PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shtatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Shtatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore    Thu Sep 29, 2011 8:51 pm

Në operacionin policor të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore të koduar me emrin “KRONI” u arrestuan shtatë persona të dyshuar dhe janë identifikuar dy viktima të trafikimit.

Femrat e identifikuara janë femra të mitura, shqiptare të Kosovës, ndërsa bëhet e ditur se hetuesitë kanë arritur të sigurojnë prova dhe dëshmi se viktimat ishin trafikuar sistematikisht duke u detyruar të ofronin shërbime seksuale klientëve të ndryshëm në këmbim të të hollave.

“Viktimat ishin mbajtur nën kontroll dhe të dyshuarit kryesor kanë përfituar shuma të konsiderueshme materiale nga trafikimi i viktimave”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit e tjerë të përfshirë në këtë rast janë bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprës penale të trafikimit me njerëz, përkatësisht në shfrytëzimin e viktimave.

Viktimat aktualisht janë strehuar, ndërkaq janë duke u trajtuar dhe mbrojtur sipas procedurave standarde nacionale për viktimat e trafikimit.

Ndërkaq, personat e arrestuar janë: Nurije D. 1978, Ramadan H, Driton B. 1988, E.D 1994, Ruzhdi A.1969, Kastriot M. 1989 dhe Dukagjin S. 1980, të gjithë këta shtetas kosovarë. /Telegrafi/

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
Shtatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: