PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Femrat e ruajnë fshehtësinë mesatarisht 32 minuta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Femrat e ruajnë fshehtësinë mesatarisht 32 minuta    Fri Nov 18, 2011 11:22 pm

Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, femrat mesatarisht mund ta mbajnë fshehtësinë 32 minuta, ndonëse bindshëm premtojnë se do ta mbajnë gojën e mbyllur për atë fshehtësi.

Hulumtimet e reja që i ka bërë një kompani e produkteve kozmetike duke intervistuar 3.000 femra, ka treguar se rreth 85 për qind e femrave nuk mund të mbajnë fshehtësinë, pavarësisht se sa e rëndësishme ose e ndjeshme është ajo.

Më së shpeshti, informatën e marrë e ndajnë me partnerin, shoqen ose nënën. Gjysma e të anketuarave thotë se pas ndarjes së fshehtësisë ndjehen më lehtë, ndërsa 13% e tyre thotë se këtë e bëjnë fshehurazi, vetëm sa për ti përhapur thashethemet.

Rreth 40% e femrave thonë se është në rregull të ndahet ndonjë fshehtësi me person të huaj, mirëpo, rreth 25% thonë se i brenë ndërgjegjja për keqpërdorimin e besimit që personat tjerë kanë pasur.

Kjo anketë ka treguar se femrat, në të vërtetë kalojnë nëpër periudhë të mundimshme gjersa përpjekën që ta ruajnë fshehtësinë e tjetërkujt. Ato këtë mund ta bëjnë më së shumti gjysmë ore, gjersa rrjetet shoqërore dhe teknologjitë e reja vetëm se ua “lehtësojnë punën".

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Femrat e ruajnë fshehtësinë mesatarisht 32 minuta
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) LIFESTYLE (¯`♥´¯) :: LIFESTYLE-
Kërce tek: