
Ishte përfolur shumë një bashkëpunim i mundshëm në mes reperit Noizi dhe Çiljetës, si dhe një tjetër në mes tij dhe Genta Ismailit, por asnjëra nga këto nuk u realizua, së paku jo deri tash.
Sipas reperit këto premtime të parealizuara deri tash janë si pasojë e angazhimeve të shumta që ai ka pasur.
“Për shkak të koncerteve të shumta dhe mungesës së kohës, nuk jam ulur dot të flas dhe të punoj nga afër me Çiljetën dhe Genta Ismajlin, me të cilat është biseduar për bashkëpunime. Në vijim do ketë bashkëpunime, kjo është e sigurt”, ka thënë reperi për mediat shqiptare.
Noizy së fundmi është i angazhuar në emision “E diel” në rubrikën “dyshet fantastike” ku partnere ka këngëtaren Tuna. /Telegrafi/
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.