PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 15 këshilla për orgazmën femërore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: 15 këshilla për orgazmën femërore   Thu Aug 18, 2011 11:11 pm



Në ditët e sotme shumë femra e dëshirojnë orgazmën, e cila është një risi për seksin tek kjo gjini. Jo më shumë se një brez më parë, shumë femra të rritura nuk arrinin orgazmën dhe pjesa më e madhe e tyre nuk ishte e shqetësuar për këtë fakt. Shumë specialistë deklarojnë se, për një përqindje të madhe femrash ishte “normale” të mos arrihej orgazëm gjatë aktit seksual. Deri në vitin 1970 kishte ende femra të cilat mendonin se orgazma nuk ekzistonte dhe se ishte thjesht një mit i shumëpërfolur i medias, por e gjithë kjo tani ka ndryshuar. Ditët e sotme mendimi mjekësor është që çdo femër është e aftë të arrijë orgazmën, nëse ajo e dëshiron këtë gjë. Këndvështrimi i këtyre specialistëve arrin deri aty sa të deklarojnë se pjesa më e madhe e femrave është e aftë të shumëfishojë orgazmën, nëse ato dëshirojnë këtë kënaqësi. (Në përgjithësi aftësia për të shumëfishuar orgazëm është më e lartë tek femrat e rritura).
Orgazma femërore
Ajo çfarë i ndodh një femre gjatë orgazmës është shumë e ngjashme me derdhjen që bëjnë meshkujt. Me fjalë të tjera rritet eksitimi deri në atë pikë sa finalizohet i gjithi në orgazëm. Ky moment orgazme shoqërohet nga fryrje të organeve seksuale, e cila përsëritet pothuajse çdo 0.8 sekonda. Tek meshkujt kjo ndjenjë kënaqësie përfundon me derdhjen e spermës. Kjo nuk ndodh te femrat. Disa femra prodhojnë lëng pas arritjes së orgazmës, por për një pjesë të vogël të tyre jo, ndaj është e gabuar të flitet për “derdhje” tek femrat.
Shumëfishoni orgazmën
Një ndryshim tjetër i madh mes femrave dhe meshkujve është se pas orgazmës së parë femrat mund të ripërsërisin këtë akt edhe pas një minutë apo dy. Kjo aftësi është jashtëzakonisht e rrallë tek meshkujt. Shumë pak femra të reja në moshë mund të arrijnë orgazëm të shumëfishtë, sepse është një aftësi e cila zakonisht duhet mësuar. Por me ndihmën e një të dashuri “të kualifikuar”, shumë femra mund të arrijnë aftësinë për të shumëfishuar orgazmën e tyre nëse e dëshirojnë. Gjëja më e rëndësishme që duhet të dinë burrat për orgazmën e femrave është se, tek ato orgazma nuk është diçka mekanike ashtu siç ndodh tek meshkujt. Shumë burra janë të aftë të bëjnë shumë shpejt një derdhje nëse penisi i tyre është fërkuar. Kjo mund të ndodhë edhe në rrethana të cilat nuk janë shumë romantike apo edhe nëse ata nuk e pëlqejnë shumë partneren e cila po i përkëdhel. Femrat nuk janë kështu! Orgazma e femrës nuk është një buton të cilin mjafton ta shtypësh dhe arrihet menjëherë, pasi kushtet duhet të jenë ato të duhurat. Pothuajse të gjitha femrat dëshirojnë t’i përmbushen disa dëshira nëse duan të arrijnë këtë kënaqësi. Ato kanë nevojë për një atmosferë romantike, mjedis të ngrohtë, ndjenjë vlerësimi nga partneri, lubrifikim natyral për të bërë më të lehtë aktin seksual dhe padyshim një partner që të dijë të eksitojë klitorin e saj. Nëse meshkujt nuk arrijnë të plotësojnë këto kushte, atëherë do të jetë e vështirë të arrihet të kryhet një akt seksual i kënaqshëm dhe orgazma e partneres suaj. Është e rëndësishme që meshkujt të dinë se ndryshe nga sa ata mendojnë, marrëdhënia seksuale nuk është vetëm për të arritur një orgazëm. Pothuajse të gjitha femrat kanë nevojë për eksitim të klitorit, por njëkohësisht edhe pëshpëritje fjalësh të ëmbla në vesh për të arritur kënaqësinë maksimale. Disa këshilla për të çuar në orgazëm partneren tuaj:
1. Mos u nxitoni;
2. Mos bëni shumë pyetje;
3. Flisni me partneren tuaj dhe pyeteni se çfarë dëshiron ajo të marrë prej jush;
4. Krijoni gjithmonë një atmosferë romantike;
5. Jepini asaj shumë puthje e përqafime përpara se të shprehni dëshirën për të bërë seks;
6. Kur të nisni aktin seksual puthni ose fërkoni organet e saj gjenitale;
7. Mos u ngutni për të prekur klitorin;
8. Merrni gjërat shtuar për të kuptuar se çfarë kërkon partnerja juaj;
9. Përdorni lubrifikimin e saj natyral për të shtuar kënaqësinë që i dhuron klitori;
10. Mos harroni se nxitja dhe përkëdhelja e klitorit është çelësi për arritjen e orgazmën tek femrat;
11. Inkurajoni partneren tuaj të marrë ajo vendimet rreth pozicioneve apo drejtimin e seksit tuaj;
12. Vështroni me kujdes se si stimulon ajo veten e saj, sepse kjo mund të jetë mënyra më e mirë për të kuptuar se si mund të marrë ajo kënaqësi;
13-Mos flisni kurrë për porno;
14-Pëshpëritni në vesh që e dëshironi më shumë se çdo gjë tjetër;
15-Në disa raste dhoma në errësirë ndihmon stimulimin e kënaqësisë tek femrat.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
15 këshilla për orgazmën femërore
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SEKSI / EROTIKA (¯`♥´¯) :: EROTIKA-
Kërce tek: