PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mimoza Ahmeti (Poezi)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Mimoza Ahmeti (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 12:10 am

Fluturoj e Lire

Nuk me besohet...çudi...
Ne pikën e nisjes
Ndodhem përsëri.
Njësoj...mendon dhe...ai.

Nuk e kanë thënë me kot
Por unë besova ëndrrën
Tani që po derdh lot
Nuk dëgjoj dot as këngën..

Nuk i shkëputa prangat
Për tu burgosur me ndryshe.
Fluturoj e lirë .
Si një dallëndyshe.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.


Edituar për herë të fundit nga Mondi në Fri Sep 30, 2011 1:00 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Mimoza Ahmeti (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 12:12 am

ÇMENDINA ME PORTE HAPUR

Po ikni, po na lini,
duke menduar; "Përgjithmonë",
Nga ky dhe që ishte juaji, joni,
që është çmendina jonë.
Çmendina jonë e dashur, mallëngjyese
me kafkat shqyese.

O te çmendurit e mi te shtrenjte,
sa ju dua,
megjithëse kurrë s'ju flas,
megjithëse kurrë s'me flisni
dhe dot s'ju duroj
dhe dot s'me duroni.
Por ky është rit:
ne nuk e shohim ne sy njëri-tjetrin
për pa urryer,
dhe ky është shkak
për t'u dashur gjer ne çmendim,
duke buzëqeshur ekzaltisht,
ndërsa ne faqe
lotët na rrjedhin,
lotët.

Bashkevuajtes te mi
që ikni mergueshem,
te cmendines sone unikale,
me sy te fiksuar
pas një ideje te vetme,
oh, vetëm pas një ideje te vetme,
që askurre s'u pa, s'u gjend askund
dhe s'di ndonjëherë ne ka për t'u gjetur.

Shperndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet me shtet...
Oh, çfarë piskame pisket
nga cmendina jonë
ne orën e vonë te perendimit,
kur malli e merr për bijte ne Perëndim...

C'trishtim!
Mure te rrjepur..Mure që gjithmonë
kufizojne horizontin
për te lënë një qiell pa fund përsipër.

Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
dikush me vete po flet:
Sidoqoftë shqiptarit,
kudo që te ndodhet,
i mjafton marrezia e vet...

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.


Edituar për herë të fundit nga Mondi në Fri Sep 30, 2011 12:59 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Mimoza Ahmeti (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 12:14 am

Është çudi kur je femër

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Mimoza Ahmeti (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 12:15 am

Gjithckaja ime

Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.


Edituar për herë të fundit nga Mondi në Fri Sep 30, 2011 12:58 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Mimoza Ahmeti (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 12:16 am

Mama Dhe Bijtë

Gjithmonë e me rralle te shoh,
gjithmonë e me tepër
çuditem
si dola nga barku yt dhe ti je ime bije.
Sepse je e vogel, mama, e pafajshme
dhe lotët i ke te brishte e te rinj.

Ti qe u plake dhe qan si foshnje
kur duhet te gëzohesh
e qe pikellimi te ndjek si urith
pikerisht kur liria hap nje shteg.
Po ti je e vogel, mama, e
pafajshme...

O zot, c'deshi nje njeri si ti
ne kete bote te sprovuar...
Ti akoma s'ke mesuar te genjesh,
e shtrenjte dhe duart i ke si dy
bonbone te vogla, te emblat duar, te sheqerta
nga lotet e tu.

Mireserdhe mama!
Ja shtepia, filaxhani i kafese dhe miresjellja ime
te serviret me kujdes, sofostike eshte, megjithate
ne mode...

Coje koken, perse qan?
Bijte e tu jane rritur tashme-
bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
ty te duan
misheredhimbsur, mama,
nuk te harrojne,
me mire vdesin,
Ke dhe ti ne zemen e tyre nje dritare,
nje oval gezimi, drite e shprese,
sepse te tute ishin naivet,
si kuaj lufte, me syte e medhenj
ushqyer me ujera kroi.

I deshe fort, mama, sic dite i deshe,
i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
me zerin qe e kishte si varg rruazash nbi gur...

Dikur...e mban mend, mama?
Ne shtepi kendoje,
ishe e re, e bukur
tani e kuptoj.
perendimi vdiste i lumtur per ate lloj kenge,
dhe syri yt i lumtur per ate lloj kenge,
dhe jeta ishte oganike, mama:
luanin kalamajte,
naivett qe ti i rite me delir horizonti...

Ja ku i ke perballe, te rrahur me jete e me sprove,
felligeshtia i ka vrare, por gjakun nuk ua ka sterpikur.

Jane te virgjer, mama, te perdalet e tu,
jane te virgjer,
lakuriq te pambrojtur, me gjithcka te fituar me
dhembe.

Mos i shaj, mama, se ben faj. Mos i truaj.
Te kane dashur, mama, te kane dashur.
I duaj. (Kurre prindi nuk mund te
mberrije dashurine efemijes.)

Kthehu, ece ne vete, mama,
mos qaj me.
Jane te fundit vjete te tute, ne
kete femijeri te dyte
mund te ngrohe pak dielli,
po t'i teresh syte.
Fshiji lotet, mama, jemi dermuar,
te buzeqeshesh pak, kjo eshte buke per ne.

O femija im i deshperuar,
mekati me i madh i perendise mbi dhe.

Mimoza Ahmeti

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.


Edituar për herë të fundit nga Mondi në Fri Sep 30, 2011 12:57 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Mimoza Ahmeti (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 12:54 am

Ti do te heshtësh

Ti do te heshtësh gjate atë dite,
ndoshta për fare atë nate,
kur te mos jete
mbi sferën e humbur te tokës,
figura ime krenare
me sytë e fuqishëm si shpeze
qe veç lirisë i përkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtësh djalë,
ti do te heshtësh,burrë,
ti do te heshtësh,shpirt,
kur te mos jem me unë.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,një nga ato qe vibrojnë afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungesës,
ajo heshtje e kthimit tënd,
ne një,ne një,ne një.
Ti qe gjithmonë me mua ishe dy,
dhe prape njësuar,
po kurrë bir vetmie.
Do te heshtësh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalët si guaska te rralla,
qe m'u desh aq rruge te eci për ti gjetur,
do te heshtësh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne një burrë si mijëra
(kurrë nuk mbaron argatëria se ngrëni burra.)
Do te heshtësh.Do te çohesh.Do te ikësh qe andej,
krah thyer drejt gojës se argatërisë do t'ikesh
duke tu zvogëluar trupi,shpatullat ne largësi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikësh argati im,do te zhdukesh,
dhe këtu historia jone do te mbaroje
historia jone e padëgjuar
qe e përgjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen çati.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Mimoza Ahmeti (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 12:55 am

Vdekja

O qetësi e gjithëfuqishme eternale,
nga ti unë dola me përpjekje,
te ti për tu kthyer.
Veç me i mundimshëm qenka kthimi...
Isha foshnje atëherë,
tani jam njeri.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Mimoza Ahmeti (Poezi)   Fri Sep 30, 2011 12:56 am

Qe ti je gomar kjo është diçka qe duket

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmët e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne gratë qe i humbe,qe i braktise, a shpëtuan duke ikur prej teje,
për mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithë prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisësh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mimoza Ahmeti (Poezi)   Today at 12:48 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mimoza Ahmeti (Poezi)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI KULTUROR (¯`♥´¯) :: LETËRSIA :: SHKRIMTARË SHQIPTAR-
Kërce tek: