet,
Shumë i bukur je, o qiell i madhërishëm!
Ngazëllues je, empir i pakufishëm!
Fund e anë, jo më s’ka kjo hapësira,
Mbushur është plot me trupa e shkëndira,
Mund ta thonë dot të fshehtën qiellore
Këjo gjuhë dhe kjo gojë njerëzore?
O ti qiell dritëderdhës, magjiplot!
Fund e krye me të fshehta ti je plot.
Një të madhe mençuri fsheh ti në gji
Të panumërt janë yjet që ke ti.
?’është vallë, ah ky ligj i madhërishëm?
Drita, hiri i Krijuesit të fuqishëm.
Dhe pse vdekjes s’i shpëton asgjë në jetë
- Përveç Zotit që ka qenë e do të jetë -
Nuk humbet dhe nukë zhduket asnjë send,
Që të gjitha pranë Zotit zënë vend.
Q’andej vijnë, atje kthehen përsëri,
?do gjë vdiret veç fytyrës së atij
Edhe yjet aq të bukur, pamjedlirtë,
Këmbakëmbës i ndjek vdekja e pashpirtë,
Që të nxjerrë nga i riu plakn’e vdarë,
Zoti vdekjen anembanë ka shpërndarë.
Do të njohësh të vërtetën o shpirtdlirë?
Asohere Gjithësinë vreje mirë!
Si i ditur hidh një sy nga qielli i lartë!
Të gjesh fron’e madhështisë së llagartë…
Po ti hesht, o krimb i tokës, dhe dëgjo,
Gjer te – e qiellit e fshehta ti mos shko!
Një pik’ujë vrej në botë o i gjorë,
Që të shohësh në të mijëra frymorë!
Mençuri e Zotit shfaqet në çdo vend,
Plotfuqin’e tij shikojmë në çdo send.
Kur kaq drita dhe të fshehta ke përballë,
Mbi të qenët dhe mosgjënë mos bëj fjalë!
Para teje o ti det pa skaj i gjerë,
Më vjen turp, ah, më vjen turp një mijë herë.
Këto fara xhevahiri anembanë
Nga e Zotit mbretëri një botë janë.
Mbylle gojën, mos u ndje o ti bilbil,
Krahët ulur rri te yti trëndafil!
Që nga qielli mendja ime të kërcasë,
Në të fshehtëzën e dashur të humbasë.
Të lexoj “fytyrn’e e Zotit ke aty”
Dhe Selinë të zbulojnë këta sy.
Se ç’do bëhem pas kësaj më s’di ç’të them,
Pas kësaj, ah s’do të jem, jo s’do të jem…

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
 

Ese letersie

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk ::  :: -