PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kufoma gjendet në Shpellë të Zgatarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Kufoma gjendet në Shpellë të Zgatarit   Sat Nov 26, 2011 1:11 am

Trupi i pajetë i 40-vjeçarit S. Bazaj nga Sllatina e Fushë Kosovës, të martën është nxjerrë nga Shpella e Zgatarit, në komunën e Sharrit. E tëra kjo është arritur, pas një aksioni të përbashkët të Policisë së Kosovës, Njësitit të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së dhe organeve të ndjekjes, të cilët ishin vënë në kërkim për zbardhjen e këtij rasti, duke ndaluar tre persona të dyshuar, prej tyre dy nga Mitrovica, ndërsa i treti nga komuna e Sharrit.

Mësohet se viktima është S. Bazaj, 40 vjeç, nga fshati Sllatinë, komuna e Fushë Kosovës, i cili dyshohet se është hedhur në shpellë nga tre personat e dyshuar për kryerjen e kësaj vepre makabre.

Zbardhja e këtij krimi të rëndë është mundësuar në saje të bashkëpunimit të tri njësiteve hetuese nga rajonet e Prizrenit, Mitrovicës dhe Prishtinës, ndërkaq burimet e gazetës bëjnë të ditur se i arrestuari nga komuna e Sharrit është R.F. nga fshati Kapre i Opojës.

Mësohet, po ashtu se viktima ishte zhdukur më 8 nëntor, ndërsa Njësiti rajonal i Hetimeve në Prizren ishte njoftuar për këtë rast dhjetë ditë më vonë kur, me një aksion të përbashkët me Njësitin për Kërkim – Shpëtim të Forcave të Sigurisë së Kosovës, kanë kryer me sukses aksionin rreth nxjerrjes së trupit të pajetë, nga shpella mjaft e papërshtatshme dhe e thellë rreth 80 metra.

Hetimet e deritashme ende nuk kanë qartësuar motivin e këtij krimi, si dhe faktin nëse viktima është hedhur e gjallë në këtë shpellë, apo më parë është vrarë.

Komandanti i Stacionit policor në Sharr, Gëzim Zogaj, ka theksuar për “Zërin” se i gjithë aksioni është kryer me sukses dhe e veçanta e tërë kësaj ishte fakti se në të u përfshinë kryekëput forcat vendore nga të gjitha strukturat.

“E tëra që dihet tani për tani është se janë arrestuar tre persona të dyshuar”, ka pohuar shkurt Zogaj./ zeri.info

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Kufoma gjendet në Shpellë të Zgatarit   Tue May 22, 2012 11:29 pm

sa keq per ate qe ka vdekur;me vjen shum keq qe ndodhin vrasje te tilla

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kufoma gjendet në Shpellë të Zgatarit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: