PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sulmi në zemër (infarkti)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Sulmi në zemër (infarkti)    Sat Sep 10, 2011 8:52 pm

Infarkti është nekrozë e një pjese më të vogël ose më të madhe të muskulit të zemrës e shfaqur për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me gjak. Shkaktari më i shpeshtë është mbyllja e ndonjërës prej arterieve koronare (enët të cilët furnizojnë muskulin e zemrës) nga ndonjë koagul i gjakut.

Rrethanë favorizuese për shfaqjen e obstruksionit është zhvillimi i arterosklerozës në vazat e gjakut. Zhvillimi i infarktit bart me vete rrezikun nga vdekja e papritur për shkak të arrestit kardiak. Rreziku më i madh është në orët e para prej lajmërimit të infarktit.

Arteroskleroza është sëmundje e arterieve me formimin e të ashtuquajturës pllakës aterosklerotike në sipërfaqen e brendshme të arteries. Pllakat e ngushtojnë lumenin e arteries dhe janë bazë potenciale për formimin e trombit. Ndryshimet aterosklerotike fillojnë të zhvillohen që në fëmijëri dhe ngadalë përparojnë gjatë jetës. Më të theksuara janë te të moshuarit, por shumica e njerëzve e kanë në masë të vogël ose të madhe të zhvilluar arterosklerozën. Faktorët të cilët mundësojnë zhvillimin e saj janë: rritja e nivelit të lipideve ose yndyrave (kolesterolit dhe triglicerideve) në gjak, shtypja e lartë e gjakut, duhan pirja, sëmundja e sheqerit dhe stresi.

Si ta ndalni ose ngadalësoni zhvillimin e arterosklerozës?

- Ushqimi i shëndoshë. Është me rëndësi kufizimi i konsumimit të yndyrave (sidomos shtazore), ëmbëlsirave dhe kripërave.
- Mospirja e duhanit
- Mbajtja e peshës trupore në kufij normal.
- Aktiviteti i rregullt fizik
- Sipas mundësisë, shmangja e stresit.
- Kontrolli i shtypjes së gjakut, yndyrave dhe sheqerit në gjak.
- Personat e sëmurë nga hipertensioni duhet me rregull dhe me përpikëri të marrin terapinë e cila do ta mbaj tensionin në kufijtë e normales.
- Diabetikët duhet në mënyrë strikte t’i përmbahen të gjitha udhëzimeve për stilin e jetës.
Të dhënat statistikore për shkaqet e vdekjes flasin se një e treta e njerëzimit vdesin nga pasojat e arterosklerozës, në mesin e të cilave hyjnë edhe sulmi në zemër dhe tru.

Kur duhet të dyshojmë në infarkt

Për fat të keq, nuk ka shenja të sigurta të cilat do të përcaktonin sulmin në zemër. Do t’i përmendim vetëm simptomat më të shpeshta të cilat do të na bëjnë që të dyshojmë si dhe do ta shtyjnë të sëmurin ose rrethin që të kërkoj ndihmë mjekësore.
* Dhimbja në gjoks . Pacienti shpesh e përshkruan si ‘shtypje’’ ose ‘shtrëngim’. Mund të zgjerohet majtas (rrallë djathtas) në krah, dorë, qafë dhe fytyrë. Disa të sëmurë e ndiejnë dhembjen në pjesën e sipërme të barkut.
* Lëkura e zbehtë dhe e mbuluar me djersë.
* Mundimi dhe vjellja. Është me rëndësi të dihet se nuk do të thotë që të gjitha këto simptome të jenë prezente. Kështu që është i mundshëm edhe infarkti pa dhimbje. Gjithashtu këto ankesa mund të lajmërohen edhe te sëmundjet dhe gjendjet tjera të rënda.

Veprimet

* I sëmuri duhet të rri i qetë, më së miri në pozitë gjysmë të ulur. Mos e lejoni të ecë ose ndonjë ngarkesë fizike.
Tabletat Aspirin ose Andol grimcoje dhe i jepni të sëmurit. Personat të cilët ankojnë nga angina pectoris duhet të marrin terapinë e rëndomtë - Niroglicerin (Angised) ose Tinidil nën gjuhë.
* Thirrni ndihmën e shpejtë mjekësore ose transportoni të sëmurin sa më parë në spital.
* Nëse pacienti ka humbur vetëdijen, kontrolloni frymëmarrjen dhe qarkullimin dhe sipas nevojës filloni masat reanimuese.

/Telegrafi/

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Sulmi në zemër (infarkti)    Sun Jan 01, 2012 7:44 am

Gjatë sulmit në zemër çdo minutë është i vlefshëm. Njohja e simptomave e sulmit në zemër dhe kërkesa e ndihmës mjekësore përmirëson mundësinë për shërim (dhe mbijetesë). Deri te sulmi i zemrës vjen kur të bllokohet arteria (ena e gjakut) dhe me këtë pamundësohet furnizimi me gjak i një pjese të muskulit të zemrës. Pa oksigjen të cilin e siguron përmes gjakut, muskuli i zemrës dëmtohet. Nëse kjo zgjatë disa orë, muskuli i dëmtuar, humbë plotësisht funksionin dhe vdes. Pasojë është dobësimi i funksionit të zemrës – gjendje që ulë kualitetin dhe gjatësinë e jetës, transmeton MIA.
Sa më shpejtë të njihni simptomat dhe sa më shpejtë të kërkoni ndihmë mjekësore, i jepet zemrës mundësi më e mirë që dëmtimi të jetë më i vogël, shërimi të jetë më adekuat dhe i plotë. Sëmundja koronare është vrasësi numër një, sidomos në shtete të zhvilluara dhe ato në zhvillim. Llogaritet që në Kosovë çdo vit vdesin 12 000 njerëz nga sëmundjet e zemrës – një qytet! Ka rëndësi të veçantë të njihni faktorët e rrezikut, simptomat paralajmëruese dhe çka duhet bërë në situatë emergjente.
Ngarkesa e tepërt në punë shkakton infarkt
Njerëzit që punojnë 10 apo 11 orë në ditë, kanë më shumë shanse që të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, përfshirë dhe atakun kardiak në krahasim me ata që nuk punojnë më shumë se 7 orë. Zbulimi i publikuar ditën e djeshme është bërë nga një grup mjekësh britanikë. Zbulimi është bërë pas një studimi 11-vjeçar me gjashtë mijë punonjës civilë britanikë dhe jo domosdoshmërisht provon se oraret e tejzgjatura të punës shkaktojnë sëmundjet koronare të zemrës. Mjekët thanë se ka një lidhje shumë të ngushtë mes stresit dhe infarktit. Në total, 169 raste vdekjesh gjatë 11 vjetëve u shkaktuan nga sëmundjet e zemrës, – thotë grupi i studimit me bazë në Londër. “Rreziku për të pasur shqetësime me organin jetësor ishte 60 për qind më i lartë tek personat që punonin më shumë se tri apo katër orë mbi një ditë normale pune (8-orëshe)”, – thanë kërkuesit e studimit. “Por të punoje një ose dy orë më tepër nuk sillte risqe”. “Me sa duket, paska një prag. Kështu, nuk është problem nëse punon një apo dy orë më shumë se zakonisht”, – thotë dr. Marianna Virtanen, një epidemiologjiste në Institutin Finlandez të Shëndetit në Universitetin e Londrës. Shfaqjet e shpeshta të problemeve në zemër vinin dhe nga ndikimi i faktorëve të jashtëm përveç mbingarkesës në punë, si cigarja, mbipesha dhe niveli i lartë i kolesterolit. Megjithatë, Virtanen tha se ishte e mundur që mënyra e jetesës së njerëzve që punonin mbi tetë orë ndikonte në përkeqësimin e shëndetit me kalimin e kohës. Një dietë e varfër apo përdorimi i dozave të mëdha alkooli lidhen direkt me kequshqyerjen. Të gjitha këto, duke u shtuar dhe stresin e shkaktuar nga mbingarkesa në punë, ndikonin proceset metabolike. Virtanen dhe kolegët e saj i botuan rezultatet e studimi të tyre në botimin shkencor “European Heart Journal”. Duke komentuar studimin, Gordon McInnes, profesor i farmakologjisë klinike në Universitetin e Glasgout, tha se zbulimet mund të ndikonin në vlerësimet e ardhshme të doktorëve për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Nëse efekti i tyre është i rastësishëm, rëndësia është shumë më e madhe nga se besohet momentalisht. Puna me mbingarkesë dhe stres mund të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjeve kardiovaskulare”, – përfundoi McIness për “European Heart Journal”.
Pauza për kafe ndihmon të jetoni më gjatë
Nëse çdo ditë konsumoni një filxhan kafe, jeni në rrugë të mirë të jetoni më gjatë, theksojnë ekspertët. Një hulumtim i thjeshtë ishte marrë me jetëgjatësinë e njerëzve. Ekspertët nga universiteti në Athinë kanë tentuar të zbulojnë si është e mundur që disa njerëz përjetojnë të njëqindtat përkundër shtypjes së lartë të gjakut. Sipas studimit, kafeja përmirëson elasticitetin e artereve, që mund të parandalojë sëmundjet e zemrës. Në hulumtim kishin marrë pjesë meshkuj dhe femra nga mosha 65 deri në moshën 100 vjeçe, që të gjithë banorë të ishullit grek Ikaria. Banorët e këtij ishulli janë të njohur për sa i përket jetëgjatësisë së tyre. Këtu çdo i treti banor feston ditëlindjen e 90-të. Ekspertët mendojnë se ushqimi mesdhetar, mjalti dhe çaji vendor, po ashtu, luajnë një rol kyç kur është në pyetje kohëzgjatja e jetës së njeriut. Ekspertët theksojnë se konsumimi i kafesë mund t’u ndihmojë njerëzve të jetojnë më gjatë. Ishin anketuar rreth 485 njerëz që vuanin nga shtypja e lartë e gjakut. Së pari kishin kontrolluar elasticitetin e artereve tek të gjithë pjesëmarrësit. 56% e të anketuarve kishte deklaruar se mesatarisht konsumojnë kafenë, një deri dy filxhanë brenda ditës. Ishte vërtetuar se njerëzit që arteret më të shëndetshme i kishin ata persona që mesatarisht konsumojnë kafenë. Enët e tyre të gjakut dukeshin të ngjashme me ato të njerëzve në moshë shumë më të re se ata.
Këshilla për një zemër të shëndoshë
Ja disa strategji që, nëse i ndiqni me përpikëri, ju mundësojnë që të keni një zemër të shëndoshë dhe, si rrjedhim, një jetë kualitative.
Mos pini duhan!-Nëse i bëni ballë duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj të rrezikshme si për ata që nuk e pinë duhanin, por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rrezikuara se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë:
Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.
Ushtrime, ushtrime dhe ushtrime-Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekomandojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës.
Ushqime të shëndetshme për zemrën-Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës, por edhe të kancerit, shprehen kardiologët. Gjithashtu pijet alkoolike ndihmojnë për një zemër të shëndetshme, por pa e tepruar.
Rekomandohen dy pije alkoolike në ditë për burrat dhe një për femrat. Ruajeni peshën normale-Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh, pasi mund të jesh në rrezik. Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër.Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ulë në 10 përqind rrezikun nga ataku.

Burimi: Gazeta Zeri Popullit

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Sulmi në zemër (infarkti)    Sun Jan 01, 2012 7:45 am

Masat që merrni do ju mësojnë se si t’i shmangeni sulmin në zemër në dhjetë vitet e ardhshme. Kjo këshillë llogarit rreziqet nga ushqimi që merrni për zemrën Këshilla është bazuar nga një studim i klinikës “Framingham Heart”. Që nga viti 1948, kjo klinikë ka studiuar progresin e sëmundjeve të zemrës dhe faktorëve që e rrezikojnë atë. Diskutimi i këtyre rreziqeve është nisur nga “U.S. National Cholesterol Education Program (NCEP)”, që është pjesë e Institutit Kombëtarë të Departamentit të Shtetit në SHBA.

Nga studimi, faktorët, që janë futur si rreziqe nga sëmundje se zemrës janë:

Mosha dhe gjinia. Numri i njerëzve të cilët preken nga sëmundjet e zemrës rritet nga mosha 45 deri në moshën 55 vjeçare.

Duhanpirësit. Përzgjidhet me “po” (janë në rrezik) nëse ata kanë pirë cigare në muajt e kaluar. Ndalimi i duhanit është hapi më i rëndësishëm që të reduktoni rrezikun për sulm në zemër.

Presioni i sistollikë i gjakut. Presioni sistollikë i gjakut është numri i parë i matjes së tensionit të gjakut. P.sh, nëse matja është 120/80 (120 më shumë së 80) tensioni sistollikë i gjakut tuaj është 120, pra rrezikoheni nga sulmi në zemër.

Mjekimi i tensionit të gjakut. Mjekësia zakonisht trajton tensionin e lartë të gjakut me diuretik, anginotension të konvertuar në agjent frenues në enzimë (ACE), receptorin angiotension bllokues II (ARB), Beta – bllokuesit, kanalet bllokuese të kalciumit dhe agjentet direk të dhjamit. Duhet t’i merrni këto barna nëse keni tension të tillë.

Kolesteroli HDL. HDL, apo proteinat lipa, është një kolesterol i “mirë” sepse ndihmon të parandaloj formimin e kolesterolin nëpër arteriet e juaja. Sa më i lartë HDL, aq më mirë. Një HDL 60 mg do ju ndihmoj shumë në mbrojtje kundër sulmit në zemër. Një HDL me më pak se 40 mg ju venë në rrezik të sulmit në zemër.

Kolesteroli total. Është shuma totale e kolesterolit në tërë gjakun tuaj. Sa më i lartë të jetë kolesteroli total aq më shumë jeni në rrezik nga sëmundjet e zemrës. Kolesteroli total është 240 dL dhe ju venë dyfish në rrezik nga sulmi në zemër nëse e krahasoni atë me atë që kanë më pak se 200 mg/dL.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Sulmi në zemër (infarkti)    Sun Jan 01, 2012 7:45 am

Tek personat të cilët kanë përjetuar humbjen e personit të dashur mund të vjen deri tek ndryshimet në ritmin e të rrahurave të zemrës, që në masë të madhe mund të shtojnë rrezikun për të pasur probleme serioze me zemër.
Në studimin e shkencëtarëve australianë nga Universiteti i Sidneit ka vëzhguar 78 pjesëmarrës në hulumtim, të cilët kishin humbur njërin prej bashkëshortëve, apo njërin nga prindërit.
Në këtë hulumtim ishte vërtetuar se tek këta persona ishin rritur të rrahurat e zemrës (mesatarisht për rreth 75 herë).
Prandaj, mu për këtë arsye personat që kanë mërzi të mëdha janë më shumë të rrezikuar që pas gjashtë muajsh pas humbjes së personit të dashur mund të pësojnë sulm në tru, apo sulm në zemër, paralajmërojnë hulumtuesit.
Ky rrezik është më tepër vërehet tek ata persona, të cilët edhe më parë kishin pasur probleme të ndryshme me shëndetin e në veçanti me zemrën.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Sulmi në zemër (infarkti)    Sun Jan 01, 2012 7:47 am

Si te mbijetohet sulmi ne zemer kur je i vetem???

Papritmas ju perjetoni dhimbje te forte ne kraharor e cila perhapet drejt krahut dhe nofulles se majte. Je i vetem dhe je larg spitalit me te afert. Mjerisht ju nuk e dini nese do te jeni ne gjendje te arrini deri atje.

Cfare duhet bere???

Ju keni qene i trajnuar per ofrimin e ndihmes se pare, mirepo drejtuesi i kursit nuk ju ka udhezuar sesi ta realizoni ate te vetvetja!!!

Si te mbijetohet sulmi ne zemer kur je vetem?

Meqe shume njerez ndodhen te vetmuar kur vuajne nje sulm ne zemer. Pa ndihme, personi zemra e te cilit rreh ne menyre te papershtatshem dhe I cili nise te ndjej se po alivanoset, ka vetem 10 sekonda kohe para se te humbe vetedijen.

Ç’duhet bere???

Mos bjer ne panik, por fillo te kollitesh shpesh dhe fuqishem.
Nje frymemarrje e thelle mund te realizohet para cdo kolle, kolla duhet te jete e thelle dhe e zgjatur, aq sa te nxirret gelbaza nga brendesia e thelle e kraharorit.
Frymarrja dhe kolla duhet te perseriten ne cdo 2 sekonda pa nderpreje dersa te arrij ndihma, ose derisa zemres t’I rikthehen rrahjet normale.

Me frymarje te thelle oksigjeni futet ne mushkeri kurse kolla e fuqishme mundeson levizjen dhe ndrydhjen e zemres duke e ruajtur qarkullimin e gjakut.
Presioni ndrydhes mbi zemer ndihmon gjithashtu per rikthimin e ritmit normal te zemres.
Ne kete menyre viktimat e sulmit ne zemer mund te arrijne ne spital.

Asnjehere mos mendo se nuk mund te pesosh sulm ne zemer sepse je nen moshen 25-30 vjec! Ne kohen tone si rrjedhim I ndryshimit te menyres se jeteses, sulmi ne zemer esht ndeshur te njerezit e te gjitha grupmoshave.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Sulmi në zemër (infarkti)    Today at 12:53 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sulmi në zemër (infarkti)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: