PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Redon Makashi fitues i “Kënga Magjike 2011”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Redon Makashi fitues i “Kënga Magjike 2011”    Sat Nov 19, 2011 8:12 pm



Redon Makashi është shpallur fitues i Festivalit të përvitshëm “Kënga Magjike 2011”. Ai garoi në këtë festival me këngën “Më lër të fle”. Me një diferencë të theksuar votash, Redon Makashi morri shumicën e votave të 48 këngëtarëve dhe grupeve pjesëmarrëse.

Fitorja erdhi pasi vetë këngëtarët ishin juria që zgjidhte përmes sistemit të pikëve nga 1 deri në 20, këngëtarin dhe këngën më të mirë të këtij festivali. Për herë të parë, votimet u bënë të hapura dhe secili këngëtar e shihte direkt votën e dhënë nga kolegët.

Pas shpalljes fitues, Redon Makashi u shpreh se ky është çmimi i parë fitues pas 22 vitesh karriere.

"Emocionet janë të mëdha ndaj nuk mund të them më asnjë fjalë. I përshëndes të gjithë artistët pjesëmarrës, edhe ata që nuk i kam votuar, përshëndes edhe këtë publik të mrekullueshëm”, iu drejtua këngëtari i njohur, të pranishmëve në sallën e Pallatit të Kongreseve ku për tre net me radhë u zhvillua festivali i përvitshëm i muzikës së lehtë mbarëshqiptare.

Në natën e sotme finale, Ardit Gjebrea kishte të ftuar speciale edhe aktoren turke që luan rolin e Gymysh në serialin turk Gymysh ndërsa nuk mungoi as humori i Agron Llakajt. /albeu.com/

Kënga Fituese


_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Redon Makashi fitues i “Kënga Magjike 2011”    Sun Nov 20, 2011 10:41 pm

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të fituesve:

Kontributi në Kënga Magjike 2011: Alberie Hadërgjonaj - Vetëm ty
Best Performanc: Rezarta Shkurta - Te jesh e mirë s’mjafton
Best Balad: Devis Xherahu -Akoma s’e besoj
Best Ft: Ronela Hajati & Visari - Neles
Çmimi Televiziv: Era Rusi - Një Lamtumirë
Çmimi Diskografik: Rozana Radi dhe Mc Kresha - Jabadabadu
Magjia e parë: Adelina Tahiri- Mos u kthe
Çmimi i Internetit: Noizy - Shooting Star
Çmimi Best Dance: Ermal Mamaqi - Vetëm beso
Çmimi: Best Hip Hop Big Basta & Angelo- Si Melodi
Çmimi Çesk Zadeja: Jonida Maliqi -Thesar pa emër
Çmimi i Interpretimit: Greta Koci- Pyes veten
Kënga Hit: Dr. Flori -S'ma ndjen
Çmimi i Kritikës: Besa Kokdhima - Botën do ndryshoja
Çmimi Best Lyrics: Rosela Gjylbegu - Sikur të isha ti
Çmimi Best Vokal: Kejsi Tola - Më jeto
Çmimi Kantautori: Redon Makashi & Arb - Më lër të fle
Çmimi i Pruduksionit: Leonora Jakupi - Këngë e pa kënduar
Çmimi AMC: Olta Boka - Anna
Çmimi Tendencë: Eranda Libohova & Aldo - Pa Problem
Çmimi Kënga Stil: Pirro Çako & Vedat - Bujë vetëm bujë.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Redon Makashi fitues i “Kënga Magjike 2011”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: