PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sharr, helmohen nxënësit shqiptarë nga produktet serbe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Sharr, helmohen nxënësit shqiptarë nga produktet serbe   Fri Oct 28, 2011 7:41 pm

Në fshatin Bresanë, të komunës së Sharrit, disa nxënës të shkollës fillore “28 nëntori”, janë helmuar nga konsumimi i produkteve serbe.

Njoftimin për helmimin e nxënësve e ka lëshuar Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr.

“Rasti ka ndodhur gjatë festimit të ditëlindjes së nxënësit Mukadin Fejzullahu, kur ai së bashku me shokët kanë konsumuar ëmbëlsira të llojit “Tako” të prodhuara në Serbi. Më pas, nxënësit kanë filluar të ankohen për dhimbje të forta të barkut dhe vjellje e vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Drejtori i shkollës dhe kujdestari i klasës i kanë shoqëruar nxënësit menjëherë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas tyre, shkas i helmimit ka qenë ky lloj i ëmbëlsirës, i cili edhe pse nuk kishte afat të skaduar, kundërmonte një erë të keqe.

Doktoresha Lebibe Hasani nga Instituti për Shëndet Publik, ka pohuar se janë marrë mostra nga të vjellat e nxënësve dhe rezultatet e analizës përfundimtare të rastit konkret do te publikohen te hënën.

“Përveç dëmit ekonomik që po i sjell vendit konsumimi i produkteve serbe të cilin ne do të vazhdojmë ta denoncojmë, lejimi i qarkullimit të tyre në treg nënkupton pranimin e vetëdijshëm të rrezikut real të cenimit të shëndetit publik, ashtu siç ndodhi me fëmijët në Bresanë të Sharrit”, thekson Vetëvendosje, e cila gjithashtu kërkon nga organet e rendit nisjen e menjëhershme të hetimeve për rastin konkret si dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj importuesve vendor të këtyre produkteve. /zëri/

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Sharr, helmohen nxënësit shqiptarë nga produktet serbe
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: