PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dafina Zeqiri ndahet nga i dashuri?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Dafina Zeqiri ndahet nga i dashuri?    Sat Sep 10, 2011 8:36 pm



Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri besohet të jetë ndarë nga i dashuri i saj, Krenar Çoçaj, edhe pse kjo informatë ende nuk është e konfirmuar nga vet Duffye.

Panorama shkruan se Dafina është ndarë nga i dashuri i saj me të cilin është në lidhje që prej më se një viti dhe shkak për këtë sipas gazetës është xhelozia mes tyre. Madje Panorama shkon aq larg sa që beson se Dafina është në lidhje me menaxherin Drin Zatriqi.

Megjithatë, ne besojmë se përderisa mund të jetë i vërtetë lajmi për ndarjen nga Krenari, mund të konsiderohet i pa vërtetë pohimi se ajo mund të jetë e përfshirë në një aferë me Drin Zatriqin.

Telegrafi ka tentuar t’i kontaktojë Drinin dhe Dafinën, por kjo ishte e pamundur pasi që të dy i kishin celularët e fikur.

‘Tweet’-i i fundit i Dafinës në Twitter ishte para shtatë orësh dhe në të ajo shkroi titullin e këngës “King of Sorrow” të kënduar nga Sade, këngë kjo dashurie përmbajtja e të cilës sugjeron se diçka mund të ketë ndodhur në jetën private të këngëtares. /Telegrafi/

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Dafina Zeqiri ndahet nga i dashuri?    Sat Sep 10, 2011 8:38 pm

Drin Zatriqi demanton lidhjen me Dafina Zeqirin

Drin Zatriqi, menaxheri i këngëtares kosovare Dafina Zeqiri është distancuar nga raportet e mediave shqiptare se ai është i përfshirë në ndarjen e Duffyet me të dashurin Krenar Çoçaj, duke shtuar se ai nuk është i përfshirë në asnjë aferë me atë që ai e quan kolege profesionale. Megjithatë, ai nuk mohoi që çifti të ketë pasur një përplasje...

Kemi raportuar se Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj ishin ndarë, informatë kjo e përcjellur nga disa mediume shqiptare, të cilat Drin Zatriqi i ka quajtur oportuniste dhe me qëllim të keq dhe të prishjes së imazhit për kolegen e tij profesionale.

“Për hirë të sqarimit ndaj opinionit publik si dhe veçanërisht nisur nga respekti profesional dhe personal ndaj miqve të mi të nderuar, Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj, dëshiroj të distancohem publikisht nga disa media sensacionaliste të cilat këto ditë sajuan dhe lansuan dezinformata, trillime dhe intriga lidhur me natyrën e raporteve të mia me kolegen timei profesionale, Dafina Zeqirin”.

“Të gjitha këto trillime të ulëta janë krejtësisht të pa baza dhe në kundërshtim drastik me raportet e mia të shkëlqyera profesionale dhe kolegiale me miqtë e mi, Dafina Zeqirin dhe Krenar Çoçajn, ndaj të cilëve veç e veç dhe bashkarisht ushqej konsiderata të larta”.

“Janë dy qëllime të ulëta të cilat autorët e vërtetë, inspiruesit dhe nxitësit e kësaj fushate mediale kanë dështuar të arrinin në këtë mënyrë: Nën 1. Dëmtimin e imazhit publik të Dafina Zeqirit si njëra prej performuesve më të suksesshme të estradës shqiptare në tërësi, e veçanërisht në momentet ur pritet lansimi i albumit të saj të ri. Dhe nën 2., kjo fushatë e ulët dhe e pa moralshme synon rrënimin e bashkëpunimit të suksesshëm, korrekt dhe profesional ndërmjet Dafina Zeqirit dhe meje si menaxher, si dhe dëmtimin e raporteve të shkëlqyera miqësore që i kam me Dafina Zeqirin dhe Krenar Çoçajn”, ka deklaruar Drin Zatriqi për Telegrafi.com.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Dafina Zeqiri ndahet nga i dashuri?    Tue Sep 13, 2011 11:13 pm

Megjithatë, Dafina nuk ndahet nga Krenari


Ditë më parë mediat shqiptare kishin raportuar se këngëtarja Dafina Zeqiri i kishte dhënë fund lidhjes së saj me Krenar Çoçajn.
Kjo kinse sepse Dafina nuk kishe mundur ta durojë xhelozinë e Krenarit dhe kishte filluar një aferë me menaxherin e saj Drin Zatriqri, ku ky i fundit për Telegrafin kishte hedhur poshtë menjëherë një lajm të tillë.

Por, Dafina në Twiterin e saj pak minuta më parë ka postuar një fotografi së bashku me të dashurin e saj Krenarin.

Siç duket i gjithë ky ‘pluhur’ për ndarjen e çiftit ishte vetëm një thashetheme dhe asgjë më shumë. /Telegrafi/

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dafina Zeqiri ndahet nga i dashuri?    Today at 12:56 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dafina Zeqiri ndahet nga i dashuri?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: