PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tiranë, vritet me armë zjarri 45-vjeçari

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Tiranë, vritet me armë zjarri 45-vjeçari   Tue Aug 23, 2011 10:05 pm

Një person ka mbetur i vrarë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja e cila tronditi sot pasdite kryeqytetin shqiptar, ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën ‘Pjetër Budi’ pranë depos së ujit në Tiranë.

Viktima mësohet të jetë Abdurrahman Vrapi rreth 45-vjeç. Mësohet se autori i ngjarjes Indrit Tresa është larguar menjëherë nga vendngjarja pasi ka qëlluar me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimës.

Policia e cila është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të vrasjes ka mundur ta arrestojë atë pas 20 minutash.

Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti për gërvishtjen e makinës nga ana e një autobusi të linjës së Farkës.

Ndërkohë dyshohet se konflikti nuk ka ndodhur për midis autorit dhe viktimës, por djalit të 45-vjeçarit tashmë të vdekur. Mësohet se viktima po përpiqej të ndalonte sherrin midis dy të rinjve.

Autori i vrasjes Indrit Tresa është shoqëruar në Drejtorinë e Policsë ku po merret në pyetje për shkaqet e vërteta të krimit, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /BW/

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
Tiranë, vritet me armë zjarri 45-vjeçari
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: