PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Në Itali shqiptari i dehur shkakton aksident me 4 të vdekur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Në Itali shqiptari i dehur shkakton aksident me 4 të vdekur    Sat Aug 13, 2011 9:26 pm

Torino, 13 shkurt - Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 4 të rinjve dhe plagosjen e 3 të tjerëve është shënuar sot në autostradën Xhenova- Voltri Sempione të Italisë.

Makina në të cilën udhëtonte një shqiptar është përplasur me dy makina të tjera, njëra prej të cilave me të rinj francezë që ishin nisur drejt Sllovenisë.

Mjeti, Opel Astra është përplasur përballë me mjetin Audi Suv Q7 që drejtohej nga shqiptari. Siç transmeton BalkanWeb, agjencia e lajmeve ANSA raporton se shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, kishte rezultuar pozitiv ndaj testit të alkoolit.

Në makinën Opel Astra me targa franceze udhëtonin 3 vajza e dy djem, më i madhi 27 vjec. Policia dhe zjarrfikësit kanë nxjerrë trupat e vdekur nga makina e shkatërruar ndërsa vazhdon të merret në pyetje shqiptari.

Sipas policisë rrugore që ka analizuar trajektoren që ka bërë fuoristrada, shqiptari pasi ka ecur qindra metra në drejtim të Alesandrisë, ka kthyer papritur makinën në drejtim të kundër për tu drejtuar drejt Genovas. Fillimisht fuoristrada është përplasur me një Pezho duke e goditur në pjesën anësore të saj më pas është përplasur përballë me Opelin në të cilin uidhëtonin 5 të rinjtë francezë.

Vetë shqiptari që ngiste Audin Q7 ka mohuar që të ketë marrë krahun e kundër të austrodradës dhe policia ka nisur verifikimet duke ndërtuar trajektoren që ka marrë makina nëpërmjet analizave të telepass.

Gjithashtu në momentin e aksidentit shqiptari ka rezultuar i dehur. Sipas testit të alkolit, shqiptari kishte konsumuar pije alkoolike 3 herë më shumë se limiti i lejuar.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
Në Itali shqiptari i dehur shkakton aksident me 4 të vdekur
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: