PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Duhani dhe shëndeti juaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Duhani dhe shëndeti juaj    Sat Sep 10, 2011 8:50 pm

Shumica e njerëzve që pinë duhan kanë probleme me frymëmarrjen dhe rrezik të lartë për të bërë kancer të mushkërive. Gjithashtu, duhan pirja është faktor rreziku kryesor për shumë sëmundje kardiovaskulare.

Dr. Orleida Bare, kardiologe


Duhan pirja është shkaku numër 1 i sëmundjeve të parandalueshme që çojnë drejt vdekjes.

Duhan pirja është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare që mund të shoqërohen me vdekje të parakohshme. Sipas Shoqatës Amerikane të Kardiologjisë, duhan pirja është një nga shkaqet më të rëndësishme të parandalueshme që mund të çojnë drejt vdekjes.

Cila është lidhja midis duhan pirjes dhe sëmundjeve kardiovaskulare?

Duhan pirja është shkaku madhor i formimit të pllakës arterosklerotike - e përbërë nga grumbullimi i yndyrave në arterie. Arteroskleroza ndodh kur struktura normale e arterieve shkatërrohet, muret e arterieve trashen dhe depozitat yndyrore dhe pllakat arterosklerotike bllokojnë fluksin e gjakut të rrjedhë përmes arterieve. Në arteriet koronare, të cilat furnizojnë zemrën me gjak, arteroskleroza ngushton shumë diametrin e enës së gjakut duke pakësuar sasinë e gjakut të pasur me oksigjen që furnizon zemrën, veçanërisht në kushtet e një aktiviteti të shtuar fizik. Kjo shkakton dhimbje gjoksi (angina pektorale) ose simptoma të tjera. Sëmundja e arterieve koronare mund të çojë në atak kardiak.

Cila është lidhje midis duhan pirjes dhe atakut kardiak?

Rreziku që një njeri të bëjë atak kardiak, rritet me shtimin e numrit të cigareve dhe kohën në (muaj - vite) të duhan pirjes. Ata, që pinë një paketë cigare në ditë, kanë 2 herë më shumë rrezik për të bërë atak kardiak, krahasuar me ata që nuk pinë duhan.

Cila është lidhja midis duhan pirjes dhe kontraceptivëve oralë?

Gratë, të cilat pinë duhan dhe përdorin kontraceptivë oralë në të njëjtën kohe, e rrisin disa herë rrezikun për të bërë sëmundje të arterieve koronare dhe atyre periferike, sesa ato gra që nuk pinë duhan dhe që marrin kontraceptivë oralë.

Çfarë gjendjesh të tjera shëndetësore janë të lidhura me duhan pirjen?

Cigaret përmbajnë shumë substanca helmuese, si psh: nikotinën, monoksidin e karbonit, cianidin e hidrogjenit, etj. Ndodhen rreth 4 000 substanca me toksicitet të ndryshëm, duke përfshirë këtu 43 të njohura si karcinogjene.

Si ndikon duhan pirja tek të tjerët?

Duhani nuk prek vetëm duhanpirësit; kur ju pini duhan njerëzit që ndodhen pranë rrezikojnë të zhvillojnë probleme me shëndetin, sidomos fëmijët. Ambienti me tym duhani (i njohur si duhan pirja pasive) prek njerëzit që rrinë shpesh pranë duhanpirësve. Duhan pirja pasive mund të shkaktojë sëmundje respiratore, kancer të mushkërive dhe sëmundje kardiovaskulare.

Duhan pirja shkakton:

1. uljen e oksigjenit në zemër dhe në indet e tjera të trupit.
3. uljen e aftësisë për punë.
4. ul nivelin e HDL kolesterolit ( yndyrën e mirë).
4. rrit presionin e gjakut (HTA) dhe frekuencën kardiake.
5. rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së arterieve koronare dhe atakut kardiak.
6. rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes se arterieve periferike dhe AVC.
7. rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit të mushkërive, të bronkeve dhe trakesë.
8. rrit rrezikun për zhvillimin e astmës bronkiale, bonkitit kronik, emfizemës pulmonare.
9. rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të sheqerit.
10. rrit rrezikun për shfaqjen e ulcerave të stomakut.
11. rrit rrezikun e krijimit të trombeve në gjak.
12. rrit rrezikun e përsëritjes së sëmundjes së arterieve koronare dhe ndërhyrjeve kirurgjikale (bv-pass aorto-koronarian).
13. rritet rreziku për sëmundje të mushkërive, sidomos tek fëmijët apo njerëzit e tjerë, që janë duhanpirës pasivë (thithin tymin e lëshuar nga duhanpirësit).

Në arteriet periferike, arteroskleroza prek arteriet që furnizojnë me gjak krahët dhe këmbët. Si pasojë, pacienti mund të ketë dhimbje të këmbëve gjatë ecjes (simptoma njihet si klaudikacion intermitent). Sëmundja e arterieve periferike e rrit rrezikun për aksident vaskular cerebral (AVC).

Cila është dobia e ndërprerjes së duhanit?

Tani që ju e dini se, sa i dëmshëm është duhani për shëndetin tuaj dhe për të tjerët rreth e rrotull, do t'ju shpjegoj se sa e dobishme është ndërprerja e duhanit.

Në qoftë se ju do ta lini duhanin, atëherë do të:

1. Jetoni më gjatë. Nëse e lini duhanin rreth moshës 35-39 vjeç, atëherë ju do
t'i shtoni t jetës tuaj rreth 6 - 9 vjet. Nëse e lini duhanin rreth moshës 65 - 69 vjeç rritet shpresa për të jetuar dhe me 1-4 vjet.
2. Ulni rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Ndërprerja e duhanit e
ul me 50% rrezikun për atakun kardiak dhe vdekjen nga sëmundjet kardiake.
3. Ulet rrezikun për HTA, AVC, sëmundje të arterieve periferike.
4. Ulni rrezikun për zhvillimin e diabetit, sëmundjeve të ndryshme të mushkërive,
ulcerës.
5. Ndjeheni më mirë.
6. Dukeni më bukur. Ndërprerja e duhanit parandalon shfaqjen e rrudhave në
fytyrë, zverdhjen e dhëmbëve, përmirëson lëkurën tuaj dhe largon erën e keqe të rrobave dhe flokëve tuaj.
7. Përmirësoni aftësinë për të shijuar dhe për të nuhatur.
8. Kurseni para.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Duhani dhe shëndeti juaj    Sun Jan 01, 2012 7:31 am

Nuk ka asnje arsye per ta pire duhanin.
Kur kam vendosur disa here te le duhanin, mendja ime gjente njemije e nje justifikime per ta pire ate. Keto justifikime te pabaza dua te demaskoj une sot ne kte postim. Keshtu ju do te jeni ne gjendje te perkryer mendore per te shpetuar njehere e mire nga duhani i tmerrshem.

Duhanpiresit gjithmone i krijohet pershtypja se kenaqet duke e pire duhanin. Por behet fjale thjesht per nje iluzion dhe nje ngaterrese te vogel qe ai nuk arrin ta kuptoje. Jane rrethanat shoqerore ato qe e kenaqin ate, jo cigarja. Eshte ndjenja e komoditetit, rehatit qe ai ndjen kur eshte duke pire duhan, ajo qe e kenaq.

Vete cigarja nuk te jep asnje lloj kenaqesie. Bile nga 35 cigare ne dite qe une kam pire me pare, vetem 2 ose 3 me dukesh sikur me shijonin, te tjerat vazhdoja i pija si rezultat i shoqerizimit dhe zakonit, por pa me shijuar. Bile shumica me neveriteshin dhe me benin per te vjelle.

Tani nje pyetje po ju them ti beni vetes. A ja vlen te pini dy paketa ne dite vetem se ju duket sikur 3 cigare ne dite ju shijojne? A duhet te duroni tmerrin dhe friken qe ndjeni cdo nate kur shihni se paketa po ju mbaron dhe ju nuk keni me ku te gjeni cigare te tjera? E pse te mos clirohesh njehere e mire nga gjithe kto bezdi qe krijon te qenit duhanpires? Eshte gjeja me fantastike qe ju mund te beni per shendetin dhe jeten tuaj.

Disa persona mendojne se te pijne duhan i qeteson ata prej problemeve te jetes se tyre. Por ne te vertete xhesti i pirjes se duhanit vetem sa e shton me shume ankthin qe ata ndjejne. Duhanpirja as nuk te qeteson as nuk te zgjidh problemet. Ne fakt pini cigare sa te doni, problemet tek kembet do ti keni.

Mos kujtoni se pasi te lini duhanin do te ndjeni ndonje torture te madhe. Shumica e njerezve kane frike ta lene ate sepse media, shoket, prinderit dhe cdo njeri tjeter u kane thene se eshte shume e veshtire ta lene ate. Media perdite bombardon trute e njerzve duke u krijuar njerzve besimin fallco se varesia nga duhani eshte shume e forte.

Ky besim fallco shkaterron cdo mendim te guximshem qe duhanpiresit mund te kene per ta hequr qafe ate ves te peshtire qe e urrejne aq shume. Pasi ta lini duhanin nuk do te keni asnje nevoje per te, asnje deshire qe tju tundoje, gjithcka do te jete e lehte dhe e perkryer. Ditet e para qe ju nuk do te pini me duhan do te jene me te bukurat, me te qetat, me te lumturat e jetes suaj.

E gjitha kjo sepse keni arritur dicka te madhe. Keni arritur te beheni joduhanpires. Dhe jo vetem per disa dite, por pergjithmone. Nuk ka sesi ky mendim te mos ju lumturoje. Ditet tuaja nuk do te jene me te mbushura me tymra plot helme dhe kimikate, por do te jene ditet me ajer te paster, te fresket, ku drita e ngrote dhe oksigjeni i paster do te depertojne ne te gjithe trupin tuaj. Ju do te jeni me ne fund te lire dhe te shendetshem.

Dhe kur te keni bere dite qe jetoni jeten e mrekullueshme si joduhanpires mbase edhe mund te ndjeni merzi, vuajtje, zhgenjime. Por dijeni qe keto nuk jua shkakton aspak fakti se nuk pini me duhan. Keto jane acarimet e jetes te cilat do ti kishit edhe nese nuk do ta kishit lene duhanin. Ne fakt vetebesimi juaj do te shtohet prej faktit se keni lene duhanin dhe gjithe keto acarime te jetes ju do te beheni i afte ti perballoni me mire, me qetesi dhe zotesi.

Nuk ka asnje arsye per ta pire duhanin, eshte thjesht nje ves i krijuar si rezultat i perseritjes se panderprere te nje xhesti te vetem. Ky zakon ju shtyn te vazhdoni ta beni akoma ate xhest megjithese ju nuk deshironi ta beni. Por porsa ju te hiqni dore nga xhesti, vete zakoni do te zhduket, jua siguroj kete, jo vetem nga eksperienca ime, por edhe nga eksperienca e milionave te tjereve ne bote qe e kane lene duhanin me kte metode.

Une do te vazhdoj te shkruaj edhe postime te tjera per tju ndihmuar edhe me shume ju qe e pini duhanin. E di qe nuk ka asnje duhanpires qe nuk deshiron ta lere ate. Dhe me metoden e duhur mendore eshte shume e lehte. Para se ta perfundoj kete postim do ju sugjeroja te lexonit edhe postimin po me te njejten tematike nese nuk e keni lexuar:

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Duhani dhe shëndeti juaj    Sun Jan 01, 2012 7:32 am

Arsyet pse je i lumtur kur nuk pi duhan.

Pershendetje njerez dhe miresevini ne postimin tim te ri. Po shkruaj mbi kte teme sepse e di shume mire se si ndiheni ju cdo dite tuajen si duhanpires. E kuptoj deshperimin tuaj kur jeni te vetedijshem se cfare demesh te tmerrshme shkakton pirja e duhanit, dhe megjithate vetja juaj ju detyron te flini cdo nate ne nje dhome te mbushur plot me tym duhani.

Une e kam lene duhanin para nje viti dhe me duket sikur nuk e kam pire kurre, nuk kam asnje nevoje per te, nuk ndjej asnje lloj tundimi apo deshire per ta pire ate. Jam i lumtur sepse tashme jam plotesisht i cliruar nga cdo lloj bezdie dhe problemi qe te shkakton ky ves i tmerrshem.

Cfare ndodh kur nuk pi me duhan?
Une kam nje vit qe nuk e pi me duhanin dhe qe atehere shume aspekte te jetes time kane ndryshuar komplet. Tani e kuptoj se cfare ndikimi te keq ka pase pirja e duhanit ne jeten time, tashme jam i lumtur qe kam hequr dore prej ketij vesi njehere e pergjithmone.

E di qe para se te merret vendimi, mospirja e duhanit duket si ndonje gje e pamundur dhe shume e veshtire, por ne realitet te mos pini me duhan eshte gjeja me e lehte dhe me e mrekullueshme qe mund te beni. Dhe une do tjua tregoj kete me fakte ne postimet e mia. Ne kte postim po perqendrohem me shume ne ate se cfare do te ndryshoje ne jeten tuaj pasi te lini duhanin.

E para nga te gjitha ju do te keni nje shendet me te mire pasi te lini duhanin. Do te thithni ajer te paster, te pasur me oksigjen. Duhet te mbani mend, kudo qe jeni, cfaredo qe jeni duke bere, se oksigjeni eshte jete. Ju nuk do te pini me duhan. Dhe lekura juaj do te jete me e fresket, fytyra juaj do te jete 10 here me e paster, floket tuaj do te jene me te shndritshem.
Ju nuk do te pini me duhan, dhe do te keni me shume para ne dispozicion. Ato para mund ti shpenzoni per te blere gjerat qe ju deshironi me shume. Mund te blini 100 libra ne vit me ato para. A e kapet idene? Eshte nje sasi e madhe parash per te cilen ju duhet te mendoni. Nese jeni duhanpires i rregullt kjo sasi mund te jete nje milion leke ne vit. Por per momentin do te mendoj une per ju, e gjitha qe duhet te beni eshte te me ndiqni dhe nuk do te keni asnje problem per tu bere joduhanpires pergjithmone. Thjesht mund ta imagjinoni njehere si do te dukej jeta pa duhan sepse ma merr mendja se nga dita qe keni filluar ta pini ate nuk e keni bere ndonjehere.
Ju pasi te beni joduhanpires nuk do te ndjeni me emocionet e zhgenjimit qe cdo duhanpires i ndjen. Cdo njeri qe e pi deshiron ta lere ate. Dhe kjo deshire kundrra pafuqise per ta lene ate ju ben cdo dite qe e pini ate ta ndjeni veten shume keq. Ky zhgenjim kaq i madh do te zhduket porsa ju ta merrni vendimin e mrekullueshem per jeten tuaj. Vetebesimi juaj do te rritet ne nje shkalle me te larte. Do te jeni me produktiv dhe me te perqendruar ne cdo pune. Cdo gje do te shkoje per mrekulli.
Nderprerjet per te pire duhanin ju vonojne ju pothuaj 6 here me shume sesa koha e nevojshme per te bere dicka. Sepse ju shperqendron, ju nderpret vrullin. Dihet se trupi dhe truri ka tendence te ruaje ate gjendje ne te cilen eshte. Prandaj e keni shume te veshtire para se te filloni nje pune, sepse mendja juaj tenton te qendroje ne rehat ashtu sic eshte. Por pasi e keni filluar punen mendja juaj tenton te qendroje po ne ate gjendje aktive dhe ju nuk ju behet me per ta nderprere ate, eshte ky nxitim qe ju ndihmon ju te arrini te beni shume pune gjate nje dite. Por ajo qe ndodh me duhanpiresit eshte se duhet ta nderpresin punen se sben qe te pijne cigaren e tyre. Dhe pasi ndodh kjo nxitimi zhduket, pasiviteti merr mendjen ne kontroll. E shikoni tani se sa shume ndikon vesi i pirjes se duhanit ne jeten tuaj? Duhanpiresit jane edhe perdorues me te shpeshte te kafese, dhe kane tendence te futen ne lokal me shume se dy here ne dite, duke i ngrene nje kohe qe nese do ta perdorte ne menyre te dobishme do te mesonte 5 gjuhe te huaja ne vit.
Ushqimi do tju shijoje me shume pasi ju ta lini duhanin. Gjellet do tju duken te mrekullueshme. Ata qe u ka ikur oreksi do te hane me shume kur ta lene duhanin, te tjeret do te hane normal sic kane ngrene por me nje kenaqsi 10 here me te madhe.
Ju nuk do te keni me ato pervojat e te ardhurit per te vjelle ne cdo cigare qe pini. Shumica e cigareve qe pini gjate dites nuk ju shijojne fare, bile ju neveriten. Por ju vazhdoni ta thithni ate sepse ju eshte bere ndjenje shoqerizimi. Kur ju mos ta pini me do te thithni vec ajer te paster. Cigarja e pare duket sikur ju shijon, por vec per 8 sekonda sa te aktivizohen mekanizmat mbrojtes te trupit kundrra helmeve te duhanit. Me pas ju do te vazhdoni ta pini pa menduar fare me per te.
Krenaria juaj do tju beje te lumtur kur ju mos ta pini me ate. Shoket do tju zgjasin nje cigare dhe ju do ti pergjeni: jo faleminderit, nuk e pi duhanin. Ata do te cuditen dhe do te mahniten prej jush. Mbase do te tentojne dhe tjua prishin mendjen qe ta filloni prape ate. Por ne thellesi do tju kene zili dhe do tju admirojne per karakterin tuaj te vendosur. Ne fakt te mos pini me duhan eshte nje arritje e madhe, medoemos per te miren e jetes suaj.
Ne postimin tjeter (Lexo: Si te lesh duhanin) une do tju tregoj dhe nje metode per tu bere joduhanpires, metode shume e lehte dhe e cila nuk deshton kurre, me asnje person. Ju se shpejti do ta shijoni jeten si joduhanpires.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 23

MesazhTitulli: Re: Duhani dhe shëndeti juaj    Sun Jan 01, 2012 7:33 am

Nje metode per te lene duhanin
Si nuk mund te lihet dot duhani.
Dua ta filloj me menyrat e gabuara qe perdorin shume duhanpires per ta lene ate, ne menyre qe ruheni prej ketyre gabimeve dhe te mos i perserisni. Te lesh duhanin eshte e lehte, por megjithate eshte dicka qe duhet marre seriozisht. Sepse eshte shume e lehte te zhgenjehesh nese tentativa do te te deshtoje, dhe cdo zhgenjim vetem sa do te zgjase daten tjeter qe ju do te vendosni ta lini. Une vete pas deshtimesh te tilla nuk e kam marre me guximin ta le per 6 muaj.

Ka njerez qe mendojne se mund ta lene duhanin duke e zevendesuar ate me dicka tjeter, si psh me cokollata, karamele apo me ndonje gje tjeter. Ne fakt ju nuk keni se cfare te zevendesoni, sepse realisht ju nuk po lini asgje, po po, ju nuk po humbni asgje. Ju po fitoni, ju po beheni njehere e pergjithmone mospires i duhanit.

Duke ngrene karamele provoi ta linte nje shoku im, pa u munduar me pare te punonte ne mendimet e tij. Dhe rezultati: Jo duhanin qe nuk e la, por nuk po linte dot as karamelen me. Po kaq qesharake mund te jete cdo perpjekje joserioze dhe jo e bazuar ne kontrollimin e mendimeve ne kte drejtim.

Disa te tjere mendojne se mund ta lene duhanin duke e pakesuar numrin e cigareve cdo dite. Teorikisht kjo mund te duket e lehte. Por ne praktike cdo duhanxhi tmerrohet kur sheh se po i mbarojne cigaret dhe do ti duhet te rrije per shume kohe tani pa tymosur. Kjo vuajtje rezulton ne rritjen e numrit te cigareve ne dite.

Vesi krijohet si rezultat i perseritjes se nje veprimi deri sa behet pasion. Nga ana tjeter pasioni te shtyn te perserisesh akoma ate veprim. Per ta thyer kete cikel ju duhet ta lini njeheresh duhanin, keshtu pasioni do te zhduket dalengadale deri sa te humbe fare si rezultat i mungeses se veprimit te perseritur. Por me menyren e zvogelimit te numrit te cigareve ju thjesht do te ndjeni se nuk keni asnje kontroll mbi vesin. Kjo ndjenje pafuqie mbi vesin do tju jape nje zhgenjim te mad dhe mbase mund tju frenoje per shume kohe qe ta lini duhanin.

Nje tjeter metode e gabuar eshte ta lesh duhanin me mendimin se ashtu i pelqen dikujt tjeter. Kjo metode ne fakt bie shume shpejt ne deshtim. Asnje nuk mund ta lere duhanin sepse i pelqen nje te afermi. Keshillat e tyre vijne si forme detyrimi dhe do te bejne efekt te kundert ne kte qellim. Ju mund te beheni shume lehte joduhanpires vetem duke e lene ate per veten tuaj ne rradhe te pare. Me deshiren tuaj, per nje jete me te bukur dhe me te kenaqshme, do tia dilni fare lehte.

Nje menyre per ta lene
E kam shkruar titullin “nje menyre per talene” qe ju te kuptoni se une nuk ju kufizoj edhe ne perdorimin e nje metode tuajen personale bashke me kte qe une po ju sjell. Megjithate kjo duhet bere sesben qe gjthcka te funksionoje per mrekulli. Do te shihni se do te duket si dicka magjike, dicka qe ju nuk e kishit imagjinuar kurre te ndodhte. Dhe do te jeni shume te lumtur per kete.

Kjo metode nuk ka asnje mundesi deshtimi sepse ju meson te kontrolloni procesin e te menduarit gjate egzekutimit te vendimit. Ne kte forme asgje nuk mund ta thyeje me vendosmerine tuaj. Eshte procesi i mendimit ai i cili ben qe ju te kontrolloni me deshiren tuaj nje veprim tuajin. Pra nese ju do ta mesoni kte proces mendimi atehere do te jeni shume te afte qe te zhdukni vesin e duhanpirjes.

Mendimi pozitiv eshte nje ane tjeter e mire e kesaj metode. Sepse ju do te perqendroheni ne gjerat qe do te fitoni prej kesaj jete te re qe ju po hyni. Per kete menyre te menduari ju mund te beni listen e gjerave pozitive qe do te ndodhin pasi ti hyni kesaj jete fantastike, por mund te lexoni edhe disa gjera qe kam shkruar une per kete tek: Cfare ndodh pasi le duhanin. Kur ju te shihni se ne praktike gjerat pozitive do te perjetohen ne nje menyre akoma me te bukur se e kishit imagjinuar, atehere ju nuk do tju veje me ne mendje ta filloni perseri ate.

Si fillim rrethoni me te kuqe nje date ne kalendar kur ju mendoni se do te ishte dita me e bukur dhe me e qete qe ju te beheni joduhanpires. Vereni afatin me largesi nga dita e sotme sa te doni, mjafton qe ajo dite te jete e qete dhe e bukur qe ju te perqendroheni plotesisht ne shijimin e asaj jete te re aq te bukur. Subkoshienca juaj do te pergatitet cdo dite, sa me shume afrohet data. Kur te vije dita, subkoshienca do te jete plotesisht e programuar me idene se ju nuk pini duhan. Do te jete e mrekullueshme sepse do te shihni ate dite se ju duket sikur nuk e keni pire kurre duhanin. Ky perjetim fantastik do te jete jashtezakonisht inkurajues per ju. Gjithe keto gjera te mrekullueshme do te ndodhin vetem sepse ju do te perdorni metoden e mrekullueshme qe une po ju sjell ketu.

Ate dite kur te zgjoheni dhe te keni mbaruar ditet rutine, ju mund te shkoni me nje shok apo nje shoqe per te pire nje kafe. Mos u frikesoni se kafja do tju shtoje deshiren per cigare, sepse kjo nuk do te ndodhe. Nuk ka asnje problem edhe nese shoku apo shoqja juaj e pijne duhanin dhe do tjua hedhin cdo cast tymin ne fytyre. Nuk do te jete problem fare jua garantoj kete, sepse menimet tuaja e kane thyer varesine psikologjike. Varesia fizike nuk ka asnje efekt te madh mbi vesin, jane mendimet ato qe ju kane bere ta pini deri tani.

Pra pini kafe dhe mundesisht pijeni ate me dike qe e pi duhanin dhe ju e njihni mire natyrisht. Sapo te uleni ne tavoline fillojini ti beni moral shoqeruesit tuaj se nuk duhet ta pije duhanin. Thojini atij se eshte shume e lehte ta lesh ate dhe se nuk ka pse te torturohet gjithnje duke qene duhanpires, thojini thjesht te ndjeke shembullin tuaj qe dje e pinit dhe tani e tutje nuk e pini dhe as nuk keni per ta pire me.

Me shume mundesi shoqeruesi juaj do te habitet jashte mase, do te kujtoje se keni ikur nga trute, ska gje, vazhdoni ti thoni se nuk ka asnje arsye pse ta pini duhanin, dhe pasi te bindet qe nuk keni levizur nga mendja, do te filloje tju kundershtoje se duhani nuk mund te lihet. Nuk ka asnje problem, vazhdoni te argumentoni tezen tuaj se duhani mund te lihet dhe se ju e keni lene ate, se ju jeni joduhanpires tashme. Thojini keto me siguri absolute, sepse jua siguroj une qe me te vertete jeni bere joduhanpires tashme.

Kjo kafe kaq e cuditshme qe ju do te realizoni ne fakt eshte dicka qe ju nuk e keni menduar se mund te jete. Ne fakt gjithe fjalet qe ju do ti thoni bashkebiseduesit tuaj do te jene nje forme autohipnoze, qe do te nguliten ne trurin tuaj per dite dhe jave me rradhe. Dhe ju mund ti ruani dhe ti forconi keto autosugjestione pas disa kohesh kur ju i mendoni te nevojshme. Thjesht hapeni ate teme bisede perseri dhe thojini ato fjale prape, me qellimin me dy presa edhe te bindni shokun tuaj te mos pije duhan, por edhe te bindni subkoshiencen tuaj. E gjithe kjo mrekulli ndodh sepse subkoshienca nuk dallon dot nese fjalet qe degjohen jane tuajat apo te dikujt tjeter. Mjafton qe keto fjale te thuhen me bindje dhe te ndihen si te tilla. Duke qene se ju ate dite do te jeni te lumtur dhe fjalet tuaja do ti thoni me bindje, qetesi dhe siguri, atehere nenvetedija juaj do ti thithe dhe do ti mbaje te ngulitura per shume kohe, njelloj si sugjestionet e marra nga nje hipnoze.

Nese edhe pas ketyre deshtoni….
Kur ju tentoni dhe nuk ndodh ajo qe ju prisnit, nje mendim negativ pushton mendjen tuaj per momentin dhe ju pini perseri, atehere ju do te perjetoni zhgenjim. Kjo eshte normale, por mos kujtoni se keni deshtuar. Jo, ju as nuk keni deshtuar as nuk do te deshtoni, ju thjesht keni mesuar. Ne cdo tentative ju e persosni procesin e te menduarit te kesaj metode akoma me mire. Dhe sa me mire ta pervetesoni kte proces te te menduari, aq me te afte do te jeni per te kontrolluar mendimet tuaja, rrjedhimisht te shkaterroni vesin e demshem.

Eshte normale per njerzit te bien perseri ne ves. Kjo mund tu ndodhe te gjitheve. Dhe me shume ka te beje me problemet qe mund te kesh me boten e jashtme sesa me aftesite personale. Te gjithe jane ne gjendje ta lene duhanin, edhe nje plak 70 vjec qe pi 40 apo 80 cigare ne dite. Kjo metode funksionon per mrekulli sepse shkaterron varesine psikologjike sado e forte te jete ajo. Pra nese keni rene serish ne ves, kjo nuk ka qene per fajin tuaj, thjesht ju duhet ta provoni perseri dhe do te jete nje sukses dhe lumturi e sigurte.

_________________
Nese juve ju mugon dikush ne bote, për mua jeni ju qe i mungoni botes. - YLL! kam gjak, kam emer.... Shqiptar me shpirt,Sarandiote me zemer!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumi.shqiperia.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Duhani dhe shëndeti juaj    Today at 12:56 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Duhani dhe shëndeti juaj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: