PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KFOR-i arreston disa serbë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: KFOR-i arreston disa serbë    Tue Sep 27, 2011 12:35 am

Pjesëtarët e KFOR-it amerikan të martën herët në mëngjes kanë filluar një aksion të ri të heqjes së barrikadave në vendkalimin kufitar Jarinjë dhe me këtë rast kanë arrestuar disa persona.
Kështu ka njoftuar agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug”, ndërkaq sipas agjencisë së lajmeve “Beta”, thuhet se ushtarët kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i larguar barrikaduesit, e më pas edhe i kanë lidhur ata.

Gjatë këtij aksioni, KFOR-i, sipas medieve serbe, ka arrestuar pesë persona që kujdestaronin në barrikada.

Ndryshe, bëhet e ditur se KFOR-i, që nga mëngjesi i sotëm, po arreston të gjithë personat që shfrytëzojnë rrugët alternative.

Ndër të arrestuarit është edhe i ashtuquajturi shef i mbrojtjes civile në Leposaviq, Radomir Bogdanovic, ndërkaq të arrestuarit e tjerë janë liruar më pas.

Mediet raportojnë se serbët, megjithatë, në afërsi të Jarinjës kanë ngritur një barrikadë të re. /Telegrafi/


_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
KFOR-i arreston disa serbë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: