PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Deficiti i frikshëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Deficiti i frikshëm   Sun Oct 30, 2011 10:15 pm

Si pasojë e shpenzimeve më të mëdha sesa të hyrat buxhetore, deficiti i planifikuar buxhetor për vitin 2012 kap shumën prej hiç më pak se rreth 160 milionë euro. Kjo pasi që të hyrat e rregullta buxhetore për vitin e ardhshëm janë parashikuar të jenë në vlerë prej 1 miliard e 361 milionë euro, përderisa shpenzimet shkojnë në 1 miliardë e 520 milionë euro, duke krijuar kështu një minus në buxhet prej 159 milionë euro.

Zyrtarë të lartë qeveritarë ditë më parë me mburrje kanë prezantuar buxhetin e vitit të ardhshëm, të cilin e ka miratuar edhe ekzekutivi i vendit, ndonëse deficiti buxhetor është sa rreth 15 për qind e të hyrave të rregullta vjetore.

Megjithatë, ky fakt nuk i ka shqetësuar ata, duke u bazuar në parashikimet e thesarit se bilanci buxhetor i vendit vitin tjetër do të jetë 373 milionë euro. Në anën tjetër, prorektori i universitetit “AAB- Riinvest”, Muhamet Sadiku, thotë se Kosova është e obliguar që ta ruajë rezervën minimale në buxhet prej 250-280 milionë euro, me rekomandim të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Pra 250-280 milionë euro në buxhet nuk duhet të llogariten, pasi që ato janë rezerva dhe qeveria nuk guxon t’i shpenzojë, me qëllim të ballafaqimet në rreziqet e paplanifikuara fiskale”, ka potencuar Sadiku.

Sipas tij, shuma prej 160 milionë euro është një defi cit i planifikuar, e cila shumë, siç thotë ai, mund të jetë edhe më e madhe, nëse situata makroekonomike destabilizohet, apo nëse mungojnë investimet e huaja direkte në vend.

“Definitivisht vitin tjetër Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme me investime”, ka nënvizuar Sadiku.

Ndërsa kreu i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), Safet Gërxhaliu, thotë se viti 2012 do të jetë vit i sfidave për Kosovës, sidomos në aspektin makroekonomik të vendit. Sipas tij, nëse nuk do të ketë kontroll në shpenzime, atëherë buxheti i shtetit do të pësojë fiasko.

Për numrin një të OEKut shqetësues është fakti kur planifikimet për shpenzime janë shumë më të mëdha se sa mundësitë buxhetore. Ai shton se ky buxhet ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës, ku, sipas tij, pritet të ketë debate të ashpra.

Edhe Komisioni Evropian në raportin e progresit për Kosovën për vitin 2011 ka theksuar se planifikimi fiskal dhe cilësia e financave publike në vend është përkeqësuar më tutje, derisa parashikueshmëria, konsistenca dhe transparenca e politikave mbesin sfida serioze.

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë prezantimit të buxhetit 2012 ditë më parë para kabinetit qeveritar ka theksuar se edhe përkundër faktit që gjatë hartimit të buxhetit për këtë vit jemi ballafaquar me sfida të shumta, ne kemi qenë të udhëhequr nga disa parime kryesore që kanë të bëjnë me ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale, sigurimin e financimit të plotë, ruajtjen e rezervës fiskale në nivel të mjaftueshëm, adresimin e barrierave për avancim të konkurrencës së sektorit privat si dhe mbi të gjitha duke adresuar të gjitha këto çështje ne kemi arritur të ruajmë nivelin e ulët të borxhit publik, në mënyrë që veprimet tona që jemi duke i ndërmarrë sot të mos na e rrezikojnë zhvillimin tonë në të ardhmen dhe për këtë ky buxhet reflekton fuqinë e Kosovës si shtet, si dhe është i harmonizuar në bazë të marrëveshjeve me FMN-në”.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Deficiti i frikshëm   Mon Jan 02, 2012 1:32 am

TREGTIA SHQIPTARE E PASHPRESË

Nga: Ervin Qafmolla
Deficiti tregtar është thelluar në mënyrë të frikshme gjatë dekadës së fundit. Bilanci import-eksport ka shkuar nga 874 milionë euro minus për vitin 1999, në 2.2 miliardë euro për 2007-ën. Në këto kushte, shpresat në horizont janë të pakta, nëse institucionet nuk ndërhyjnë për një përmirësim strategjik të situatës, duke filluar nga sektori bujqësor

Bilanci import-eksport ka ardhur duke u përkeqësuar në mënyrë të frikshme gjatë dekadës së fundit. Ky konkluzion arrihet nga një vrojtim i thjeshtë i të dhënave të tregtisë me jashtë nga viti 1999 deri në vitin 2007. Ndonëse eksportet kanë shfaqur një rritje të lehtë dhe të qëndrueshme nga viti në vit, importet nga ana tjetër, janë rritur në mënyrë galopante, duke e shndërruar vendin në një ekonomi praktikisht të varur totalisht nga mallrat që vijnë nga jashtë. Sipas ACIT (Qendra Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare), në vitin 1999, importet llogariteshin në rreth 1.1 miliardë euro, ndërsa eksportet në rreth 258 milionë euro.
Ndërsa në vitin 2007, mallrat e huaja me objektiv tregon shqiptar llogariten në rreth 3 miliardë euro, kundrejt 789 milionë euro që rezultojnë mallrat shqiptare me destinacion tregjet e huaja. Deficiti tregtar (eksporte-importe), nga 874 milionë euro në vitin 1999, shkoi në 2.2 miliardë euro në vitin 2007. Sipas kësaj prirjeje, e ardhmja e afërt e bilancit tregtar shqiptar nuk paraqitet aspak optimiste.
Sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi i madh i shkëmbimeve tregtare që karakterizoi vitin 2007, rezultoi me një vëllim të përgjithshëm tregtar prej 3.8 miliardë eurosh, i vlerësuar ky 26 për qind më i lartë se viti paraardhës. BSH vëren se Kontributi i tregtisë së mallrave në llogarinë korente mbetet në nivele të larta, rreth 44 për qind e të gjitha transaksioneve korente gjatë vitit. Nga ana tjetër, intensifikimi i aktivitetit tregtar ishte reflektim dhe i disa faktorëve të tjerë, si rritja e përgjithshme e çmimeve, luhatjet në kursin e këmbimit, si dhe ulja graduale e tarifave doganore, pjesë e proceseve liberalizuese tregtare. Edhe pse dinamika e tregtisë na flet për ritme të larta rritëse si në importe (26 për qind) ashtu edhe në eksporte (25 për qind), baza e ulët e këtyre të fundit nuk mundi të ndikojë në përmirësimin e deficitit tregtar. Sipas informacionit zyrtar të Bankës Qendrore, ai arriti vlerën e 2.3 miliardë eurove ose 27 për qind më i lartë se viti 2006. Kapaciteti prodhues në vend, i pamjaftueshëm për të kënaqur kërkesën gjithmonë e në rritje të ekonomisë shqiptare për mallra, ka bërë që raporti i mbulimit të importeve nga eksportet të jetë në nivele të ulëta, 26 për qind. Transaksionet e tregtisë së jashtme tregojnë për një përqendrim të theksuar drejt mallrave të ndërmjetëm, të cilët gjatë vitit 2007 përfaqësuan pjesën dërrmuese të importeve (53 për qind). Ndërkohë, mallrat e konsumit janë ulur me 7 pikë në nivel përfaqësimi, duke zënë 30 për qind të totalit të importeve. Rritja e ndjeshme prej 36 për qind e mallrave kapitalë, ka bërë që ata të përfaqësojnë 14 për qind të totalit të importeve gjatë vitit 2007.

Rreziku i çmimeve
Kjo situatë e deficitit të thellë tregtar e lë vendin krejtësisht të pambrojtur përballë çdo rritjeje të mundshme çmimesh. Për këtë arsye rritja e çmimeve të produkteve bujqësore në tregjet ndërkombëtare dha një efekt të fortë e të menjëhershëm në tregun shqiptar. Sipas të gjitha vlerësimeve të kryera deri tani, handikapi më i madh në sektorët e zhvillimit vendas është pikërisht bujqësia. Edhe vetë Banka Botërore i ka vënë theksin me shqetësim gjendjes së vështirë në të cilën ndodhet sektori bujqësor shqiptar. Vetëm përmes një sektori bujqësor të zhvilluar, mund t’i bëhet ballë një rritjeje botërore të çmimeve të produkteve ushqimore, si dhe një krize ndërkombëtare të paralajmëruar që po afrohet. Por, sektori bujqësor shqiptar paraqitet i lënë në harresë dhe në kushte thuajse primitive.
Sektori bujqësor përbën 24% të PBB-së shqiptare, punëson rreth 50% të popullsisë dhe ushqen direkt po kaq miliona njerëz brenda kufijve territorialë. Siç argumentojnë ekspertët, që prej vitit 2000, kur Shqipëria u bë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë, qeveria shqiptare nuk ka hartuar asnjë politikë të mirëfilltë për subvencionimin e sektorit bujqësor, pavarësisht nga marzhi prej 5% që i lejonte marrëveshja e nënshkruar me Organizatën Botërore të Tregtisë. Kjo ndodh në një kohë kur, shtete të tilla si Italia dhe Greqia – të cilat zënë pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare të produkteve bujqësore me Shqipërinë – e subvencionojnë sektorin bujqësor me rreth 50% të të ardhurave bruto që burojnë prej tij.
Qeveritë shqiptare, duke theksuar në programet e tyre afatshkurtra e afatmesme se bujqësia është dhe do të jete një sektor prioritar për zhvillimin ekonomik e social të vendit, për faktin se ai punëson rreth 50% të popullsisë me të ardhura mesatare jo më të mëdha se 2000 euro në vit për familje, kanë hartuar e me pas zbatuar, disa strategji të shkëputura. Por, deri më sot nuk ka pasur asnjë skemë të qartë të realizuar me sukses.
Aktualisht, Shqipëria importon produkte bujqësore, por thuajse nuk arrin të eksportojë të tilla. Për pasojë, ekonomia përballet me një bilanc thellësisht negativ. Një handikap që bllokon eksportet shqiptare lidhet me arritjen e standardeve dhe të strukturave që i garantojnë ato. Nga ana tjetër, bujqësisë shqiptare, deri më sot, i ka munguar një orientim gjithëpërfshirës. Në këtë drejtim, shtetit shqiptar nuk i duhet të bëjë gjetje të reja gjë, i mjafton të kopjojë, ato struktura që sakaq janë të provuara në mos nga Bashkimi Evropian, së paku nga vendet fqinje, të cilat sanksionohen edhe si të detyrueshme në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Duke u vendosur standardet, hapen mundësitë për eksport dhe nga ana tjetër, krijimi i strukturave të kontrollit, garanton këto standarde, duke krijuar mirëbesim te partnerët. Platforma nuk mund të konsiderohet e plotë, pa u mbështetur prodhimi në mënyrë të orientuar, në mënyrë që t’i ofrohet fermerit çfarë të prodhojë.
Në këtë pikë, ekspertët sugjerojnë t’i imponohet fermerit dija e shtetit përmes subvencioneve. Aktualisht, sipërfaqja mesatare e fermave në Shqipëri është 1,1 ha, çka do të thotë se prodhimi orientohet kryesisht për vetëmbajtje – ndryshe, për ushqim vetjak. Nga ana tjetër, nuk mundësohet penetrimi i mekanikës bujqësore, si traktorë etj, për shkak të ngastrave shumë të vogla, të rrethuara me gardhe. Në këto kushte, nëse shteti do të ofronte subvencion për femrat mbi 20 hektarë, fermerët do të kishin një arsye të fortë për të bashkuar parcelat e tyre, duke i shndërruar në sipërfaqe të mëdha prodhuese.
Një nismë pozitive bujqësore – ndoshta e vetmja e këtij lloji nga qeveria Nano – vendosi një taksë simbolike mbi tokën. Kjo taksë e imponuar nënkuptonte që ata fermerë që nuk e përdornin tokën e disponuar, u interesonte më shumë ta shisnin apo ta jepnin me qira, se sa të paguanin pa marrë përfitime nga ajo. Por aktualisht, kjo taksë mblidhet vetëm në rreth 30% të fermerëve. Subvencionet që zbatohen aktualisht janë në një plan horizontal, pra zbatohen njëlloj për të gjithë prodhuesit, ndërkohë që nuk mund të konkurrohet me të gjitha produktet. Në këtë pikë, nuk nevojitet ndonjë studim i hollësishëm. Mjafton të shihet se cilat produkte janë eksportuar gjatë tre viteve të fundit dhe kombinuar me mundësitë gjeografike të kultivimit të tyre, të subvencionohen prodhuesit përkatës. Në këtë mënyrë, fermerët do të ishin të interesuar të ndiqnin orientimin e strukturave shtetërore.

Emigrantët dhe
turizmi “shpëtojnë” ekonominë
Duket se punët do të kishin qenë shumë më keq për ekonominë shqiptare, duke pasur parasysh vetëm bilancin tregtar. Në fakt paratë që hyjnë në vend dhe ato që dalin jashtë, përfshijnë edhe elementë të tjerë, siç janë të ardhurat që vijnë nga emigracioni dhe të ardhurat nga turizmi. Të dy këta zëra kanë ndikuar rrënjësisht në përmirësimin e situatës. Transfertat korente si çdo vit marrin formë prej prurjeve nga emigrantët.Këto të fundit, përfaqësojnë burimin kryesor të financimit të deficitit në tregti mallrash dhe shërbimesh. Gjatë vitit 2007, janë vlerësuar në nivelin 947 milionë euro (me një rritje të lehtë vjetore prej 1.3 për qind) ose 12 për qind e PBB-së. Kontributi i këtyre dërgesave në zbutjen e deficitit tregtar llogaritet në rreth 44 për qind, me një rënie me 11 pikë përqindje kundrejt vitit të kaluar. Prurjet nga emigrantët janë shoqëruar edhe nga transferta të tjera private dhe shtetërore duke regjistruar 1 miliard euro transfera neto, për vitin 2007. Nga ana tjetër, rreth 1 miliardë euro kanë hyrë në vend nga turistët, duke arritur kështu, bashkë me emrigrantët dhe të hyra të tjera, një total prej rreth 2 miliardë eurosh, i cili suket se ka “shpëtuar” ekonominë shqiptare për vitin 2007.

Investimet e huaja në rritje
Fluksi i investimeve të huaja direkte gjatë vitit 2007 regjistroi 463 milionë euro, me një rritje vjetore prej 205 milionë eurosh kundrejt vitit të kaluar. Kjo rritje ka ardhur veçanërisht nga investimet në fushën e komunikacionit, rezultat kryesisht i procesit të privatizimit si dhe rritjes së pranisë së kapitalit të huaj në sektorin financiar të ekonomisë shqiptare. Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte janë shoqëruar me flukse të kapitalit në formën e huamarrjes, rreth 129 milionë euro. Nga të cilat, 93 për qind kanë shkuar në sektorin e qeverisë. Rritja e këtyre detyrimeve ka çuar në rritjen e pagesave të ardhshme të borxhit të jashtëm. Njëkohësisht, shërbimi i borxhit të jashtëm për vitin 2007 ka reduktuar detyrimet tona me rreth 54 milionë euro, duke përfaqësuar vetëm 7 për qind të eksporteve tona, gjë që tregon për një aftësi paguese brenda niveleve të pranuara. Ndërkohë, huamarrja private duket të ketë ngadalësuar ritmet e rritjes së saj. Krahasuar me vitin 2006, rritja e detyrimeve të këtij sektori vlerësohet sa 27 për qind e fluksit hyrës të një viti më parë dhe zë vetëm 7 për qind të huamarrjes. Këtë vit, një rëndësi të veçantë kanë marrë detyrimet financiare të krijuara nga investimet afatshkurtra, në formën e rritjes së depozitave të jorezidentëve si edhe nga detyrime të tjera, të krijuara nga sektorët financiarë dhe ata jofinanciarë (250 milionë euro). Këto detyrime kanë qenë kryesisht në euro (66 për qind) dhe në dollarë (34 për qind). Vlen të përmendet, që kjo rritje ka ardhur edhe si rrjedhojë e vendosjes së depozitave të emigrantëve në sistemin tonë bankar, gjë që tregon rritje të interesit të emigrantëve për të investuar në ekonominë shqiptare

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
 
Deficiti i frikshëm
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: EKONOMI & BIZNES-
Kërce tek: