PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Poezi nga Rilindasit tane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Poezi nga Rilindasit tane   Fri Sep 02, 2011 9:52 pm

Memedheu

Mëmëdhe quhet toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem'e ate,
ku me njeh dhe gur'i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kan qene
dhe varret qe kan vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shpres,
ku kam deshire te vdes.

ANDON ZAKO CAJUPI

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Poezi nga Rilindasit tane   Fri Sep 02, 2011 9:53 pm

KU KEMI LERE

Ne ç'vend kemi lere?
Ku na bëjnë ndere?
--Ne Shqipëri.
Po njeriu vete,
cilen do ne jete?
--do vend'e tij.
Ku i duket balta
m'e e embel se mjalta?
--Ne vend te tij.
Ku mund te gezoj
e me nder te rroj?
--Ne Shqipëri.
Perse te punoje
dhe te lakmoje?
--Per vend'e tij.

ANDON ZAKO CAJUPI

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Poezi nga Rilindasit tane   Fri Sep 02, 2011 9:54 pm

BESA-BESE

Gjithe vendete gezojne,
ti,Shqiperi pse pushon?
GJithe njerezit kendojne,
ti,shqipetare,pse renkon?
Gjithë duane lirine
dhe pa te njeriu s'rron;
ti shqipetar, Shqipërinë
ne zgjedhe si e duron?

Zgjohuni o shqiptar
erdhi dita per liri!
Zini lufte me barbare
perpiqi per Shqipëri!

Te krishter' e myslimane
te tere nje sua kemi;
gege,toske,dibran,
gjithe shqiptare jemi.

Mblidhuni te bejme bene
te gjithe dor per dore:
Te duame memedhene,
edhe malet me debor.

Qe diten qe u shkeli
roberiadhe gjer sot
nuke ben me bar Dhembeli
dhe Tomori qan me lot.

Male me krye ne qieli
si duroni roberin?
Ju qe shihni drit e diell,
pse s'ndrini dhe Shqipërinë?

Ku jane veftete pare,
qe kini dhene yrnek?
ku jini o shqiptare,
pse z'degjohet nje dyfek?

Apo humbi trimeria,
apo s'doni memedhen?
A u shua Shqiperia,
qe ka pjelle Skenderben?
Pse rrini lidhur me lak?
Pse shpetoni vend' tuaj?
apo s'u mbeti me gjak,
se e derdhte per te huaj?

Mirri pushkete ne duar,
edhe beni besa-bese:
Shqiperia do shpetuar,
koke turku te mos mbese!

CAJUPI

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Re: Poezi nga Rilindasit tane   Fri Sep 02, 2011 9:57 pm

Fjalet e Qiririt

Ne mes tuaj kam qendruar
e jam duke perveluar
qe t'u ap pakeze drite
natene t'ua benj dite

do te tretem,te kullonjem,
te digjem,te pervelohem
qe t'u ndrinj mire'e te shihni
njeri -tjaterin te njihni

per ju do te rri te tretem
asnje cike te mos mbetem
te digjem e te qanj me lot
se deshiren se duronj dot

une zjarrit nuk i druhem
dhe kurre s'dua te shuhem
po te digjem me deshire
sa te munt t'u ndrinj me mire

kur me shihni se jam tretur
mos paqndehni se kam vdekur
jam i gjalle e jam nde jete
jam ne dritet te vertete

une jam ne shpirtin tuaj
mos me kini me te huaj
m'eshte falure durimi
andaj po digjem si trimi

se ma k'enda t'u benj mire
te mos mbetin'erresire
jakeni rreth meje rrini
flisni,qeshni,hani,pini

ne shpirt kam dashurine
po digjem per njerezine
lemeni te pervelohem
nuke dua me te ftohem

dua ta djek trupin'e krete
per ate zotn'e vertete
me zjarr ta djek mushkerine
e te tretem per njerine

bashke me gezimit te tija
te vete te perendia
une dua njerezine
miresin'e urtesine

ne behi shoke me mua
ne me doni si u dua
njeri-tjetrin ne doni
te paudhe mos punoni

o zemera fluturake
qasju pake kesaj flake!
mase krahet t'i pervelon
po dhe shpirtin ta shenjteron

une duke perveluar
njerezit i kam ndrituar
kam qene mik me njerine
andaj i di e me dine

gjithe tuajt'i kam pare
mem'e at'e fis e fare
si tani gjithe i kam nder ment
qe rrinine me kete vent

edhe sot ner ju ata shoh
se shpirtin e tyre ua njoh
dhe une si ju jam ndruar
e jam perzjer'e ndryshuar

pa jam bere shume here
zjarr e uj'e balt'e ere
jam nje shkendije prej qielli
dhe nje drudheze prej dielli

edhe nder qiej fluturonj
edhe brenda ne det qendronj
shume here fle ne balte
diku ndodhem dhe ne mjalte

behem qengj e kec i pire
lul'e e bor e gjeth i mbire
dua shume fjale t'u them
po trembem mos i benj ujem
e ku shkruhene ne karte
fjalet'e gjuhese zjarrte?

NAIM FRASHERI

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezi nga Rilindasit tane   Today at 9:04 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi nga Rilindasit tane
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: DASHURIA DHE ROMANCA :: POEZI-
Kërce tek: