PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mënyrat si të mbroheni nga ftohja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Mënyrat si të mbroheni nga ftohja    Sat Sep 10, 2011 9:09 pm

Simptomat e ftohjes nuk janë rezultat i ndikimit destruktiv të virusit, por mënyra në të cilën imuniteti juaj reagon në ta.

Në të vërtetë, simptomat e fortë të ftohjes janë rezultat i imunitetit të fortë, e jo i dobësimit, thekson ekspertja Jennifer Akerman në librin e saj “Ah-Choo”. Infeksioni virusal, i cili di të na kaplojë edhe disa herë brenda vitit, është i përhapur në mbarë botën, mirëpo për ftohjen na rrethojnë disa mite.

Imunitet më i dobët - ftohje më të fortë?

Simptomat e ftohjes nuk janë rezultat i ndikimit destruktiv të virusit, por mënyra në të cilën imuniteti juaj reagon në ta. Në të vërtetë, simptomat e fortë të ftohjes janë rezultat i imunitetit të fortë, e jo i dobësimit, thekson ekspertja Akerman.

Vitamina C e shëron ftohjen?

Më shumë se 30 hulumtime klinike me më shumë se 10 000 pjesëmarrës kanë treguar se konsumi ditor i vitaminave C nuk parandalon ftohjen. Ndikimi i tij është shkurtimi i kohëzgjatjes së simptomave.

Më së miri pa alkool?

Një apo dy pije në ditë do të mund të zvogëlonin gjasat të prekeni nga ftohja. Personat që nuk përdorin alkool më shumë i janë të ekspozuar ftohjes. “Është e mundur që personat të cilët konsumojnë alkool më pak të jenë të ekspozuar ftohjes, këtë nuk e kemi të qartë”, ka deklaruar Sheldon Kohen, udhëheqës i hulumtimeve.

Me puthje bartet ftohja?

Lirisht mund të putheni me një person të ftohur, nuk do të sëmureni! Deri në këtë përfundim ata kishin ardhur, pasi në studim kishin qenë të përfshirë personat e ftohur, të cilët për një minutë të tërë i kishin puthur personat e ftohur. Prej 16 rasteve, vetëm një person ishte infektuar.

Të moshuarit sëmuren më shpesh?

Jo, jo. Sa më të vjetër të jeni, aq më rezistent jeni ndaj ftohjes. Kështu që një person 50-vjeçar, për gjysmë më pak do të jetë i ekspozuar ndaj ftohjes në krahasim me një adoleshent. Pse? Personat e moshuar me kohë janë bërë më rezistentë dhe i kanë zhvilluar antitrupat, të cilët mbrojnë nga ftohjet.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Mënyrat si të mbroheni nga ftohja    Sun Jan 01, 2012 7:35 am

Ndryshimi i herepashershem i temperatures se ajrit, lageshtira, si dhe ndotja e ambientit jane shkaktaret kryesore te shfaqjes se virozave stinore. Mjeket pohojne, se simptomat e kesaj viroze jane te shumta dhe ndryshojne nga nje person tek tjetri. Mjekja infeksioniste, Alma Hoxhaj, tregon te gjitha keshillat e nevojshme, qe duhet te ndjeke nje person, i prekur nga gripi. Muaji tetor eshte periudha kur shfaqet fillimisht viroza dhe po ne kete muaj keshillohet edhe kryerja e vaksines antigrip, si per femijet, ashtu edhe per moshat e treta.

Gjate ketyre diteve te fundit vihet re nje ulje e ndjeshme e temperaturave, a jemi te rrezikuar nga virozat? Cilat jane me te pranishme ne kete periudhe?

Virozat me te shpeshta ne kete periudhe kane si shkak kryesor ndryshimin dhe luhatjet e temperaturave, te cilat ndodhin per nje periudhe kohe te shkurter. Njerezit kalojne me shume laringitin nga ftohja e kohes, si dhe nga lageshtira e madhe e ajrit ne kete periudhe. Duke u ndikuar nga keta faktore, shendeti i shume personave ka ardhur duke u perkeqesuar. Ata ankohen per dhimbje muskujsh dhe koke, mungese oreksi, dhimbje fyti, kolle. Ndryshimet e menjehershme te temperaturave - qe kane shoqeruar keto ditet e fundit - lageshtira, ndotja e ambientit bejne qe organizmi te mos pershtatet lehte me keto ndryshime dhe per pasoje dobesohet dhe bie lehte pre e viruseve te ndryshme, qe qarkullojne ne ajer. Karakteristike e ketyre shkaktareve eshte se jane me natyre virale dhe kane natyre arogene, qe do te thote se perhapen nepermjet sperkave, gje qe shton mundesine e transmetimit lehte nga nje person te tjetri. Pra, kjo do te thote se jane viroza ngjitese, nepermjet kontakteve apo edhe bashkejeteses.

Cilat jane simptomat kryesore, qe hasen tek personat e prekur nga keto viroza?

Simptomat e ketyre gjendjeve jane veshtiresi ne frymemarrje, kane kolle te thate, pergjithesisht. Por ndryshimi i motit sjell edhe ndryshime te temperatures trupore, e cila luhatet nga 37 deri ne 37.5, por keto mund te shkojne edhe me lart ne rastet kur viroza ka perparuar dhe nuk eshte luftuar. Tjeter simptome qe mund te permendim eshte nje dobesi dhe nje djersitje e madhe. Duke pasur gjithe keto probleme pacienteve u largohet oreksi, si dhe dhimbjet e kokes i kane te vazhdueshme deri ne momentin e largimit te virozes.

Ndersa jane nje sere simptomash, cilat do te ishin keshillat per t’u mbrojtur nga keto viroza?

Keshillat per te semuret jane te ruhen shume nga pirja e ujit te ftohte, po keshtu edhe e lengjeve te nxehta. Keshillohet qe, edhe lengjet qe pihen, te jene ne nje temperature normale me ate te ambientit. Po keshtu, edhe veshja duhet te jete ne baze te temperatures, ne mengjes dicka me te trashe, gjate dites pak me holle. Kjo, sepse ndryshimi i temperatures eshte shume i madh ne kete periudhe. Nje nder keshillat me te domosdoshme do te ishte konsumimi i sa me shume lengjeve, kryesisht ato te portokallit, te cilet permbajne vitamine C. Kjo lloj vitamine eshte shume e rendesishme ne kete periudhe, sepse mbron dhe rrit imunitetin, sidomos per semundjet virale. Vitamina C gjendet kryesisht tek agrumet, tek portokallet, limonet etj.

Cilet jane personat me te prekur ne kete periudhe? Po ata qe kane nje semundje kronike, a jane te rriskuar nga prekja e gripit?

Me te prekur nga virozat e stines jane femijet, kurse te rriturit jane disi me te mbrojtur. Por edhe te semuret kronike, si dhe mosha e trete, jane me te predispozuarit per t’u prekur nga virozat e stines. Tek personat, te cilet kane nje semundje kronike, imuniteti i tyre i trupit eshte me i ulet dhe ata mund ta marrin virusin shume me shpejt. Ndersa moshat e reja kane nje perjashtim, por virozat tek ata mund te jene vetem per shkak te veshjes, sepse nuk e alternojne.

Trajtimi jo i duhur i virozeve mund te shkaktoje nderlikime?

Po. Virozat mund te japin nderlikime te rrugeve te siperme te frymemarrjes, si dhe infeksione te veshit, por mund te japin dhe infeksione te rrugeve te poshtme te frymemarrjes si: bronkite, bronkopneumoni etj.

Shpesh, mjeket terheqin vemendjen se per parandalimin e virozave ndikon menyra e ushqyerjes. Konkretisht, si duhet te jete ajo gjate kesaj periudhe?

Menyra e ushqyerjes eshte shume e rendesishme per furnizimin e organizmit me energji dhe, per pasoje, dhe perballimin pa problem te periudhes se nderrimit te stineve. Natyrisht qe rekomandohet nje regjim ushqimor i balancuar dhe i pasur me vitamina, kripera minerale dhe proteina, mund te arrihet qe nderrimi i stineve te perballohet pa problem. Duhet te jene ushqime me shume kalori, sepse ne kete menyre mund te perballohen me mire ndryshimet klimaterike.



Po per sa i perket vaksines se gripit, kur rekomandohet?

Tashme eshte momenti me i mire per te bere kete vaksine, e cila keshillohet te injektohet, si tek femijet, ashtu edhe tek moshat e treta. Rekomandohet qe kjo vaksine te mos kryhet ne momentin qe personat jane te prekur nga virozat. Ndersa nga te dhenat dhe vizitat, qe ne kemi, mund te themi se, aktualisht, nuk paraqitet ndonje situate e veshtire apo fluks pacientesh te prekur nga virozat e stines.

Intervistoi S. Isaku

Viroza ngjitese

Ajo qe mjeket theksoje per virozen, e cila ka filluar te shfaqet dhe qe njerezit duhet te kene kujdes, eshte se ajo eshte ngjitese. Per kete arsye keshillohet qe kontaktet me personat, te cilet jane te prekur nga virozat, te jene sa me te pakta. Kjo viroze kalon edhe nepermjet prekjeve, peshqireve, carcafeve, si dhe kontaktit apo edhe bashkejeteses me te semurin. Kurse, ne rastet kur kjo viroze nuk kurohet, atehere kalon ne komplikacione, te cilat shkojne deri tek infeksione te rrugeve te poshtme te frymemarrjes si: bronkite, bronkopneumoni.

Simptomat

Dhimbje koke e vazhdueshme

Dhimbje muskujsh

Mungese ose humbje te oreksit

Dhimbje dhe acarim i fytit

Temperature e larte deri ne 39 grade

Veshtiresi ne rruget e frymemarrjes

Kolle e thate dhe e vazhdueshme

Keshillat

Te mos konsumohet uje i ftohte

Lengjet te konsumohen me temperature ambienti

Veshje ne baze te temperatures se ajrit

Konsum te lengjeve

Keshillohet lengu i portokalltit

Perdorimi i frutave me vitamine C

Berja e vaksines antigrip tek femijet dhe te moshuarit

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
 
Mënyrat si të mbroheni nga ftohja
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: