PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Arrestohet kardiokirurgu i rrejshëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Arrestohet kardiokirurgu i rrejshëm    Thu Oct 06, 2011 9:10 pm

Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar të enjten KosovaLive se kanë arrestuar “mjekun” Hajrullah Binakaj, pronar i spitalit privat për kardiokirurgji “Heart” në Gjakovë, me dyshimin se ka ushtruar detyrën e kardiokirurgut pa diplomim përkatës.

Arrestimi i 46 vjeçarit është kryer të mërkurën rreth orës 21:30, pas hetimeve katër mujore nga hetuesit e Njësitit për krime ekonomike.

Hetimet e nisura para katër muajve, janë iniciuar pas ankesave të disa pacientëve që janë trajtuar nga personi i arrestuar.

“Kemi dëshmi se ky person ka të regjistruar Fakultetin e mjekësisë, por nuk ka dëshmi që ka diplomuar si mjek e lere si kardiokirurg. Ai ka kryer vetëm disa trajnime për kardiokirurg”, thotë për KosovaLive ky burim i sigurt brenda policisë.

Mjeku i rrejshëm, që ka luajt me shëndetin e njerëzve, dyshohet se ka vendos stenda me nevojë e pa nevojë nëpër arteriet e pacientëve vetëm për të përfituar para.

I dyshuari ka bashkëpunuar edhe me kardiolog të vendeve të jashtme, të cilët kohë pas kohe kanë kryer operacione në spitalin e tij.

Arrestimin e mjekut të rrejshëm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, i cili shtoi se i dyshuari po mbahet në masa të ndalimit policor. /Telegrafi/

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
Arrestohet kardiokirurgu i rrejshëm
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: