PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 AFORIZMA PËR MENDIMIN DHE FJALËN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: AFORIZMA PËR MENDIMIN DHE FJALËN    Mon Oct 03, 2011 11:56 pm

- Thuhet se për mendime të mëdha duhet të jesh edhe hero edhe idealist, e unë them: Për mendimin pozitiv duhet të jesh vetëm NJERI!
- Mendimet më të thella janë aq të thjeshta sa secili lexues do të mendojë se këto janë mendimet e tij!
- Mendimet rrinë në secilin njeri, si ajka në çdo pikë të qumështit!
- …mendimi i mirë, herë-herë, është sikur brumi: duhet ngjeshur mirë e mirë, që të shndërrohet në mendim jetëgjatë!
- Mendimet shpesh janë sikur era: shuajnë zjarrin e vogël, por ndezin edhe më shumë zjarrin e madh!
- Mendimet e këndshme sjellin kthesa!
- Mendimet e fuqishme, nëpërmjet njeriut, sundojnë botën!
- Nuk ka asgjë në botë që të çarmatosë me shumë e me fort se sa mendimi që përmban mirësi!
- Mendimi pozitiv është mbret i gjithë botës, mendimi negativ është mbret vetëm i budallenjve!
- Ortaku ynë tha: Mendimet janë si diamanti, aq sa është zor të gjenden, aq është zor të përpunohen!
- Të gjitha qeveritë në botë mbledhin tatime e bëjnë investime, por asnjë qeveri në botë nuk mund të mbjellë gëzime në zemrat e njerëzve si mendimi pozitiv!
- Thuhet: Njerëzit vdesin, përmendoret rrënohen, vetëm mendimet që ndërtojnë jetën e brezave jetojnë deri në amshim!

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: AFORIZMA PËR MENDIMIN DHE FJALËN    Mon Oct 03, 2011 11:57 pm

- Mendimi pozitiv është çelës që i hap të gjitha dyert e thesarit të jetës!
- Mendimi, thonë të urtit, është vetëm një vetëtimë, por ajo vetëtimë është gjithçka!
- Të gjitha që i kemi dhe gjithçka që jemi, është vetëm pasojë e mendimeve tona!
- Mësuesi tha: Mendimet janë fuqi që e vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën!
- Në qoftë se vetëdijesohemi për fuqinë e mendimeve, nuk do të kemi nevojë të akuzojmë askënd për dështimet tona!
- Është e njohur se mendimi krijues është vlera e parë e gjinisë njerëzore: të krijosh do të thotë të jetosh edhe shumë kohë përtej vdekjes!
- Në qoftë se, vërtet, vetëdijesohemi për fuqinë e mendimeve tona, do ta kemi vetëm një nevojë: të dashurit tanë t’i ftojmë në festat e gëzimeve!
- Nënvizoje me vijë të trashë: Asnjëherë mos i beso asnjë mendimi që lind në kokën tënde, në qoftë se ai mendim nuk të sjell gëzim në zemër!
- Mësuesi tha: Jam betuar se do ta dëgjoj vetëm njeriun që fjalën e përdor për të thënë një MENDIM dhe mendimin e përdor për të thënë TË VËRTETËN!

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: AFORIZMA PËR MENDIMIN DHE FJALËN    Mon Oct 03, 2011 11:57 pm

- Plaku tha: Mendja e fuqishme që ndjek qëllime praktike, është mendja më e mirë në botë!
- Mendimi pozitiv është sikur dielli: gjithë natyrës i jep dritë e jetë dhe nuk krijon zhurmë!
- Mendimi pozitiv është sikur dielli: asgjë nuk rëndon, asgjë nuk lëndon dhe asgjë nuk rrënon!
- Mendimi pozitiv është begati e pafund: mund të marrin të gjithë sa të duan dhe, prapë, kurrë fundi s’i shihet!
- Mendimi pozitiv depërton nëpër tërë qenien e njeriut, sjell dritë, ngrohtësi, energji dhe kurrë nuk thyen, as nuk lëndon gjë!
- Mendimi pozitiv është barra më e lehtë në jetë, askush deri më sot nuk ka ndier lodhje prej tij!
- Mendimi pozitiv nuk shkakton ngopje, natë e ditë mbill mendime pozitive në qenien tënde dhe, prapë, do të kesh nevojë për mbjellje të reja!
- Mendimi pozitiv është fillimi i udhëtimit drejt QETËSISË!
- Mendimi pozitiv është ama e jetës së lumtur!

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: AFORIZMA PËR MENDIMIN DHE FJALËN    Mon Oct 03, 2011 11:57 pm

Aforizma për fjalën

- Fjala e saktë është zile alarmi, që e zgjon nga gjumi mjekun më të mirë në botë, i cili gjendet në trupin e njeriut! (Daut Demaku)
- Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ato mund t'i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi! (Sami Frashëri)
- Është lehtë të flasësh kur ke ç'të thuash, mirëpo vështirë është ç'të thuash kur duhet të flasësh! (Elioti)
- Me sytë e bukur, shiko vetëm për të mirën e të tjerëve. Me buzët e bukura fol vetëm fjalë mirësie. Dhe për bukurinë e lëvizjeve të trupit, ec duke e ditur se kurrë nuk je vetëm! (Audrey Hepburn)
- Tri gjëra kurrë nuk mund të kthehen mbrapsht: fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe koha e kaluar! (Thënie angleze)
- Fjala është grua shtatzënë që lind viganë! (Miroslav Kërlezha)
- Fjala e saktë i hap dyert e barnatores më komplete në botë, që gjendet brenda trupit të njeriut! (Daut Demaku)
- Rrallëherë pendohemi për fjalët e pakta, e shpeshherë është fjalët e shumta. Kjo është një e vërtetë e vjetër, që e dinë të gjithë, veçse askush nuk i përmbahet! (La Bryeri)
- Fjala duhet të peshohet sipas meritës së fjalës, e jo sipas meritës së shqiptuesit! (Veton Surroi)
- Njeriu gjithnjë ka kohë për të shtuar një fjalë, kurse kurrë nuk ka kohë për ta tërhequr mbrapsht!
- Iu druaj atyre fjalëve të mëdha që a bëjnë neve kaq të palumtur! (James Joyce)
- Fjala është thikë me dy tehe, ajo edhe mund ta lëndojë shpirtin, por edhe mund ta shërojë atë! (Daut Demaku)

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: AFORIZMA PËR MENDIMIN DHE FJALËN    Mon Oct 03, 2011 11:58 pm

- Unë vërtet i përkas një sistemi ku fjalët janë në gjendje ta tundin krejt strukturën e një qeverie, ku fjalët mund të tregohen më të fuqishme se dhjetë divizione ushtarake! (Vaclav Haval)
- Mos e përdor fjalën e huaj "ideal". Ne e kemi fjalën e hatashme burimore "gënjeshtër"! (Henrik Ibsen)
- Fjala është e dobishme vetëm kur është e matur dhe kur thuhet në kohë dhe në vend të duhur!
- Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet! (Sami Frashëri)
- Madje as një jetë e lumtur nuk mund të jetë pa një përmasë errësire, dhe fjala lumturi do ta humbte kuptimin e saj nëse nuk do të ishte e baraspeshuar me trishtimin! (Carl Jun)
- Fjalët e mia në mendjen e saj: gurë të ftoftë e të shndritshëm duke u fundosur në një moçal! (James Joyce)
- Dy fjalë janë të çuditshme: fjalën e urtë që e nxjerr budallai, pranojeni atë, dhe fjalën e dobët që e shqipton i urti, faleni atë!
- Fjalët e urta janë zbukurim i të folurit! (Thënie persiane)
- Pleqëria është 60 për qind bindje: nëse e do rinimin, ndryshoje këtë bindje me fuqinë e fjalës! (Daut Demaku)
- Një fjalë na çliron nga të gjitha barrët dhe dhimbjet e jetës: ajo fjalë është "dashuria"! (Sofokliu)
- Biseduesi duhet të ketë kujdes çka flet, në çfarë vendi flet, dhe në çfarë mënyrë flet! (Ciceroni)
- Veprat flasin më shumë se sa fjalët! (Thënie angleze)
- Një punë e bukur është më e dobishme se sa një mijë fjalë të bukura! (Sami Frashëri)
- Të flasësh për fjalën është më e vështirë se sa të shkruash për heshtjen! (Heidegger)
- Para se fjalët të mbarojnë me pikë, le të fillojnë nga pika! Pika është vetëm pikë. Por, pa pikën fjalët e humbasin kuptimin! (Fatmir Muja)
- Thuaje fjalën që duhet, ose heshtë!

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: AFORIZMA PËR MENDIMIN DHE FJALËN    Today at 3:44 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
AFORIZMA PËR MENDIMIN DHE FJALËN
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: AFORIZMA-
Kërce tek: