PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa    Mon Oct 31, 2011 10:17 pm

Të hënën bota edhe zyrtarisht u bë me 7 miliardë banorë. Ekspertët nga mbarë bota tërheqin vërejtjen për mbipopullimin e planetit, por për familjen e Zionëve – njëra ndër familjet më të mëdha në botë kjo nuk paraqet fare problem.

“Nuk më intereson për mbipopullimin në Indi. Besoj se Zoti na ka falë që të kemi familje të mëdha. Të lindurit në këtë familje nuk dëshirojnë të heqin dorë nga kjo traditë dhe kështu vazhdojmë të rritemi e të rritemi,” thotë Ziona me një buzëqeshje në fytyrë.

Ziona ka 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa. Babai i tij kishte themeluar sektin e krishterë në Baktwanga i cili promovon poligaminë si vullnet i zotit. “Kurrë nuk kam dashur të martohem por kështu deshi Zoti”, tha Ziona. Të gjithë 160 anëtarët e familjes jetojnë në një shtëpi katër katesh të ndërtuar në maje të fshatit në verilindje të shtetit indian Mizoram, i cili ka dy milionë banorë dhe ku kërkohet leje speciale për tu futur brenda, shkruan CNN.

Shtëpia e Zionas ka 22 dhoma gjumi. Dhoma kryesore është një sallë e madhe ku familja zien, ushqehet dhe lutet. Nëpër dhomat e gjumit gjenden deri në 20 shtretër të ndarë nga njëri tjetri vetëm me disa centimetra. Fëmijët flenë me nënat e tyre, të cilat e vizitojnë 69 vjeçarin Ziona me radhë. “Ne nuk jemi të diskriminuara, trajtohemi njëjtë”, tha gruaja e pestë Taangi.

Gruaja më e vjetër e Zionas është 70 vjeçare. Ndërsa më e reja 31 vjeçare. Zathiangi organizon punën në kuzhinë në të cilën, besoni ose jo, nuk ka mospajtime ose zhurmë. Derisa disa gra gatuajnë, të tjerat përgatisin tavolinën, ndërsa të tjerat shërbejnë dhe pastrojnë. “Ziejmë deri në 25 kilogramë oriz dhe 40 kilogramë patate çdo ditë”, thotë Twangi. Familja han mish tri herë në javë dhe për këtë ata therin 30 pula dhe një derr secilën herë. Të 39 gratë janë aq mirë të organizuara sa që përgatisin ushqimin vetëm për një orë.

Normal atyre u ndihmojnë edhe fëmijët. Fëmijët gjashtëvjeçarë janë bërë ekspert në heqjen e puplave të pulave të therura. Ziona ka hapur edhe një shkollë për fëmijët e komunitetit. Edhe pse mësohet sipas plan programit të Qeverisë Indiane, Ziona megjithatë ka futur edhe disa ligjërata shtesë. Familja më e madhe në botë nuk është regjistruar në librin e rekordeve Guinness vetëm sepse Ziona nuk dëshiron publicitet.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa    Sat May 19, 2012 4:59 pm

paska be femije sa per gjith lagjen;gjith ajo familje e madhe po si i ushqen ata?teper e habitshme

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) ARGËTIM DHE ZBAVITJE (¯`♥´¯) :: KURIOZITETE-
Kërce tek: