PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shqipëria dërrmohet në Stade de France

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Shqipëria dërrmohet në Stade de France   Fri Oct 07, 2011 8:37 pm

Shqipëria ka pësuar edhe një disfatë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012, pasi që të premten mbrëma janë dorëzuar para Francës në Stade de France. Kombëtarja kuqezi ka pasur një paraqitje të dobët kundër francezëve, duke lejuar që trekolorët shumë lehtë të arrijnë deri te fitorja që i mban edhe më tutje në krye të Grupit D dhe me gjasa të mëdha që të siguroj biletën për në Ukrainë dhe Poloni vitin që vjen.

Francezët ia lehtësuan vetes punën qysh në pjesë lojën e parë, kur arritën epërsinë prej dy golave. Malouda kaloi francezët ne epërsi në minutën e 11-të, derisa Remy e dyfishoi atë në minutën e 38-të.

Nuk është pritur më shumë nga një formacion i arnuar kuqezi, me shumë emra të rinj të cilët u grumbulluan për emergjencë, pasi që ishte hera e parë që luanin me njëri-tjetrin e vetëm tri ditë ishin stërvitur bashkë. Fitoren franceze e vulosi Reveillere me golin e shënuar në minutën e 67-të.

Kjo ishte humbja e pestë për kuqezinjtë në kualifikime, karshi dy fitoreve dhe dy barazimeve. Këto eliminatore ndryshe nga ç’filluam po mbyllen me një paraqitje të shpërfytyruar për Shqipërinë, e cila do të përballet edhe me Rumaninë në “Qemal Stafa” më 11 tetor. Franca dhe Bosnja të martën do të vendosin për vendin e parë në grup, derisa do të takohen në Stade de France.

Zvicra ka pësuar një goditje të fortë më duel me Uellsin. Helvetikët, në radhët e të cilëve janë paraqitur katër shqiptarë, Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi kanë pësuar disfatë 2:0 dhe kështu kanë humbur çdo shpresë për tu kualifikuar në Euro 2012. Ramsey (60’) dhe Bale (71’) fundosën Zvicrën, duke i dhënë një fitore të pa vlerë kombëtares së tyre.

Gjermania, Holanda, Italia, Anglia, Portugalia dhe Spanja janë kombëtaret që tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në pjesën përfundimtare në Euro 2012. Gjermania e ka ruajtur pamposhtërinë, nëntë ndeshje – nëntë fitore, duke triumfuar si mysafirë ndaj Turqisë 1:3, sikurse edhe Holanda me fitoren minimale ndaj Moladvisë 1:0. Greqia e ka dërrmuar Kroacinë duke marrë lidershipin e Grupit F.

Dy golat e Samaras (71’) dhe Gekas (79’) ia kanë mundësuar grekëve të mposhtin kroat dhe tashti më dy pikë më shumë udhëheq në grup, vetëm edhe një xhiro para mbylljes së kampanjës kualifikuese. Mali Zi me dy gola të shënuar në minutat e fundit të secilës pjesë ka marrë një pikë të madhe nga ballafaqimi me Anglinë e favorizuar në terren të vet.

Malazezët me pikën e fituar e kanë siguruar play-offin dhe mundesinë që të udhëtojnë në Euro 2012, si i dyti i Grupit G. Në radhët e malazezëve është paraqitur edhe sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj. Suedia e ka kapur trenin e fundit që të shpresoj për një vend në Ukrainë dhe Poloni, derisa ka shënuar fitore si mysafirë ndaj Finlandës me rezultat 2:1. Larson dhe Olson ia siguruan tri pikë suedezëve, të cilëve u mbetet që të barazojnë në ndeshjen e fundit me Holandën dhe sigurojnë kualifikimin.

Armenia ka bërë befasinë më të madhe të premten duke shënuar fitore ndaj Maqedonisë 2:0, me të cilin hyri në garë për pozitën e dytë në Grupin B, së bashku me Irlandën Veriore, e cila pa probleme të mëdha ka mposhtur Andorën. Kështu këto dy kombëtare do të luftojnë të martën për pikët e mëdha.

Tetë të parët nëpër grupe kualifikohen drejtpërdrejtë në Euro 2012, së bashku

me tri ekipet e dyta në grupe me rezultate më të mira, derisa katër ekipe do të luajnë ndeshjet e barazhit.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Shqipëria dërrmohet në Stade de France   Fri May 18, 2012 7:47 pm

ku din futbollistat e vendit ton me lujt;sia thon kesaj pune vec marrin leket kot

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Shqipëria dërrmohet në Stade de France
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: