PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bleona: Nuk është lehtë të arrish në Hollywood

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Bleona: Nuk është lehtë të arrish në Hollywood    Sun Sep 18, 2011 11:22 pm



Bleona Qereti, gjatë një interviste për të përditshmen kosovare “Zëri”, thotë se po të ishte lehtë të gjithë do të zgjidhnin të bëhen yje Hollywoodi.

Këngëtarja nga Shqipëria ende as vetë nuk është shndërruar në yll, por aktualisht është duke punuar me disa nga emrat më të spikatur të skenës amerikane të muzikës, si Timbaland, për të kompletuar albumin e saj në gjuhën angleze.

“Si mund të mendohet? Që unë erdha në Amerikë dhe direkt mora numrin e celularit të Timbaland apo Puff Daddy? Të ishin gjërat kaq të lehta do ishin bërë të gjithë yje Hollivudi. E gjithë kjo është proces!”.

“Unë kisha 8 këngë të përfunduara në anglisht nga producentë shumë të mirë, dhe mu desh një vit e gjysmë që t’i realizoja përpara se Timbaland të më fuste në studio. Sigurisht që këngët të gjitha do dalin në momentin që albumi do të jetë në treg”.

“Kam përfunduar 12 këngë dhe kam edhe 6 të tjera, pastaj nga 18 këngë do të zgjidhen vetëm 8 ose 10 këngë. Një shembull që publiku shqiptar të kuptojë që gjërat nuk janë të lehta. Keri Hilson ka inçizuar 80 këngë përpara se t’i ofrohej një kontratë dhe në fund nga ato janë publikuar vetëm 10. Dhe njëherë e them: ‘Të ishte e lehtë do ishin bërë të gjithë yje Hollivudi’”, ka thënë Bleona. /Telegrafi/

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Bleona: Nuk është lehtë të arrish në Hollywood
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: