PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Alergjia, simptomat dhe shmangiet nga ajo

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Alergjia, simptomat dhe shmangiet nga ajo    Sat Sep 10, 2011 8:59 pm


Ndonëse për mjekët ende nuk flitet për një “bum” rastesh, klima e ngrohtë favorizon shfaqjen e simptomave. Por çfarë ndikon në shfaqjen e alergjisë, simptomat më të cilat shoqërohet dhe si t'i shmangni alergjenët? Janë plot tetë mënyra efikase që këshillojnë ekspertët të publikuara në “Newsweek”. Ja cilat janë ato:

1. Ndryshoni ajrin e shtëpisë tuaj


Mjekët këshillojnë që të pastroni çdo mëngjes ajrin e shtëpisë suaj, duke shmangur kështu alergjenët që mund të ndodhen aty. Sigurisht që polenet janë faktori numër 1 në shfaqjen e alergjisë. Në jo pak rasti është ajri i kondicionuar i përshtatshëm për të pastruar ajrin e dhomës ku ju qëndroni. Mbyllni dritaret për të shmangur ajrin e jashtëm e të ndotur që mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Vetëm nëse keni perde të përshtatshme për të filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur.

2. Pastroni shpesh hundët tuaja

Është e nevojshme për të larguar mukusin e tepërt të hundëve sepse në të mund të jenë grumbulluar alergjenë të ndryshëm, që organizmi juaj i nxjerr jashtë. Për të pastruar hundët mund të përdorni ujë të kripur të cilin duhet ta spruconi lehtë në hundë. Kjo të ndihmojë që papastërtitë të shmangen. Nëse ju bezdis uji i kripur përdorni ujë të pastër.

3. Konsumoni ushqime të pasura me Omega-3

Sigurisht që edhe ushqimi që konsumoni ka ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj. Kështu për të shmangur alergjinë konsumoni ushqime të pasura më omega-3. Këto acide gjenden tek peshqit të ngjashëm me salmonin, arrat, lajthitë, farat e lirit e ushqime të tjera. Omega-3 edhe pse nuk është specifike lufton alergjitë nazale.

4. Konsumoni rrepat

Për të trajtuar hundët e bllokuara nga alergjia, konsumoni pak më shpesh se zakonisht rrepat. Po ashtu pjesë e dietës suaj duhet të bëni edhe specat djegës dhe mustardën. Përbërësit e gjendur tek këto ushqime veprojnë ndërmjet tyre natyrshëm, dhe ndihmojnë edhe pse përkohësisht për hundët e bllokuara.

5. Shmangni ushqimet që ju shkaktojnë alergji

Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të shmangur në mënyrë absolute ato ushqime që ju shkaktojnë alergji.

6. Ushtroni aktivitet fizike

Sporti dhe aktiviteti fizik janë gjithmonë të shëndetshëm për organizmin. Ju bën mirë të shëtisni edhe pse mendoni se nëse dilni në ambiente të hapura do të ekspozoheni më tepër ndaj alergjenëve. Pikërisht kjo t'iu ndihmojë që t'i luftoni ato.

7. Mos përjashtoni barërat mjekësore

Studimet e raportuara nga British Medical Journal dhe gazeta të tjera kanë treguar se disa bimë barishtore mund të veprojnë si antihistamina. Një lloj bime e quajtur Petadolex mund të shmangë reaksionet alergjike në organizmin tuaj.

8. Përdorni medikamentet mjekësore

Nëse rastet alergjike janë shumë të shpeshta dhe ju ndjeheni të kërcënuar nga këto shqetësime, duhet t'i drejtoheni mjekut specialist dhe të merrni mjekimet e duhura. Edhe pse për momentin trajtimet nazale janë më efikase dhe më të përdorura, më përpara duhet të konsultoheni me mjekun për të parë se çfarë është më e mira për ju.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Alergjia, simptomat dhe shmangiet nga ajo    Sun Jan 01, 2012 7:41 am


Çfarë janë alergjitë nga ushqimet?

Alergjitë më të shpeshta nga ushqimet
Alergjitë nga ushqimet janë reaksion i sistemit imunitar të trupit ndaj një ushqimi të caktuar.

Sistemit imun është një rrjet kompleks që bashkon rrjetin e qelizave të veçanta dhe indeve, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e trupit ndaj substancave të panjohura. Tek njerëzit me alergji, sistemi imunitar i trupit i keqinterpreton disa gjëra, që zakonisht janë të parrezikshëm si trupa të huaj apo të rrezikshëm potencialisht. Si rezultat, sistemi imunitar krijon substanca si antitrupat IgE dhe histamina, të cilët çlirohen në rrugët e gjakut për ti luftuar këto substanca të huaja apo potencialisht të rrezikshme. Kjo fillon si reagim nxitës në pjesë të ndryshme të trupit, dhe zhvillon simptomet e alergjisë.

Alergjitë nga ushqimet janë shumë të shpeshta, të përhapura në 2-6 % të popullsisë. Ato janë më të zakonshme tek fëmijët në mes 2 muajsh dhe 3 vjeç. Ushqimet që më së shumti shkaktojnë alergji janë: qumështi i lopës, vezët, bajamet (sidomos kikirikat), gruri, soja dhe butakët.

Simptomet tek njerëzit me alergji ushqimi, shpesh përhapen pas konsumimit të ushqimit. Te disa fëmijë, prekja apo madje edhe aroma e ushqimit mund të shkaktojë reaksion alergjik.

Megjithëse intoleranca e ushqimit ndonjëherë mund të duket si alergji, e që në fakt nuk është. Në fakt, sistemi imunitar i trupit madje as nuk prodhon antitrupa. Ne vend të kësaj, nxiteësit lokalë reagojnë në përhapjen në zorrë kur konsumohen ushqime të caktuara.

Intoleranca e ushqimit mvaret nga sasisa e konsumuar, që dmth. fëmiu mund të ketë konsumuar sasi të vogla të ushqimit duke mos reaguar fare në to. Disa ushqime që mund të shperthejnë në intolerancë janë qumështi i lopës, frutat që përmbajnë citron, domatet, dredhëzat dhe çokollata.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Alergjia, simptomat dhe shmangiet nga ajo    Sun Jan 01, 2012 7:41 am

Simptomet e alergjive nga ushqimet mund të përfshijnë puçrrat, rrjedhjen e hundës, teshtimë, sy të perlotur, kruarje fyti, kollë, gërhitje, dhembje abdominale, të vjella dhe diare.

Me alergji të ushqimit, simptomet përhapen më shpejtë, dhe janë më intenzive, se sa ato që shkaktohen nga intoleranca e ushqimit. Fëmijët me eczema mund të vërejnë që lëkura tyre përkeqsohet kur ata konsumojnë ushqime të caktuara.


Komplikimet
Në raste të rralla, reaksionet alergjike mund të jenë rrezik për jetë. Reaksioni anafilaktik apo anafilaksis, në përgjithësi ky reaksion alergjik i shpejtë ndikon në më shumë se në një pjesë të trupit. Kjo gjendje shumë shpejt mund të bëhet e rrezikshme për jetën, nëse trajtimi nuk fillon shpejtë.

Simptomet fillestare shpesh janë ndjenja e të kruarit, ndezjes në gojë, buzë, dhe fyt. Mund të ketë fryrje në fytyrë, përreth syve, gojës dhe buzëve, e cila shpesh është e lidhur me përhapjen e puçrrave. Membrana e mukozës në gojë dhe fyt mund të fryhet, ashtu që personi mund të ketë vështirësi në gëltitje dhe në frymëmarrje.

Anafilaksis mund të ndikojë poashtu edhe në qarkullim, ku lëkura e fëmiut zverdhet, ftohet dhe djersitet. Pulsi rritet ndërsa shtypja e gjakut bie, dhe fëmiu ka rrezik nga të renit të fikët. Simptomet tjera të anafilaksis janë dhembjet e stomakut, të vjellat, diareja, ngerçet dhe lodhja e tepërt (letargjia).


Alergjitë nga qumështi dhe intoleranca e qumështit
Qumështi është ushqimi që më së shpeshti shkakton simptome të alergjisë apo intolerancës tek fëmijët.

Disa fëmijë janë alergjik në proteinat e qumështit të lopës. Në këtë alergji, konsumimi i çfarëdo sasie të vogël me proteina të qumështit të lopës mund të shkakton disa simptome.

Trajtimi konsiston nga dieta pa qumësht lope. Shumë foshnja me alergji në qumësht mund të tolerojnë formula të sojës por kanë nevojë për formulë speciale hipoalergjike që përmban proteina të tretshme.

Vogëlushët dhe fëmijët më të rritur që kanë alergji në qumësht mund të konsumojnë zakonisht soja të fortifikuar me kalcium, oriz apo qumësht dhie, por disa fëmijë janë alergjik edhe në soja.

Në intolerancën e proteinave në qumësht, fëmiu teknikisht nuk zhvillon alergji por ka simptome të ngjashme kur konsumon qumështin, duke përfshirë dhembjet abdomnale, të vjellat, diarenë dhe kapsllëkun.

Foshnjet me intolerancë të proteinave në qumësht mund të kenë bezdisje në të ushqyer. Kjo mund të ndodh madje edhe tek te të ushqyerit me qumësht gjiu, kur nëna e foshnjes konsumon qumësht lope, sepse proteinat kalojnë nga qumështi i gjiut. Fëmijët me intolerancë të proteinave në qumësht shpesh rrisin këtë problem. Trajtimi më i mirë është shmangja e qumështit sa më shumë që është e mundur. Reaksion i rrezikshëm, siç është anafilaksis, nuk shkaktohet me intolerancë të qumështit, ngase kjo nuk është alergji.

Disa fëmijë nuk mund ta tretin laktozën, që është sheqeri që përmban qumështi. Kjo gjendje quhet intolerancë laktoze, që poashtu nuk është alergji. Është pamundësia për të tretur qumështin në saje të mungesës së enzimës që nevojitet të ulë nivelin e laktozës.

Intoleranca e laktozës mund të shkaktojë dhembje abdominale, ngërçe, të vjella, dhe shtim i dobët në peshë. Intoleranca e laktozës është e rrallë tek foshnjat.

Në shumë raste, diagnoza e intolerancës së laktozës mund të bëhet duke mbajtur ditar të dietës së fëmiut tuaj dhe të simptomeve.

Nëse nuk ka dyshim, mjeku juaj do të ju rekomandojë që fëmiu të bëjë testin e intolerancës së laktozës, ku analizohet frymëmarrja pas konsumimit të lëngut me laktozë.

Nëse fëmiu juaj është intolerant në laktozë, ai apo ajo mund të konsumojnë qumësht pa laktozë që mund të blihet në shumë dyqane.

Fëmijët më të mëdhenj mund të tolerojnë prodhimet e bylmetit duke marrë enzima plotësuese siç është Laktaidi, para se të ushqehen. Disa fëmijë me intolerancë të vezëve e tejkalojnë këtë gjendje përderisa të tjerët e kanë gjendje jetëgjate.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Alergjia, simptomat dhe shmangiet nga ajo    Sun Jan 01, 2012 7:42 am

Në alergjitë nga vezët, fëmiu zhvillon reaksion alergjik nga proteinat e vezës (albumin) që gjendet në të bardhën e vezës.

Simptomet zakonisht shkaktohen pas disa orësh prej që është konsumuar produkti vezës. Simptomet më të shpeshta përfshijnë puçrra, dhembje abdominale, diare, të vjella, simptome në frymëmarrje siç është rrjedhja e hundës, teshtima dhe problemet me frymëmarrje. Në disa raste mund të shkaktohet anafilaksis.

Diagnoza zakonisht mund të bëhet nga historia që mund të konfirmohet me anë të testit të lëkurës. Shumica e fëmijëve e rrisin këtë alergji por ndonjëherë ata e mbajnë të njejtin vazhdim.

Fëmijët që kanë reaksion anafilaktik ndaj vezëve duhet të paisen me EpiPen, që është auto inxheksion që përmban epinefrin (adrenalinë). Ky ilaç duhet të injektohet menjëherë pas fillimit të shfaqjes së simtomeve, ashtu që të ulë reaksionin alergjik dhe të ndihmojë në mbrojtjen e kanalit të ajrit. Pas përdorimit të EpiPen, fëmiu duhet të transportohet menjëherë në dhomën emergjente për evaluim dhe trajtim të mëtejshëm.

Kjo është e rëndësishme për të ditur që disa ushqime mund të përmbajnë proteina vezësh dhe si prind i fëmiut me alergji vezësh, duhet të mësoni cilat ushqime nuk duhet ti hajë fëmiu juaj.


Alergjitë nga kikirikët, bajamet, arrat, lajthitë…
Alergjitë nga kikirikët dhe të tjerat janë të shpeshta tek fëmijët dhe në kontrast me alergjitë e qumështit dhe vezëve, përgjithësisht nuk përparon me moshë.

Kjo alergji, shpesh simptomet i zhvillon shpejt dhe mund të shpie tek reaksioni alergjik apo anafilaksis. Kjo gjendje mund të jetë rrezik për jetë dhe kërkon asistim emergjent mjekësor.

Zakonisht nuk diagnostifikohet me histori, por mund të konfirmohet nga testi i lëkurës apo testi i provokimit ku fëmiut i jepen kikirikë dhe monitorohet nëse shkakton kjo reaksion alergjik. Testimi i fëmiut duhet të bëhet nën mbikqyrje mjekësore në spital sepse kjo mund të shkaktojë disa reaksione alergjike.

Trajtimi më i mirë për këtë alergji është që të mësojmë fëmiun ti shmanget ushqimeve që përmbajnë kikirikë, bajame, arra,lajthi…

Është me rëndësi të lexoni etiketat e ushqimeve dhe të jeni të kujdesshëm në restorane, veçanërisht në restoranet kineze sepse ata ziejnë me vaj kikirikësh.

Fëmijët që kanë disa reaksione me këtë lloj alergjie duhet të marrin EpiPen, që është auto inxheksion që përmban epinefrin (adrenalinë).

Ky ilaç duhet të injektohet menjëherë pas fillimit të shfaqjes së simtomeve, ashtu që të ulë reaksionin alergjik dhe të ndihmojë në mbrojtjen e kanalit të ajrit. Pas përdorimit të EpiPen, fëmiu duhet të transportohet menjëherë në dhomën emergjente për evaluim dhe trajtim të mëtejshëm.


Trajtimi / çfarë duhet të bëni
Nëse dyshoni që fëmiu juaj ka alergji të ushqimit, ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

Mjeku do të jetë në gjendje të diagnostifikojë alergjinë duke ekzaminuar fëmiun tuaj dhe duke shikuar simptomet dhe historinë e tij mjekësorë. Në disa raste, mjeku mund tju bëjë disa lloj testesh për të kontrolluar diagnozën specifike të alergjisë. Këto mund të jenë në formë të testeve të gjakut apo lëkurës.

Nëse testi tregon alergji, masa preventive është që të bëhet shmangja e këtyre ushqimeve sa më shumë që është e mundur. Megjithatë, nëse testet janë negative, kjo nuk përjashton mundësinë e alergjisë, fëmijet me dyshim për alergji, duhet të monitorohen me shumë kujdes.

Nëse dyshoni që ndonjë ushqim i caktuar e shkakton alergjinë, mund të provoni duke eliminuar këtë ushqim në dietën e fëmiut tuaj, pas konsultimit me mjekun tuaj.

Kjo dietë përfshin eliminimin e një apo më shumë ushqimeve gjatë periudhës 2 – 3 javëshe. Nëse, rezultati i dietës, përmirëson gjendjen e fëmiut, ju duhet ti jepni ushqimin e caktuar prap fëmiut për të parë nëse simptomet po kthehen prap. Nëse fëmiu është alergjik në disa lloj ushqimesh, ju do ta keni të vështirë për të ushqyer fëmiun me dietë. Në këto raste, mund të konsultoheni me nutricientin.

Reaksionet e lehta të alergjive mund të trajtohen me antihistaminë siç është diphenhydramine (psh Benadryl) që merret me anë të gojës.

Fëmijët që më parë kanë patur anafilaktik apo reaksion alergjik serioz, prindërit e tyre duhet të mbajnë një dozë epinefrini që të injektojnë fëmiun në rast të reaksionit alergjik. Epinefrini është hormon që ndihmon në hapjen e rrugëve të ajrit për frymëmarrje më të mirë, përmirëson shtypjen e gjakut dhe zvogëlon reaksionet alergjike.

Kurdo që përdoret ky ilaç, fëmiu duhet të dërgohet menjëherë në dhomën emergjente në spital.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Alergjia, simptomat dhe shmangiet nga ajo    Sun Jan 01, 2012 7:42 am

Preventiva
Gjidhënja eksluzive pa ushqime të tjera për 6 muajt e parë të jetës zvogëlon mundësinë që fëmiu të zhvillojë alergji të ushqimit. Kjo është shumë e vërtetë tek rastet ku fëmijët vijnë nga familjet me histori të reaksioneve alergjike. Gjidhënja duhet të vazhdohet gjer në 12 muaj, nëse është e mundur. Mos i jepni ushqime të cilat shpesh shkaktojnë alergji siç janë peshku dhe të bardhat e vezës derisa fëmiu ti mbush një vjeç. Puteri nga kikirikët nuk duhet ti jipet gjer në moshën 2 vjeçare.

Nëse jeni në dijeni që njeri prind, apo ndonjë i afërm i juaj vuan nga kjo alergji, ju nuk duhet të prisni më gjatë për të futur këto ushqime në dietën e fëmiut tuaj.

Nëse fëmiu nuk është në gjendje të pijë qumësht, ai apo ajo është në rrezik të mungesës së kalciumit. Fëmiu duhet të konsumojë ushqime që janë të pasura me kalcium siç janë: qumësht apo lëng soje i fortifikuar me kalcium, perime të gjelbërta si spinaqi, fasulet, tofu, salmon apo sardina pa hala.

Fëmiu do të ketë nevojë poashtu për vitamin D shtesë, i cili ndihmon kalciumin të absorbohet në trup.

Duhet të mbani në mend që fëmiu me alergji qumështi nuk mund të tolerojë prodhime të tjera bylmeti, siç është djathi, akullorja apo jogurti.

Gjithashtu, një numër i madh i ushqimeve të gatshme përmbajnë proteina qumështi të cilat mund të shkaktojnë alergji, siç janë krekeret, drithërat, sallamet, supat, pure patatesh, margarina, djath soje, dhe çokollata.

Në termin e alergjisë së vezëve, mbani në mend që ushqimet e gatshme që përmbajnë vezë, duke përfshirë majonezin, senfin, ëmbëlsirat, biskotat, bonbonat.

Tek fëmijët me alergji në peshk, gjysma nuk mund të tolerojnë asnjë lloj peshku, përderisa të tjerët mund të hanë vetëm disa lloje të peshkut. Edhe disa ushqime të gatshme mund të përmbajnë peshk siç janë psh liver pates.

Është e rëndësishme për ju, si prind, që të mësoni sa më shumë për ushqimet ndaj të cilave fëmiu juaj është alergjik. Lexoni me kujdes listën e përmbajtësve në etiketat e ushqimeve, për tu siguruar që fëmiu mos ti konsumojë ato prodhime që i shkaktojnë alergji.

Informoni të afërmit dhe shokët, dhe shkollën e fëmiut, për alergjinë qe ka fëmiu, që të mos i ofrohet ndonjë ushqim i cili mund ti shkaktojë reaksion alergjik.

Në rritje e sipër të fëmiut, ai do të ketë përgjegjësinë në shmangjen e ushqimeve të ofruara.

Në internet mund të gjeni informata të shkëlqyeshme dhe përkrahje për familjet me alergji ushqimi. Pyetni mjekun tuaj në lidhje me këto resurve lokale

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Alergjia, simptomat dhe shmangiet nga ajo    Today at 11:11 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Alergjia, simptomat dhe shmangiet nga ajo
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: