PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tre policë të përfshirë në rrëmbimin e biznesmenit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Tre policë të përfshirë në rrëmbimin e biznesmenit   Fri Oct 07, 2011 8:44 pm

Rrëmbimi i një biznesmeni, në rajonin e Prizrenit, i ka qitur edhe një ‘hije’ të keqe Policisë së Kosovës. Të dyshuar për rrëmbim për përfitime materiale, janë arrestuar pesë veta, tre prej tyre policë të Kosovës. Agjencia e lajmeve Ekonomisti, thotë se për shkak të policëve rasti është mbajtur tepër sekret.

Policët në dy operacione të ndara kanë arrestuar pesë të dyshuar, ndër ta tre pjesëtarë të policisë. “Saktësisht dy policë, njëri nga ta me gradë rreshter dhe një police femër. Këto informata rreth policisë së përfshirë në këtë rast janë mbajtur të mbyllura”, ka potencuar burimi i agjencisë.

Ekonomisti shkon edhe më tej kur përmend emrat e policëve: Besim Paçarizi, Beqir Dangallaj dhe policja Fatmire Rexhbeqaj, me detyrë në rajonin e Prizrenit.

Sipas agjencisë, rrëmbimi ka ndodhur ndërmjet 10 e 14 shtatorit. I rrëmbyeri është mbajtur në një shtëpi në rrethinën e Prizrenit dhe rrëmbyesit kanë kërkuar nga ai rreth 100.000 euro në këmbim të lirimit.

I rrëmbyeri, dyshohet të ketë paguar një shumë të të hollave të kërkuara dhe me datën 14 shtator, rreth mesnatës, është lënë i lirë. Në vijim, më 23 shtator policia ka bërë arrestimin e të dyshuarve, si dhe kontrollimin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarve në Prizren.

Si pjesë e procedurës hetimore, siç edhe është njoftuar nga policia në atë kohë, gjatë kontrollit policia ka konfiskuar dy armë automatike të llojit AK 47, 39 fishekë të kalibrit 7.62, 43 fishekë të kalibrit 9 mm dhe një kompjuter laptop, 3 telefona mobilë dhe sende të tjera, të cilat mund të përdoren si prova materiale në procedurë.

Personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. I kontaktuar përmes telefonit, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka rekomanduar që lidhur me rastin të merren informacione nga zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Hazir Berisha. Ky i fundit, sipas agjencisë, ishte e pamundur të kontaktohet, sepse e kishte telefonin të mbyllur.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
Tre policë të përfshirë në rrëmbimin e biznesmenit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: