PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fëmijët shqiptar të parët në botë që lexojnë për kënaqësi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Fëmijët shqiptar të parët në botë që lexojnë për kënaqësi   Fri Sep 09, 2011 9:31 pm

Londër, 6 shtator - Britania e Bashkuar renditet e 47 në listën e 67 vendeve me numrin më të madh të adoleshentëve që lexojnë një libër, gazeta, revista për kënaqësi gjatë ditës, bën të ditur në një sondazh të saj, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Sipas sondazhit, Shqipëria e përfshirë në këtë sondazh ndodhet ndër vendet që kryesojnë këtë listë, pasi 90 për qind e 15 vjeçarëve janë të dhënë pas leximeve jashtë shkollore.

Sipas sondazhit, Kazakistani, Shqipëria, Shanghai në Kinë dhe Tajlanda kryesojnë tabelën. Në këto vende më shumë se 90 për qind e 15-vjeçarëve lexojnë për kënaqësi.

Po kështu rreth 88 për qind e nxënësve në Indonezi ishin lexuesit aktivë, ndërsa 86 për qind e 15 vjecarëve lexojnë rregullisht në Peru.

Ndërkohë shtete të mëdha si Japonia, SHBA, Gjermania e Spanja janë pas vendeve të lartpërmendura, dhe më poshtë akoma, Franca, Australia, Italia, Kanadaja, Singapori, Brazili, Rusia dhe Hong Kongu.

Por, Britania ka dështuar, shkruan Telegrafi duke vendosur titull ne artikull "Femijeve shqiptare u pelqen leximi me shume se nxenesve britanike". Sipas sondazhit, ne Britani, ndër 10 adoleshentë, 4 prej tyre nuk lexojnë asnjë libër jashtëshkollor.

Nga studimi zbulohet se në të gjithë Botën, djemtë janë më pak të dhënë për lexime sesa vajzat në përgjithësi.

Sipas studimit qe kap harkun kohor nga viti 2009 e poshte, kjo vjen dhe si pasojë e leximit që fëmijëve iu është ushqyer që në fëmijëri dhe kjo dëshirë më pas ka vijuar dhe me rritjen e tyre.

Sekretari për Arsimin në Britani, justifikohet për këtë fenomen në Britani duke theksuar se kërkesat akademike dhe nëpër shkolla kanë rënë ndjeshëm për një kohë të gjatë.

Një vit më parë ai u bëri thirrje adoleshentëve të paktën të përpiqeshin të lexonin një liber jashtëshkollor në javë për të shtuar dijet dhe standartet në arsim.

Studiuesit thonë se të lexuarit ka vetëm anë pozitive, pasi do të rriste tek adoleshentët njohuritë mbi botën që i rrethon dhe jetën që do bëjnë më vonë.

Studimi gjithashtu tregon se dhe njerëzit që kanë lexuar që të vegjël dhe në adoleshencë, kanë qënë dhe më të suksesshëm në jetë, e profesionet e tyre.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Fëmijët shqiptar të parët në botë që lexojnë për kënaqësi   Sat May 19, 2012 5:18 pm

PO ME BEHET QEFI,SEPSE MUA ME DUKET SE FEMIJET I LEXOJN NGA HALLI LIBRAT

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Fëmijët shqiptar të parët në botë që lexojnë për kënaqësi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) ARGËTIM DHE ZBAVITJE (¯`♥´¯) :: KURIOZITETE-
Kërce tek: