PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KU FSHIHET LUMTURIA?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: KU FSHIHET LUMTURIA?   Sat Sep 24, 2011 9:39 pm

Kërkimi i lumturisë është po aq i vjetër sa njerëzimi. Poetë, filozofë dhe teologë kanë vrarë mendjen prej shekujsh për të përcaktuar çfarë është lumturia. Tani shkenca është përqendruar në të dhe është duke kërkuar përgjigje për pyetjet: Çfarë është lumturia? A matët ajo? A është diçka e mësueshme aftësia për të qenë i lumtur?


Studimet moderne nuk e përcaktojnë lumturinë si një çast euforik që kalon shpejt. Për to lumturia është më shumë një jetë e mbushur. Dhe kjo nuk është çështje talenti. Strategji si meditimi, mirënjohje për atë çka ke arritur, të mësosh të falësh, të vendosesh synime të arritshme, marrja e jetës me optimizëm, të gjitha këto mësohen dhe kontribuojnë në të ndjerit i lumtur.
Studime sistematike për gjendje shpirtërore pozitive janë duke u bërë prej dhjetë vitesh. Kjo e ashtuquajtur psikologji pozitive ka shënuar një moment kthese. Sepse tradicionalisht psikologët merren me anët e pakëndshme të jetës, si neuroza, frika dhe depresioni. Mihaly Csikszentmihalyi, i cili ka nxjerre koncepton "flow", të përfshirjes totale në një aktivitet, shpjegon pse është popullore psikologjia pozitive: "Ekziston një lloj urie, nevojë për t'u marrë me anët e bukura të jetës. Jo vetëm diskutim gjithë kohen se si shërohen neurozat, se si mënjanohen burnout ose se si ulet stresi. Këto gjëra janë pa dyshim të rëndësishme. Por ato nuk i japin njeriut ndjenjën se jeta është e rëndësishme".
Shumë studime për lumturinë botohen në "Journal of Happiness Studies". Kjo revistë botohet nga "World Database of Happiness". Kjo është një banke të dhënash mbi lumturinë e cili ndodhet në Institutin e sociologjisë në Universitetin Erasmus në Roterdam. Ruut Veenhoven e krijoi atë në vitin 1990. Ai shpjegon reaksionet në Universitetin Erasmus: "Koleget ishin skeptikë, por këtu kushdo mund të bëjë çfarë të doje. Vetëm se nuk merr ndihmë financiare, por kohën mund ta shfrytëzosh në atë mënyre që të thuash se kështu është mirë. Kurse tani ata thonë se, po, vërtet që ka diçka në këtë mes".

"Si e gjeta lumturinë"

Tal Ben-Shahar ka studiuar Filozofi dhe u specializua në kërkimin e lumturisë. Me këtë ai jo vetëm që lumturoi veten e vet, por edhe shumë nga studentët e tij. Leksionet e tij janë më të preferuarat në Harvard. "Herën e pare që mbajta leksione erdhën vetëm tetë studentë. Dy u larguan, pra në fund mbetën vetëm gjashtë. Vitin tjetër erdhën papritur 300 studentë. Dhe në vitin e tretë 900 të tjerë. Leksionet u benë shumë të preferuara sepse studentët i tregonin shokëve se ata e gjetën lumturinë", pohon Shahar.
Ai tregon dhe si e gjeti rrugën drejt lumturisë. Fillimisht pranon se ajo çka përfundoi në sallën e leksionit në Universitetin e Harvardit, filloi me shumë stres në një gare tenisi. "Unë mendoja se nëse do e fitoja garën ose kampionatin atëherë do të isha i lumtur. Sa herë që fitoja, vërtet që lumturohesha. Por kjo nuk zgjaste më shumë se dy ditë, ose një jave. Pastaj bija sërish në lojën e mëparshme midis lumturisë dhe trishtimit. Në fund m'u bë e qartë se diçka që vjen nga jashtë ose nuk ndikon fare ose të lumturon përkohësisht".

Ku gjendën më të lumturit e botës

Banka e të dhënave të lumturisë është një arkiv për të dhëna empirike. Këtu gjenden edhe krahasimet midis vendeve të ndryshme. Por në cilin vend të botës jetojnë njerëzit me të lumtur? Vendi i pare është Danimarka, e pasuar nga Austria dhe Zvicra. Disa rezultate studiuesi Ruut Veenhoven nuk mund t'i shpjegoje, për shembull që fëmijët i dëmton lumturia individuale. Ose që për shembull disa ndikime të ndjenja e lumturisë nuk mund të matën. Ka vende që zotërojnë artin e të jetuarit, për shembull diçka si ajo e amerikano latinëve. Kualiteti i poezisë, letërsisë, kjo nuk mund të matet me shifra prandaj nuk mund të llogaritet as efekti i tyre".

A jam e lumtur? Pyesni tim shoq

Psikologu amerikan Ed Diener nga Universiteti i Illinois, ka pyetur njerëz nga kultura të ndryshme se si e ndiejnë ata lumturinë. Ai ka qenë në shumë vende, që nga Massai në Kenia deri në banorët e lagjeve të varfra të Kalkutës. Dr. Diener ka arritur në përfundimin se ajo, lumturia varet edhe nga kultura përkatëse dhe nga shoqëria. "Djali im pyeti një grua në Indi. Për pyetjen e tij të pare se a është e lumtur, ajo u përgjigj: Burri im e di. Ai mund t`ju thotë nëse jam unë e lumtur apo jo".
Shkencëtari thekson se "për veshët tanë diçka e tille është e pazakontë" dhe vijon të citoje: "Pastaj djali im e pyeti për ndjenjën e vlerësimit të vetvetes, a e vlerëson ajo atë. Në perëndim diçka e tillë është shumë e rëndësishme. Por ajo tha: Për mua kjo është një gjë dytësore. Unë mund të gatuaj dhe të bëj gjerat që bën një shtëpiake. Për mua është e rëndësishme se si i kanë punët djemtë e mi".

Çfarë kuptojmë me lumturi

Por ndryshimet kulturore venë edhe më tej. Studiuesit e Universitetit Standford në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, shtrojnë pyetjen, nëse njerëz nga kultura të ndryshme thonë se janë të lumtur, a ndjejnë ata një gjë ose diçka të krahasueshme? Rezultati i papritur është se amerikanët dhe evropianoperëndimoret kuptojnë me lumturi një gjendje të animuar dhe ngacmuese. Kurse kinezet kuptojnë me të një gjendje të qetë, paqësore dhe krejt të ç'tensionuar të shpirtit.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
KU FSHIHET LUMTURIA?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SHKENCAT SOCIALE (¯`♥´¯) :: PSIKOLOGJIA-
Kërce tek: