PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 EULEX: Fazli Sejdiu nuk deshi të vrasë Hashim Thaçin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: EULEX: Fazli Sejdiu nuk deshi të vrasë Hashim Thaçin    Sun Oct 30, 2011 9:31 pm

Fazli Sejdiu nuk kishte qëllim ta vriste kryeministrin Hashim Thaçi, por të vidhte në shtëpinë e tij në lagjen Arbëria më 2008. Një prokuror i EULEX-it ka rrëzuar aktakuzën e ngritur dy vjet më parë nga një koleg i tij kosovar se Sejdiu, i cili kishte shumë raste me precedent penal si përdorues drogash, duke hequr akuzat për vrasje të rëndë në tentativë të Hashim Thaçit dhe akuzën tjetër për armë.

Portali LajmeShqip ka siguruar aktakuzën e përmirësuar që mban datën 26 tetor 2011, e cila nuk i ka përfshirë akuzat e mëhershme. EULEX-i ka hequr dorë nga akuzimi edhe i tre personave tjerë: Alban Gecit, Kushtrim Gecit, të cilët janë djemtë e Sabit Gecit, dhe Orges Prelvukajt, vëlla i reperit kosovar që tash është këshilltar i ministrit të Kulturës, Genc Prelvukajt, nuk akuzohen më për dhënie të ndihmës. Prokurori i EULEX-it i ka liruar ata nga akuza me arsyetimin se nuk ka prova se kanë kryer këtë vepër penale.

Fazli Sejdiu kishte shkuar natën vonë në shtëpinë e Thaçit për të vjedhur pa e ditur se ajo ishte shtëpia e kryeministrit. Ai ishte plagosur nga roja dhe për këtë ishte mbajtur në paraburgim dy muaj.

“Meqenëse nuk janë gjetur armë që i përkisnin apo në posedim të të pandehurit, meqenëse ekzaminimi mjekoligjor tek i pandehuri dëshmoi se nuk janë gjetur grimca të mbetjeve në duart e tij, meqenëse vetëm katër gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes që u dëshmua të jenë gjuajtur nga një pistoletë modeli HS-2000, që i përkiste rojës së sigurimit, meqenëse vetëm një gëzhojë tjetër është gjetur në vendin e ngjarjes që u dëshmua të jetë gjuajtur nga një pistoletë HS-95, që i përkiste vëllait të palës së dëmtuar, nuk ka dëshmi që e përkrahin aktakuzën fillestare kundër të pandehurit të parë, po në anën tjetër ekziston dëshmi e mjaftueshme për ta fajësuar për vjedhje”, thuhet në aktakuzë, ndërsa raporton Koha.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
EULEX: Fazli Sejdiu nuk deshi të vrasë Hashim Thaçin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: