PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rrezikoi jetën për titull

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Rrezikoi jetën për titull   Sat Nov 26, 2011 2:10 am

Nuri Seferi kishte rrezikuar jetën vetëm për ta mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në versionin WBO. Ai në shtator me tumor në këmbë sfidoi Tony Ingelrestin, të cilin e mundi me nokaut. ‘Tysoni shqiptar’ është operuar me sukses dhe pas rikuperimit, synon ta fitojë titullin e kampionit të botës.

Nuri Seferi nuk e ka kot nofkën ‘Tysoni shqiptar’. Boksier shqiptar me nënshtetësi zvicerane kishte vënë jetën në rrezik, kur në muajin shtator kishte mbrojtur titullin e kampionit në versionin WBO në kategorinë "Cruiser".

Boksieri nga Gostivari vendosi t’i dalë në dyluftim boksierit nga Belgjika, Tony Ingelrest, edhe pse po vuante prej gjashtë vitesh nga një lloj kanceri i kockave të këmbës, në pjesën e nëngjurit.

Përveç se i kishte shkatërruar pjesë të ashtit, ky tumor i shkaktonte boksierit dhimbje të rënda. Madje pak kohë para meçit, Seferit i ishte keqësuar gjendja edhe më shumë, por ai nuk deshi t`i dëgjonte këshillat e mjekëve dhe vendosi të luftonte.

"Më mirë të vdes sesa ta dorëzoj titullin pa luftë", kishte deklaruar Seferi para duelit në një intervistë për ueb faqen figosport.de. ‘Tysoni shqiptar’ luftoi dhe ia doli duke e nokautuar kundërshtarin.

Kolegët dhe të njohurit e Seferit tregojnë për Figosport se Seferi nuk kishte mundur të brente asnjë stërvitje, ku do të angazhohej këmba e tij e djathtë e prekur nga tumori. Gjithë luftërat i kishte "shtyrë me gjoks", falë vullnetit të jashtëzakonshëm. "Me ndihmën e Zotit, ai i ka tejkaluar me sukses të gjitha", thotë këshilltari i Seferit, Luan Dreshaj.

Më 4 nëntor, Nuri Seferi ka operuar në Bernë nëngjurin. Tumori, i cili ia kishte shkatërruar keq eshtrat, i është hequr me sukses. Në vendin e operuar i është vendosur një pllakë titani. Dhe Nuriu tashmë flet sërish për boks, më saktë për titullin e kampionit të botës.

“Sapo të filloj sërish stërvitjet e vërteta, përfshirë edhe vrapimin, unë do të jem i gatshëm të dal në mejdan me Marco Huck, Xoan Pablo Hernandez etj. Kur të jem i përgatitur mirë, i mund që të gjithë", deklaroi Seferi i cili thotë se u ka borxh shqiptarëve.

"Dëshiroj të bëhem kampion botëror dhe të bëj histori për Shqipërinë. Para secilës betejë më kalojnë para sysh pamje nga historia e popullit tim . Ne jemi populli më i vjetër i Evropës, por kemi histori shumë tragjike. 10 milionë shqiptarë janë detyruar të jetojnë në gjashtë shtete. Na i kanë vënë kufijtë përmes trojeve tona. Ne më me dëshirë do të ishim së bashku. Përmes boksit dëshiroj të vë masat në lëvizje dhe t’i bashkoj njerëzit", ka theksuar Seferi.

Nëse shkojnë gjërat mirë, boksieri 24 vjeçar do të mund të ngjitet në ring në fillim të vitit 2012, kur do të synojë titullin e kampionit botëror. / Express

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Rrezikoi jetën për titull
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: SPORTE TJERA-
Kërce tek: