PortaliForumiPytësoriKërkoRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Dritero AGOLLI (Poezi)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar: 27/11/2010
Postime Postime: 3474
Vendodhja Vendodhja: Always where I need to be...:)
Mosha Mosha: 30

MesazhTitulli: Dritero AGOLLI (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 2:19 pm

Dritero AGOLLI, poet, prozator dhe publicist i njohur.Lindi ne vitin 1931 ne Menkulas te Devollit. Për nga gjinitë, krijimtaria e tij është e pasur, midis te cilave spikat romani "Komisari Memo", romani satirik "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", si dhe shume poema ku gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.


Edituar për herë të fundit nga Mondi në Fri Sep 30, 2011 2:42 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar: 27/11/2010
Postime Postime: 3474
Vendodhja Vendodhja: Always where I need to be...:)
Mosha Mosha: 30

MesazhTitulli: Re: Dritero AGOLLI (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 2:20 pm

Këtu s'do jem


Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar: 27/11/2010
Postime Postime: 3474
Vendodhja Vendodhja: Always where I need to be...:)
Mosha Mosha: 30

MesazhTitulli: Re: Dritero AGOLLI (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 2:21 pm

I Përndjekuri I Dashurisë

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar: 27/11/2010
Postime Postime: 3474
Vendodhja Vendodhja: Always where I need to be...:)
Mosha Mosha: 30

MesazhTitulli: Re: Dritero AGOLLI (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 2:22 pm

Ëndërr e prere

1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.
Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.
2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.
Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...
3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.
4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar: 27/11/2010
Postime Postime: 3474
Vendodhja Vendodhja: Always where I need to be...:)
Mosha Mosha: 30

MesazhTitulli: Re: Dritero AGOLLI (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 2:23 pm

Malli për heronjtë


S'ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.


S'ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.


C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni?Pritja eshte e kote
S'ka heronj,tani ka pelivane!
Heshtja


Cigarja u dogj gjer ne fund,
Mbi tryeze gjumi me mori
ne xhamet era perdet s'i tund
dhe hesht koridori.


Me koke ne tryeze te flesh,
te shohesh endra te blerta...
Sa ndot...Te zgjohesh e prape te gjesh
ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!
Kujdes me fjalen


Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.


Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Varferia
Kishat e shembura
Malli per heronjte
Kujdes me fjalen
Heshtja

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar: 27/11/2010
Postime Postime: 3474
Vendodhja Vendodhja: Always where I need to be...:)
Mosha Mosha: 30

MesazhTitulli: Re: Dritero AGOLLI (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 2:25 pm

Berberi


Shume njerez ka qethur berberi ne jeten e gjate
atje ne floktoren e ktheses se ruges NAIMI
shume vdiqen fatmire a te ngrate
shume u vrane ,u burgosen dhe jeten u mori mergimi.


Qethi djaj e fisnike ,e kusare dhe mjaft deputete
dijetare e memure,kaptere e plot gjenerale
presidente te shkuar e te ardhshem,dramaturge e poete
kardiologe e xherahe,e dentiste qe shkulin dhembe e dhemballe


Ah,nga gjithe mullaret me koka cna mbeten
po te bente berberi nje album nga koket e qethura
sigurishte do i hapej nje nam tere jeten
si poetit te shquar ne librin me vjersa te zgjedhura.


Ja ky flok i takonte filan presidenti
filan presidenti qe vdiq a mbaroi i burgosur
keto balluke i mbante kusari me i madh i qytetit
kurse ato me tutje nje pusht i brengosur.


Keshtu do lexonin te zgjedhurat floke si liber
nga vetite e prodhimit te leshit ne kokat shqiptare
lere lere berberi vertete do te bente nje Bibel
po te kishte ne koken e vet dy-tri pare



_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar: 27/11/2010
Postime Postime: 3474
Vendodhja Vendodhja: Always where I need to be...:)
Mosha Mosha: 30

MesazhTitulli: Re: Dritero AGOLLI (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 2:41 pm

Një shkrepëse


Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.

Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini c'do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 

Dritero AGOLLI (Poezi)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk ::  ::  :: -