PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KFOR-i nis heqjen e barrikadave në veri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: KFOR-i nis heqjen e barrikadave në veri    Tue Sep 27, 2011 12:36 am

Ushtarët e KFOR-it sonte kanë filluar të largojnë zhavorrin të cilin serbët e veriut të Mitrovicës kishin përdorur për të bllokuar rrugën kryesore që çon në pikëkalimin kufitar të Jarinjës.
Në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, gjendja është e tensionuar, mirëpo nuk ka përleshje, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta, raporton Zëri. Serbët, si kundër-reagim, kanë nisur të sjellin sasi tjera të zhavorrit për të vendosur sërish në rrugë.

Ushtarët e KFOR-it gjithashtu kanë hequr flamurin serb i cili po qëndronte në barrikadën e vjetër. Ata kanë larguar për rreth 100 metra pengesën e vendosur nga me tela gjemborë në drejtim të Leposaviqit, dhe kanë vendosur tanke dhe mjete të blinduara përgjatë rrugës që çon në bazën e KFOR-it.

Ndryshe, siç raportojnë mediet serbe, ushtarët e KFOR-it janë të pajisur me mjete për pengimin e trazirave. Forcat e KFOR-it gjithashtu kanë vendosur një pikë-kontrolli në bazën e tyre “Nothing Hill” tek Leposaviqi, ku po kontrollojnë të gjithë qytetarët që kalojnë andej, dhe po lejojnë kalimin e makinave vetëm një-nga-një. /Telegrafi/


_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
KFOR-i nis heqjen e barrikadave në veri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: