PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FRUTHI, diagnoza dhe masat parandaluese

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: FRUTHI, diagnoza dhe masat parandaluese    Sat Sep 10, 2011 9:07 pm

Fruthi ose morbilli, e njohur edhe si e “keqja e vogёl”, ёshtё sёmundje ngjitёse virale, qё klinikisht pёrcillet me temeraturё tё lartё, me shenja tё shprehura katarrale dhe paraqitjen e ekzantemës nёpёr lёkurё dhe enantemёs nё mukoza.

dr.Izet Sadiku, mr.sci,
infektolog


Fruthi zakonisht atakon moshat fёminore, por mund tё paraqitet edhe te tё rriturit. Fruthi pёrhapet pёrmes spërklave tё ajrit dhe para përdorimit tё vaksinës, sёmundja ёshtё paraqitur nё formë epidemike çdo 2-5 vite. Pas aplikimit tё vaksinёs, incidenca e kёsaj sёmundje ёshtё zvogëluar, por herё pas here paraqiten epidemi nё popullatën joimune. Nё vendet e pazhvilluara fruthi ёshtё njёri nga problemet kryesore shёndetёsore pёr moshat e fёmijёve, ku pёr shkak tё komplikacioneve nё sistemin nervor qendror dhe sistemin respirator, vdekshmëria arrin deri nё 20%.

Kush e shkakton fruthin?

Virusi i fruthit bënё pjesё nё grupin e paramixovirusve, ka madhёsi 120-150nm.

Si pёrhapet?

Fruthi ёshtё sёmundje vetёm e njerëzve. Burim i nfeksionit ёshtё njeriu i sёmurё, i cili e mban virusin nё mukozёn e rrugёve tё frymarrjes, ndёrsa infekcioziteti mё i madh ёshtё nё javёn e parё, nё stadin katarral tё sёmundjes. Nё stadin e ekzantemës, infekcioziteti ёshtё i vogёl pёr shkak tё sasisё sё vogёl tё virusit nё rrugёt respiratore. Dy ditё pas paraqitjes sё ekzantemës, i sёmuri nuk ёshtё mё infekcioz. Pёrhapja e virusit bёhet pёrmes rrugёs frymarrjes dhe konjuktivёs, pёrmes spërklave tё ajrit nё kontakt tё drejtpërdrejt me tё sёmurin. Pasi qё virusi i morbillit ёshtё shumё i ndieshёm nё ambientin e jashtёm ku qёndron vetёm 10 minuta, pёrhapja e sёmundjes nga personi i tretё (mёnyra indirekte) bёhet nё raste tё rralla nё çerdhe dhe institucione ku ka shumё persona. Kёshtu qё, gjatё kohёs sё paraqitjes sё sёmundjes duhet qё dhoma e tё sёmurit tё ajroset sa mё shumё.
Sёmundja mё shumё pёrhapet nё qytete ku ka karakter endemik pёr shkak tё kontakteve mё tё shpeshta nё mes njerёzve dha paraqitet nё sezonin dimёr- pranverё. Tё porsalindurit deri nё moshёn 6 mujore, nuk sëmuren nga fruthi nё qoftё se nёna e fёmiut e ka kaluar sёmundjen ose ёshtё vaksinuar, sepse antitrupat barten nё formё pasive me rrugё transplacentare nga nёna te fryti. Nёse nёna nuk ёshtё imune mund tё sëmuren nga fruthi edhe tё porsalindurit.



Nё Kosovё vaksinimi i obliguar kundёr fruthit ka filluar nё vitin 1971, i cili e ka përmirësuar shumё gjendjen epidemike me kёtё sëmundje, por pёrkundёr kёsaj, Kosova, ka pasur njё shkallё mё tё lartё tё vdekshmёrisё nga kjo sёmundje nё krahasim me vendet e rajonit.

Cila ёshtё pasqyra klinike?

Inkubacioni (periudha prej momentit tё infektimit deri te paraqitja e shenjave tё sëmundjes) fruthit, zgjat 10-12 ditё dhe nё kёtё fazё nuk ka shenja tё sёmundjes.
Pastaj fillon paraqitja e shenjave tё sёmundjes e cila kalon nёpёr dy stade:

1. Stadi kataral i cili shoqёrohet me temperature tё lartё, ngjizje tё zёrit dhe kollё, skuqje tё konjunktivave sё syrit. Nё zgavrёn e gojёs nё nivel tё dhёmbёve tё poshtёm molar paraqiten njollat e Koplikut qё kanё ngjyrё tё bardhё nё tё pёrhimët me skuqje rreth tyre me madhёsi rreth 1 mm e qё paraqesin shenjёn e sigurt tё fruthit.
Ky stad zgjat 3-4 ditё dhe e dallon fruthin nga sëmundjet tjera ekzentematike si, Rubeola dhe Varicela, tё cilat kanё stad katarral mё tё shkurtёr dhe jo shumё karakteristik .

2. Stadi egzantematik fillon nё kohёn kur temperatura ёshtё 39-40°C, me paraqitjen e ekzantemës makulopapuloze, qё fillon sё pari pas veshёve, nё fytyrё, kokё (pjesёn me qime), pastaj përfshin qafen, kraharorin dhe tё gjitha pjesёt e lёkurёs pa i kursyer as shuplakat dhe shputat.
Ky stad zgjat 2-3 ditё dhe kur ekzantema paraqitet nё tёrё lёkurёn temperatura, fillon tё ulet. Pas 3-4 ditёve, ekzantema fillon tё tёrhiqet sipas rendit qё ёshtё paraqitur nga poshtё-lartё.
Pas kёsaj fillon edhe stadi i rekovaleshencёs (përmirësimit) nё tё cilёn pacienti fillon tё përmirësohet, tё kthehet nё normalitet, temperatura bie nё normale, ekzantema tёrhiqet dhe kemi njё qërim tё lehtё tё lёkurёs nё trup, por jo nё shuplaka dhe duar, qё e dallon fruthin nga skarlatina, si dhe fillon tё kthehet oreksi.
Nёse i sёmuri vazhdon ende me shenja tё sёmundjes si temperaturë, kollitje, atёherё flasim pёr komplikimet e fruthit tё cilat janё: pezmatimet e veshit, mushkërive, trurit (encefaliti) dhe një komplikim shumё i rallё 1:1 000 000 raste tё tё sёmurёve, ёshtё encefaliti subakut sklerotizant, i cili zakonisht përfundon me vdekje 6-9 muaj pas lajmërimit tё sëmundjes.

Si bёhet diagnoza e sëmundjes?

Diagnoza e fruthit bazohet nё pasqyrën klinike, analizat laboratorike dhe nё testet serogjike. Shpesh sëmundja diagnostikohet nё bazё tё pasyrёs klinike e cila ёshtё shumё karakteristike pёr fruthin, si ekspozimi ndaj fruthit, simptomat katarale (kollitje, skuqje e konjunktivave, njolla e Koplikut) qё zgjasin 3-4 ditё, paraqitja e ekzantemës makulopapoloze me pёrhapje kranialokaudale (nga lart e poshtё trupit), janё shenja tё sigurta pёr sёmundjen e fruthit.
Nga ekzaminimet laboratorike duhet pёrmendur se zakonisht kemi leukopeni (zvogëlim i rruazave tё bardha tё gjakut).
Diagnoza serologike bёhet me testin Eliza, pastaj reaksionin e inhibimit tё hemaglutinimit, por mund tё bёhet edhe me testin e neutralizimit.

Si bёhet mjekimi?

Mjekimi i sёmundjes kёrkon pёrdorimin e masave higjeniko-sanitare dhe mjekimi simtomatik. Pacientёt duhet tё qёndrojnё nё dhoma tё veçanta nё qetësi dhe dhoma duhet tё ajroset sa mё shumё. Fёmijёt nuk duhet tё shkojnё nё shkollё ose nё çerdhe.
Mjekimi me barna ёshtё simptomatik, pёrdoren barna kundёr temperaturës, kundёr kollitjes, vitamina dhe lёngje.
Nё rast tё paraqitjes sё komplikimeve si pezmatimi i veshit ose i mushkёrive, mund tё pёrdoren edhe antibiotikë.

Cilat janё masat parandaluese?

Pёrdoren masat aktive dhe pasive tё mbrojtjes.
Mbrojta pasive bёhet me aplikimin e gamaglobulinёs hiperimune humane, e cila deri nё moshёn tre vjeçare jepet nё dozё 3-5 ml me rrugё intramuskulare. Nёse jepet mbrojtja pasive deri nё ditёn e tretё pas ekpozimit ndaj sëmundjes, pengohet paraqitja klinike e sёmundjes, e nёse jepet nё ditёn 4-6, paraqitet fruthi me dekurs shumё tё lehtё.
Dhёnia e gamaglobulinёs bёhet vetёm nё rast tё epidemisё te fёmijёt kahetik (tё dobёt fizikisht), te ndonjё sёmundje qё nuk mund tё aplikohet vaksina.
Mbrojtja aktive kundёr fruthit bёhet me vaksinё tё cilёs i nёnshtrohen tё gjithё fёmijёt posa tё kenё mbushur 12 muaj, konkretisht tё gjithё personat prej moshёs 1-14 vjeçare e tё cilёt nuk e kanё kaluar sёmundjen.
Vaksinimi kundёr fruthit bёhet me njё dozё prej 0.5 ml tё vaksinёs sё dobёsuar e cila jepet me rrugё subkutane (nёnlёkurё) nё pjesёn e pasme tё krahut. Vaksina mund tё jepet zakonisht si vaksinё e kombinuar fruth+parotid + rubeolё.
Rivaksinimi i fёmijёve bёhet para moshës shkollore.
Pas infeksionit nga kjo sёmundje mbetet imunitet i pёrjetshёm.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: FRUTHI, diagnoza dhe masat parandaluese    Sun Jan 01, 2012 7:37 am

Fruthi ose morbilli, e njohur edhe si e "keqja e vogël", është sëmundje ngjitëse virale, që klinikisht përcillet me temeraturë të lartë, me shenja të shprehura katarrale dhe paraqitjen e ekzantemës nëpër lëkurë dhe enantemës në mukoza.
dr.Izet Sadiku, mr.sci,
infektolog

Fruthi zakonisht atakon moshat fëminore, por mund të paraqitet edhe te të rriturit. Fruthi përhapet përmes spërklave të ajrit dhe para përdorimit të vaksinës, sëmundja është paraqitur në formë epidemike çdo 2-5 vite. Pas aplikimit të vaksinës, incidenca e kësaj sëmundje është zvogëluar, por herë pas here paraqiten epidemi në popullatën joimune. Në vendet e pazhvilluara fruthi është njëri nga problemet kryesore shëndetësore për moshat e fëmijëve, ku për shkak të komplikacioneve në sistemin nervor qendror dhe sistemin respirator, vdekshmëria arrin deri në 20%.

Kush e shkakton fruthin?
Virusi i fruthit bënë pjesë në grupin e paramixovirusve, ka madhësi 120-150nm.

Si përhapet?
Fruthi është sëmundje vetëm e njerëzve. Burim i nfeksionit është njeriu i sëmurë, i cili e mban virusin në mukozën e rrugëve të frymarrjes, ndërsa infekcioziteti më i madh është në javën e parë, në stadin katarral të sëmundjes. Në stadin e ekzantemës, infekcioziteti është i vogël për shkak të sasisë së vogël të virusit në rrugët respiratore. Dy ditë pas paraqitjes së ekzantemës, i sëmuri nuk është më infekcioz. Përhapja e virusit bëhet përmes rrugës frymarrjes dhe konjuktivës, përmes spërklave të ajrit në kontakt të drejtpërdrejt me të sëmurin. Pasi që virusi i morbillit është shumë i ndieshëm në ambientin e jashtëm ku qëndron vetëm 10 minuta, përhapja e sëmundjes nga personi i tretë (mënyra indirekte) bëhet në raste të rralla në çerdhe dhe institucione ku ka shumë persona. Kështu që, gjatë kohës së paraqitjes së sëmundjes duhet që dhoma e të sëmurit të ajroset sa më shumë.
Sëmundja më shumë përhapet në qytete ku ka karakter endemik për shkak të kontakteve më të shpeshta në mes njerëzve dha paraqitet në sezonin dimër- pranverë. Të porsalindurit deri në moshën 6 mujore, nuk sëmuren nga fruthi në qoftë se nëna e fëmiut e ka kaluar sëmundjen ose është vaksinuar, sepse antitrupat barten në formë pasive me rrugë transplacentare nga nëna te fryti. Nëse nëna nuk është imune mund të sëmuren nga fruthi edhe të porsalindurit.



Në Kosovë vaksinimi i obliguar kundër fruthit ka filluar në vitin 1971, i cili e ka përmirësuar shumë gjendjen epidemike me këtë sëmundje, por përkundër kësaj, Kosova, ka pasur një shkallë më të lartë të vdekshmërisë nga kjo sëmundje në krahasim me vendet e rajonit.

Cila është pasqyra klinike?
Inkubacioni (periudha prej momentit të infektimit deri te paraqitja e shenjave të sëmundjes) fruthit, zgjat 10-12 ditë dhe në këtë fazë nuk ka shenja të sëmundjes.
Pastaj fillon paraqitja e shenjave të sëmundjes e cila kalon nëpër dy stade:

1. Stadi kataral i cili shoqërohet me temperature të lartë, ngjizje të zërit dhe kollë, skuqje të konjunktivave së syrit. Në zgavrën e gojës në nivel të dhëmbëve të poshtëm molar paraqiten njollat e Koplikut që kanë ngjyrë të bardhë në të përhimët me skuqje rreth tyre me madhësi rreth 1 mm e që paraqesin shenjën e sigurt të fruthit.
Ky stad zgjat 3-4 ditë dhe e dallon fruthin nga sëmundjet tjera ekzentematike si, Rubeola dhe Varicela, të cilat kanë stad katarral më të shkurtër dhe jo shumë karakteristik .

2. Stadi egzantematik fillon në kohën kur temperatura është 39-40°C, me paraqitjen e ekzantemës makulopapuloze, që fillon së pari pas veshëve, në fytyrë, kokë (pjesën me qime), pastaj përfshin qafen, kraharorin dhe të gjitha pjesët e lëkurës pa i kursyer as shuplakat dhe shputat.
Ky stad zgjat 2-3 ditë dhe kur ekzantema paraqitet në tërë lëkurën temperatura, fillon të ulet. Pas 3-4 ditëve, ekzantema fillon të tërhiqet sipas rendit që është paraqitur nga poshtë-lartë.
Pas kësaj fillon edhe stadi i rekovaleshencës (përmirësimit) në të cilën pacienti fillon të përmirësohet, të kthehet në normalitet, temperatura bie në normale, ekzantema tërhiqet dhe kemi një qërim të lehtë të lëkurës në trup, por jo në shuplaka dhe duar, që e dallon fruthin nga skarlatina, si dhe fillon të kthehet oreksi.
Nëse i sëmuri vazhdon ende me shenja të sëmundjes si temperaturë, kollitje, atëherë flasim për komplikimet e fruthit të cilat janë: pezmatimet e veshit, mushkërive, trurit (encefaliti) dhe një komplikim shumë i rallë 1:1 000 000 raste të të sëmurëve, është encefaliti subakut sklerotizant, i cili zakonisht përfundon me vdekje 6-9 muaj pas lajmërimit të sëmundjes.

Si bëhet diagnoza e sëmundjes?
Diagnoza e fruthit bazohet në pasqyrën klinike, analizat laboratorike dhe në testet serogjike. Shpesh sëmundja diagnostikohet në bazë të pasyrës klinike e cila është shumë karakteristike për fruthin, si ekspozimi ndaj fruthit, simptomat katarale (kollitje, skuqje e konjunktivave, njolla e Koplikut) që zgjasin 3-4 ditë, paraqitja e ekzantemës makulopapoloze me përhapje kranialokaudale (nga lart e poshtë trupit), janë shenja të sigurta për sëmundjen e fruthit.
Nga ekzaminimet laboratorike duhet përmendur se zakonisht kemi leukopeni (zvogëlim i rruazave të bardha të gjakut).
Diagnoza serologike bëhet me testin Eliza, pastaj reaksionin e inhibimit të hemaglutinimit, por mund të bëhet edhe me testin e neutralizimit.

Si bëhet mjekimi?
Mjekimi i sëmundjes kërkon përdorimin e masave higjeniko-sanitare dhe mjekimi simtomatik. Pacientët duhet të qëndrojnë në dhoma të veçanta në qetësi dhe dhoma duhet të ajroset sa më shumë. Fëmijët nuk duhet të shkojnë në shkollë ose në çerdhe.
Mjekimi me barna është simptomatik, përdoren barna kundër temperaturës, kundër kollitjes, vitamina dhe lëngje.
Në rast të paraqitjes së komplikimeve si pezmatimi i veshit ose i mushkërive, mund të përdoren edhe antibiotikë.



Cilat janë masat parandaluese?
Përdoren masat aktive dhe pasive të mbrojtjes.
Mbrojta pasive bëhet me aplikimin e gamaglobulinës hiperimune humane, e cila deri në moshën tre vjeçare jepet në dozë 3-5 ml me rrugë intramuskulare. Nëse jepet mbrojtja pasive deri në ditën e tretë pas ekpozimit ndaj sëmundjes, pengohet paraqitja klinike e sëmundjes, e nëse jepet në ditën 4-6, paraqitet fruthi me dekurs shumë të lehtë.
Dhënia e gamaglobulinës bëhet vetëm në rast të epidemisë te fëmijët kahetik (të dobët fizikisht), te ndonjë sëmundje që nuk mund të aplikohet vaksina.
Mbrojtja aktive kundër fruthit bëhet me vaksinë të cilës i nënshtrohen të gjithë fëmijët posa të kenë mbushur 12 muaj, konkretisht të gjithë personat prej moshës 1-14 vjeçare e të cilët nuk e kanë kaluar sëmundjen.
Vaksinimi kundër fruthit bëhet me një dozë prej 0.5 ml të vaksinës së dobësuar e cila jepet me rrugë subkutane (nënlëkurë) në pjesën e pasme të krahut. Vaksina mund të jepet zakonisht si vaksinë e kombinuar fruth+parotid + rubeolë.
Rivaksinimi i fëmijëve bëhet para moshës shkollore.
Pas infeksionit nga kjo sëmundje mbetet imunitet i përjetshëm.


_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
 
FRUTHI, diagnoza dhe masat parandaluese
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: