PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përdhunoi 13-vjeçaren, e kishte bërë edhe në 2007

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Përdhunoi 13-vjeçaren, e kishte bërë edhe në 2007    Fri Sep 02, 2011 8:07 pm

Astrit Dervishi, 24-vjeçar, i cili u dërgua në qeli, akuzohet për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura” dhe për të paktën 30 ditë do të qëndrojë pas hekurave të burgut, sikurse ka urdhëruar gjykata.

I dyshuari për përdhunimin e 13-vjeçares M.P, njihej si personazh mjaft problematik për policinë, pasi edhe më herët ishte dënuar po për abuzime seksuale. Dy viktimat e përdhunimit janë kushërira të së miturës, M.P, e cila për fat të keq ra në grackën e komshiut të saj, që pa frikë mund të konsiderohet maniak seksual.

Ashtu sikurse në 2007-ën, kur abuzoi me kushërirat e së miturës, edhe këtë herë Astrit Dervishi e gënjeu vajzën dhe pasi e futi në një vend të fshehtë, e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale duke e kërcënuar se do ta vriste me nje thike qe mbante ne duar.

Në datën 28.08.2011, në fshatin Priskë, komuna Dajt, ka ndodhur një ngjarje, që sipas njoftuesit kishte të bënte me “marrëdhënie seksuale me të mitur”. Policia ka shkuar në Priskë dhe është vënë në dijeni nga kryefamiljarët e familjes P., të cilët u kanë shpjeguar hetuesve se vajza e tyre 13-vjeçare kishte shkuar e terrorizuar në banesë.

Prindërit e së miturës janë shprehur se kur e kanë pyetur vajzën se çfarë kishte ndodhur, ajo u ka sqaruar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Astrit Dervishin, 24 vjeç, banor po në fshatin Priskë. E shoqëruar nga prindërit, M.P., është marrë në Komisariatin e Policisë nr.4.

Policia, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ka njoftuar dy mjekët ligjorë, që e kanë shoqëruar vajzën për në ambientet e maternitetit të vjetër në bulevardin “Zogu i Parë”, Tiranë, ku i është nënshtruar ekzaminimit. Në orën 09:45 të po kësaj dite, policia ka vënë në pranga të dyshuarin, i cili gjendej i fshehur në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit.

Astrit Dervishi, i dyshuari për përdhunimin e së miturës M.P, nuk është i panjohur për policinë shqiptare. Ai është dënuar më parë për akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura”, ku viktima të abuzimit seksual ishin dy kushërirat e së miturës M.P. Dervishi është dënuar edhe dy herë të tjera për vjedhje, raportoi Gazeta Shqiptare.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Saranda
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/11/2010
Postime Postime : 47
Vendodhja Vendodhja : Ne Boten e Qudirave
Mosha Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Përdhunoi 13-vjeçaren, e kishte bërë edhe në 2007    Sat Sep 10, 2011 9:28 pm

jan ba njerzit si shtazt Twisted Evil
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Përdhunoi 13-vjeçaren, e kishte bërë edhe në 2007
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: