PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përse tradhtojnë meshkujt dhe femrat?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Përse tradhtojnë meshkujt dhe femrat?   Sun Sep 04, 2011 12:22 am

Receta e parë që do jepnim pas një fenomeni kaq të rëndë e të dhimbshëm do ishte faji. I kujt është faji? Kush e bëri këtë gjë? Marrja e përgjegjësive pas akteve të tilla, që për hir të së vërtetës janë të shëmtuara, është një tjetër aspekt paksa i vështirë për t’u konsideruar. Faji, ashtu siç thuhet shpesh në biseda të përditshme, mbetet “jetim”. Por nëse do flisnim për këtë lloj “meseleje” që ngatërrohen shumë elementë, individë, ndjenja e faktorë, subjekti është paksa më i ndërlikuar sa duket. Ashtu si edhe shumë arsye të çojnë në fenomenin në fjalë ashtu edhe shumë pasoja e shoqërojnë atë. Nëse Arbri doli me shokët e tij për të dëfryer në një pasdite të diele, ishte sepse e dashura e tij nuk pranoi të dilte me të pasi impenjime të tjera ishin bërë më të rëndësishme për të. Duket se koha që Arbri kalonte me shoqërinë e tij ishte më madhe se ajo që kalonte me të dashurën. Rastësisht ndodh që të gjendet me një nga ish miket e vjetra. Të njëjtën panoramë mund të tregonin edhe për shumë çifte të tjera, ashtu si për shembull për Anjezën me Klejdin. Historia e tyre ishte një histori e bukur por që ish bërë tepër inpasionante. Pas disa muajsh të fejuar Anjeza kupton se nuk ndihej më e dashuruar. Ajo shprehet se bashkëjetesa ndryshoi gjithçka. Ashtu sikurse edhe Klejdi i cili filloi të ishte më dyshues, më i ftohtë, shumë ndryshe. Në këto lloj rrethanash ajo që kuptoi ishin ndjenjat që kishin lindur për shokun e saj të punës. Në histori të ndryshme, po të hedhësh vëzhgime investiguese kupton se ftohja apo tradhtia lind mbi pista të forta, madje të qëndrueshme edhe pse të papranueshme si të justifikueshme. Por duke analizuar historitë e lartpërmendura, duket se do ishte e padrejtë nëse fajësinë do e merrte vetëm njëri prej partnerëve. Pasi akti drejt rrugës së shëmtuar duket se është performuar nga të dyja palët. Le të themi që një raport dashurie i ngjan një vallëzimi të bukur, apo një tangoje të thjeshtë. Për të arritur një interpretim të mirë duhet vëmendje dhe pjesëmarrje në vallëzim nga të dyja palët. Në të kundërt ai nuk është më një vallëzim i realizuar.

Përtej efekteve anësore

Por midis ndjesive më negative që prodhon fenomeni i tradhtisë, mendohet gjithashtu se është fenomeni që e ka një anë tjetër të medaljes. E frikshme por e besueshme. Rrethanat që çojnë individë të ndryshëm në kryerjen e një drame të tillë janë nga më të larmishmet, ashtu siç i përmendëm më lart. Por midis arsyeve më banale fshihen të vërteta çliruese që ndonjëherë janë të nevojshme. Ato janë edhe rastet më të mira të cilat ndonjëherë të bëjnë të kuptosh të vërteta triumfuese. Pas një tradhtie të rëndomtë apo jo të tillë, të ndodh të përshkosh ndjesi nga më të paparashikuarat. Që nga kënaqësia e përjetuar, rigjetje e vetvetes, një aventurë e kërkuar, deri te vetëgjyqësia apo pendimi i rëndë. Është pikërisht kjo, ana e medaljes, që kushdo që e ka ndjerë ka kuptuar se jeta e tij ka marrë një tjetër kuptim. Pikërisht të ndodh që pas një tradhtie, të kuptosh ndjenjat e vërteta që ekzistojnë brenda teje. Arrin të kuptosh që prapaskena të tilla, të kanë përzgjedhur aktorin më të mirë të një historie të vërtetë dashurie. Ndoshta pas të tilla rrethanash njeriu kupton se pasioni i vërtetë është pasioni që ka provuar në dashurinë e tij. Është ajo dashuria për të cilën ia vlen të vazhdosh, ndoshta më me shumë vendosmëri, shpirt dhe brendi. Në këto lloj rastesh gjithçka kuptohet se pas një akti, që edhe pse i shëmtuar në dukje, në depërtime të thella mbart vlera të vërteta shëruese. Ndaj më të drejtë mund të themi se tradhtia përpos efekteve negative, ndodh të shndërrohet si një kurues i një marrëdhënieje të caktuar e cila rilind falë efekteve të panjohura por ekzistente dhe pozitive.

Çfarë sugjerohet?

Ajo që sugjerojnë sociologët e ndryshëm është gjetja e një zgjidhjeje. Për të mbrojtur një raport nga vdekja e tij ka mënyra që mund ta mbajnë në jetë. Cilat janë ato? Si mund të shmanget tradhtia? Tradhtia është shumë flagrante dhe si e tillë shmangia saj rrallë ndodh. Megjithatë ka dhe raste shprese. Një bisedë e hapur me partnerin duke i treguar gjithçka rreth ndjenjave të reja, do ishte ajo që sugjerohet nga shumë sociologë. Të flasësh për ndjenjat e reja është një ushtrim shumë i mirë për të çliruar nga mëkati “ndërgjegjen e vrarë”. Pas një bisede mund të kuptohet nëse është ajo që kërkon vërtet apo ruajtja e raport të parë. Konsultimi me ekspertë martesorë është një mënyrë tjetër efikase që do të ndihmonte për mbrojtjen e lidhjes. Çfarë sugjerohet nëse “dëmi” është bërë? E vështirë, por i riparueshëm. Duket se e njëjta pilulë sugjerohet. Pas një tradhtie të menduar apo ajo, të flasësh me partnerin është gjëja më e mirë që mund të bëhet. Edhe pse shumë do të mendonin shprehjen e famshme “pse të shkosh si cjapi te kasapi?”, ekzistojnë rrugë lehtësuese. Duke folur në mënyrë të sinqertë, për pendim dhe breje ndërgjegje situata mund të shihet me sy më pak tragjik. Falje apo jo, përgjigja mbetet relative. Kjo varet se sa e përballueshme është tradhtia nga tjetri dhe i dëshirueshëm mund të jetë jetëgjatësia e raportit.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Përse tradhtojnë meshkujt dhe femrat?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) LIFESTYLE (¯`♥´¯) :: LIFESTYLE-
Kërce tek: