PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Policia arreston 19 persona për trafikim me qenie njerëzore dhe prostitucion

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Policia arreston 19 persona për trafikim me qenie njerëzore dhe prostitucion   Sun Aug 14, 2011 9:30 pm

Prishtinë, 15 gusht – Nëntëmbëdhjetë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të trafikimit me qenie njerëzore, mundësimit të prostitucionit dhe marrje me prostitucion, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, natën e së shtunës, në zonën e Gjilanit. Ky operacion është zhvilluar nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar, konkretisht nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore nën operacionin e koduar “OKI”.

Kryesuesi i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media, ka njoftuar se 6 prej këtyre 19 personave janë me nacionalitet shqiptar dhe të njëjtit kanë qenë udhëheqësit e kësaj veprimtarie të jashtëligjshme, e cila është zhvilluar në 2 kafene, në fshatin Metovc, ndërmjet Gjilanit dhe Kamenicës.

“Skënder S. (1973), Avdyl M. (1989), Ismail A. (1987), Kushtrim Xh. (1985), Kushtrim M. (1989) dhe Qëndrim S. (1989), janë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë trafikim me njerëz. Trembëdhjetë të arrestuarat e tjera që janë marrë me prostitucion janë serbe nga Serbia, me përjashtim të njërës që është e etnisë shqiptare, por nga Serbia”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se këta 6 persona kosovarë kanë funksionuar si grup i organizuar, ndërsa femrat kanë punuar si punëtore në lokalet në Metofc, por që nga pronarët e lokaleve kohë pas kohe janë shitur për prostitucion.

Sipas Hoxhës, nga ky operacion është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit, e cila është asistuar dhe strehuar në një strehimore të sigurt.

Ai ka njoftuar se operacioni po vazhdon për arrestim edhe të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë dhe se personat që tanimë janë arrestuar do të intervistohen nga policia. Po ashtu Hoxha ka njoftuar se i gjithë operacioni ka qenë i autorizuar dhe i mbikëqyrur nga prokurori publik i Qarkut më Gjilan.

Hoxha gjithashtu ka paraqitur edhe raportin për 6 muajt e parë të këtij viti, i cili pasqyron punën e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore, për trafikim me qenie njerëzore dhe mundësim të prostitucionit dhe marrje me prostitucion.

“77 persona janë arrestuar gjatë periudhës janar-qershor 2011. Prej tyre 70 janë shqiptarë nga Kosova, 1 serb, 4 ukrainas, 1 maqedonas dhe 1 turk”, ka thënë Hoxha.

Sipas veprave penale, Hoxha ka njoftuar se janë arrestuar 50 persona për trafikim me qenie njerëzore, 5 për mundësim prostitucioni, 20 për marrje me prostitucion dhe 2 persona për vepra të tjera, të cilat lidhen me këtë veprimtari.

“Kurse viktima të trafikimit që janë identifikuar brenda këtij 6- mujori janë 21 persona përgjithësisht. Kosovarë janë 18, shqiptar i Shqipërisë është 1 dhe 2 janë serbe”, ka thënë kryesuesi Hoxha.

Ndërsa, sipas këtij raporti, Hoxha ka thënë se viktimat që janë asistuar janë 14, ndërsa ato të riatdhesuara në shtetin e tyre amë janë 3.

“Gjithsej gjatë kësaj kohe janë hapur dhe trajtuar 28 raste, 27 prej të cilave janë dorëzuar në prokurori dhe gjykata.

Kjo statistikë nuk e ka përfshirë rastin e së shtunës, në të cilin janë arrestuar 7 persona dhe këtë rast në të cilin u arrestuan 19 persona.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Policia arreston 19 persona për trafikim me qenie njerëzore dhe prostitucion
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: