PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mashkulli mendon për seksin çdo 52 sekonda

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Mashkulli mendon për seksin çdo 52 sekonda    Thu Aug 18, 2011 11:13 pm

Shpesh herë sjelljet e njëjta të dy individëve me seks të kundërt, interpretohen ndryshe vetëm thjesht nga fakti se njëri është femër dhe tjetri mashkull. P.sh. nëse një grua nuk di të lexojë një hartë, kjo interpretohet si një provë e një njohurie më të vogël të grave. Ndërsa në rastin kur një burrë nuk di të lexojë një hartë, kjo interpretohet si një nga gjërat që ai nuk di të bëjë. Reflektohet mbi ndryshimet apo ngjashmëritë mes burrave dhe grave, duke thyer disa mite të tjera, si: femrat nuk janë më të shoqërueshme se meshkujt, janë më sugjestionuese; femrat nuk janë aspak më të zonjat në aftësinë intuitive: femrat nuk e kanë nivelin e autostimës më të ulët dhe nuk është e vërtetë që femrat janë të privuara nga motivimet. Atëherë lind pyetja, nëse burrat dhe gratë janë kaq të ngjashëm, përse perceptohen si shumë të ndryshëm? Kjo ndodh sepse ka një betejë idesh dhe arsyetimesh të ndryshme, që të bëjnë të mendosh edhe për ndryshimin, edhe për ngjashmërinë. Ja një fakt që do iu çudisë dhe që i ndan qartë burrat nga gratë: Burri mendon për pasionin dhe për seksin çdo 52 sekonda, ndërsa mendja e gruas evokon skena pikante një herë në ditë. Ajo kupton menjëherë vetëm duke e parë tjetrin në fytyrë nëse ka diçka që nuk shkon, ndërsa ai arrin në këtë konkluzion vetëm kur sheh lot. Truri i femrave është shumë më i ndryshëm se ai i meshkujve. Por ndodh që truri jonë të ketë një seks të ndryshëm nga ai i trupit tonë. Në përgjithësi thuhet se meshkujt dhe femrat arsyetojnë në mënyra të ndryshme, por jo gjithmonë një mendje femërore është privilegj vetëm i një gruaje dhe anasjelltas. Në praktikë përkthehet me faktin se disa gra arsyetojnë si burra dhe shumë burra kanë një mentalitet femëror. Në këtë kuptim ndryshimi i të menduarit të një mashkulli dhe një femre mund të përcaktohet nga “seksi” i trurit. Duket një temë e komplikuar përderisa janë shpenzuar miliona dollarë në kërkime dhe nuk është arritur akoma në një konkluzion të vetëm. Gratë flasin, ndërsa burrat mendojnë për seksin.

Ndryshimet

Akoma nuk është e qartë nëse ndryshimet mes burrave dhe grave janë biologjike apo psikologjike. Është e qartë se gratë e perceptojnë botën dhe gjithçka që ndodh në mënyrë të ndryshme nga burrat. Duke qenë të ndryshëm anatomikisht, burrat dhe gratë kanë kërkuar gjithmonë arsye që ky ndryshim të pasqyrohet edhe në nivelin psikologjik, por ka pasur të tjerë që këtë ndryshim e kanë konceptuar thjesht si një ndryshim fizik. Është folur dhe është shkruar shumë për këtë argument, por asnjëherë nuk është arritur në një konkluzion definitiv. Flitet për seksin e dobët dhe atë të fortë, por edhe për barazinë mes sekseve. Kemi të bëjmë me opinione kaq të ndryshme, sa ideja për t’i bërë një duket e pamundur. Sipas një studimi thuhet se nëse gratë janë një hap para burrave, kjo është meritë e trurit të tyre. Ajo flet tre herë më shumë se ai, por gjithsesi burrat nuk dëgjojnë. Më konkretisht gratë thonë 20 mijë fjalë në ditë, ndërsa burrat vetëm 7 mijë. Kjo patjetër që e gjen konfirmimin tonë pasi e dimë fort mirë sesa për zemër e kanë gratë fjalën, bisedat e gjata për gjithçka e për asgjë. Ndërsa truri i burrit, që nuk tundohet fare të dialogojë është i ndërtuar në mënyrë të tillë që më shumë të mendojë dhe mendja e tij, sipas studimeve evokon mendime nën një sfond seksual duke pasur mendim fiks, seksin rreth një herë në minutë. Ndërsa truri i femrës mjaftohet me një herë në ditë.

Çrregullimet seksuale

Çrregullimet seksuale janë dëmtime që ndodhin gjatë ndonjë stadi të ciklit seksual, të cilat pengojnë partnerët të shijojnë kënaqësinë që lind gjatë aktivitetit seksual. Shkaqet mund të jenë fizike, psikologjike ose të përbashkëta. Faktorët emocionalë përfshijnë probleme të të dy partnerëve si p.sh. disharmonia e partneritetit, mungesa e besimit tek partneri apo e komunikimit të hapur midis tyre; kurse faktorët psikikë përfshijnë ato brenda individit si depresioni, faji apo frika seksuale, traumat nga seksi etj. Në shkaqet fizike përmenden edhe drogat e ndryshme (narkotikët, stimulantët, alkooli, nikotina, antihistaminikët), çrregullime të lidhura me dhimbjen e mesit, prostatën, traumat, çrregullimet endokrinë kryesisht tiroide, hipofize dhe gjëndrës mbiveshkore, si dhe sëmundjet e ndryshme. Një risk i shtuar ndodh tek diabetikët, njerëzit që abuzojnë me alkoolin e drogat e ndryshme.

Shkaktarët e impotencës

Një ndër shkaktarët numër një të impotencës tek meshkujt është edhe përdorimi i duhanit në mënyrë të rregullt. Përveçse shkakton shumë sëmundje të ndryshme në mushkëri, duhani është edhe një ndër shkaktarët kryesorë të impotencës seksuale, madje që në moshë të re. Çrregullimet mund të lindin në çfarëdo lloj moshe, madje dhe kur më parë personi ka pasur përgjigje normale gjatë aktivitetit seksual. Ato mund të shfaqen gradualisht ose menjëherë dhe mund të prekin një stad ose disa të aktivitetit seksual. Studimet e bëra kanë treguar se impotenca nuk është e trashëgueshme. Nëse vetëm 10 vjet më parë, shkencëtarët e kishin lidhur impotencën seksuale me trashëgiminë, tani kjo nuk vlen më. Pasi sipas të dhënave më të fundit, nga të gjitha anketat që janë kryer në grupmosha të ndryshme ka rezultuar se në të vërtetë, çrregullimet seksuale nuk kanë lidhje me trashëgiminë. Ai është një problem seksual i cili kërkon trajtim mjekësor.

Problemet dhe komunikimi

Çrregullimet seksuale klasifikohen në katër sipas stadit të ciklit seksual: Çrregullime të dëshirës seksuale (libidos), çrregullime të jetës seksuale (frigiditeti tek femrat dhe impotenca tek meshkujt), çrregullime të orgazmës dhe dhimbja gjatë koitusit, aktit seksual. Çrregullimet seksuale janë më të shpeshta në moshat e reja të të rriturve, d.m.th. midis moshës 20-vjeçare dhe 30-vjeçare, grupmoshë kjo ku mbizotëron numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore për probleme të tilla. Shoqëria duhet të jetë tepër e hapur dhe të ketë një komunikim konstruktiv për problemet e lidhura me trupin dhe seksin. Edhe raporti midis prindërve dhe fëmijëve ndikon në ardhmërinë e jetës se tyre seksuale. Është tepër i këshillueshëm komunikimi i hapur dhe harmonia me partnerin, gjë e cila mund të parandalojë përshpejtimin e një çrregullimi seksual; po kështu, në rastet e ekzistencës së çrregullimeve seksuale.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
Mashkulli mendon për seksin çdo 52 sekonda
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SEKSI / EROTIKA (¯`♥´¯) :: EROTIKA-
Kërce tek: